Grusht shteti në Sudan: Dorëhiqet pas 30 vitesh pushtet presidenti Al Bashir

11 Prill 2019, 15:44Bota TEMA

U finalizua në ditën e sotme grushti i shtetit në Sudan, ku ushtria rrethoi me trupa dhe mjete pallatin presidencial dhe hyri në selinë e televizionit shtetëror.

Trupat ushtarake njoftuan më pas krijimin e një qeverie të re tranzicioni ndërsa presidenti Omar Al Bashir dha dorëheqjen.

Zhvillimet pasuan protestat 5 ditore, gjatë së cilave mijëra vetë dolën në shesh për të kërkuar largimin e presidentit, në detyre prej 30 vitesh.

Të gjithë pjesëtarët e qeverisë u arrestuan pas dorëheqjes së kreut të shtetit.

Në pranga edhe zv/presidenti i partisë së kongresit kombëtar, Ahmed Haroun, si dhe truprojat e presidentit.

Turma e qytetarëve që protestonte prej ditësh shpërtheu në festë, duke brohoritur për rrëzimin e Al Bashir.

2 komente në “Grusht shteti në Sudan: Dorëhiqet pas 30 vitesh pushtet presidenti Al Bashir”

  1. Lini says:

    Dhe pas rremujes se iniciuar…..te gjithe ne Evrope.
    Dihet se kush e shtyn.

  2. Pellasgos says:

    Tani e ka rrallen Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje