Merre me të qeshur Rudina

11 Prill 2019, 17:59Politika TEMA

Nga Astrit Patozi 

Mos u mërzit Rudina, se është vetëm fillimi. Konsideroji si përkëdhelje këto që po të thonë sot, se shumë shpejt do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq. Por mbase deri atëherë edhe ti do të jesh imunizuar dhe nuk do t’u kushtosh më asnjë rëndësi.

Mos u çudit që këtë muajin e fundit nuk po ta kuptojnë shqipen tënde, as kur të ndërrojnë germat e fjalimit tënd, madje duke e shoqëruar me video, në të cilën dëgjohet qartazi që ti e ke shqiptuar ndryshe.

Por ata e kanë vendosur që ti e ke thënë gabim, ngaqë ke probleme me artikulimin, dhe të guxojë njeri t’u thotë që kjo nuk është e vërtetë, sepse janë gati t’i kthehen edhe atij.

As kur të lexosh se ka zëra që thonë se në emisionin e fundit tek Top Channel ke vajtur e dehur, edhe nëse ti ndoshta mund të mos kesh vënë kurrë ndonjëherë alkool në gojë.

Mos u lodh të kërkosh se nga i kanë dëgjuar ato zërat, sepse jetojmë në kohëra digjitale, ku gjithçka është e mundur. Rëndësi kanë vetëm klikimet, por kurrësesi e vërteta.

Natyrisht, duhet të mësohesh me përmendjen gjithnjë e më të shpeshtë të babait tënd, për të cilin do të hiqen si të prekur dhe lënduar njerëz, që nuk kanë pasur as fatin dhe as mundësinë t’i japin dorën, qoftë edhe një herë të vetme. Nuk e kanë për herë të parë dhe as për të fundit që betohen për gjakun e tij.

Dhe nuk duhet të habitesh edhe nëse dikush prej tyre do t’i kthehet apo përvishet edhe babait tënd të ndjerë, i cili nuk ka mundësi të përgjigjet. Mund ta fajësojnë apo rifajësojnë për historitë e tij të vjetra, por mund t’i kërkojnë edhe llogari pas vdekjes për “gabimet” e tua të muajit të fundit.

Merre me të qeshur Rudina! Se nuk i ke shqetësuar për atë që je dhe, as për atë që di apo je e aftë të thuash.

Por është fare e qartë se i ke tronditur me vendimin që ke marrë dhe me qëndrimet që ke shpallur.

Ndaj konsideroje si një provë të mjaftueshme se ke bërë gjënë e duhur dhe, ec përpara!

17 komente në “Merre me të qeshur Rudina”

  1. Sit back and relaks■●▪ says:

    Patoz, ke qene krahu i djathte i saliut ne parlament, ti xhozi dhe gjithe haterlite qe ngelet pa deputetllek e tani jeni bo analiste. Mos kujto se shqipja e hajdarit te ndihmon te pastrosh surratin tend. Mos kujto se duke purifikuar rudinen e hajdareve do pastrosh imazhin tend dhe te gjithe haterlive te tjere ne pd. Jo se keta te lulit jane me te mire, po kur flet sera juaj kunder seres qe ju zuri vendin eshte te vesh duart ne koke, dhe per me teper kur sera juaj perdor nje kukull barbi si hajdari per ta perdorur per qellimet tuaja te luftes per pushtet brenda partise. rudina eshte thjesht nje shishke vaji me shume per ingranazhin e ndryshkur te ketij sistemi te kapur prej jush dhe simetrikeve tuaj ne pushtet. Nuk jane budallenj njerezit patoz, edhe kur niveli kulturor nuk ua lejon te bejne bashke 1 + 1 prape instikti iu thote qe nuk bejne as 3 as 4 sic u thua ti, dhe ne situata te paqarta eshte instikti ai qe udheheq..

    1. Bimi says:

      Shyqyr o Astrit qe dole e mbrojte ti, se deri tani kishte ngel ne dore te Meros dhe Caro Bolinos

  2. Cudia says:

    Rudina! Rri larg nga Patozi se eshte thjesht nje orej hienave te Sales qe hengri nje shkelm bytheve kur filloji te lepije bythe vend e pa vend. Nje cope mish me dy sy qe shkruan ndonje artikull thjeshr per tu degjuar se vazhdon te jete ne politike dhe keshtu mund te ankorohet ne ndonje parti “opozitare” … Piece of shit!!

  3. NNP says:

    Ky PAT-OSI ka ngelur si pensionist tani e ben tifo per halabaket si vetja.Ike plaku Mere,ngordhe,u bere si oshafke e pjerdhur.

  4. DR PR says:

    Shume “salixhi” qenke more “kurrizo”.

  5. Dashamiri says:

    Rudina, ti je nje vajze e dlire dhe nuk i njeh intrigat. E drojtut, e pamesuat me ate fjalor te shperfyturuar te politikanve pa fytyre. Ne, me aq sa te njohim nga mpj, e njohim urtesine tende, thjeshtesine. Ne kemi besim se ne ditet qe do te vine, ti do te jesh rritur, duke ruajtur cilesite e tua me te mira.

  6. Kolona says:

    Doli krrici nga patozi e i bën temena Rudines e i jep këshilla për çfarë as ai vetë nuk e di. Për azemin që e vranë, për vjedhjet dhe mamanë, për një gjë dhe vetë krici nuk e di. Rudines i duhet një këshillë RUAJU se kriminelat nuk kanë besë dhe kanun. TË VRASIN DHE TË QAJNË, TË DEKOROJNE È TË HEROIZOJNE.

  7. Medlin says:

    Seat back and relax ke thene cdo gje sikur te me kesh lexuar mendjen, dhe jam e sigurt qe 89% e shqiptareve jane dakord me ju. Ju lumte dora.

  8. Kadriu - ai i riu says:

    ToZi, nuk ka ngele DIna per perkrahjen tende, se e ka bere marreveshjen.
    Do I dali tymi brenda nje viti. megjithe shijen e hidheruar dhe rrogen e majme te Theo-s.

  9. Atos says:

    Patozi pati burrerine te pakten te dali kunder murtajes, Sales. Jo kaq te ashper .

  10. Arber iliri says:

    Astrit mos jep shume keshilla dhe se dyti po merr fund raca e shpifesve ja futen vedit kurse ti ke vetem nje te ftohur te vjeter te pakurua hahaha.

  11. bureto says:

    “Nuk duhet të habitesh kur t’i përvishen babajt tënd të ndjerë…”, i thotë Patozi Rudinës. Po këto nuk priten të ndodhin Patozo, se ia ka numëruar mirë Saliu plot 25 të tilla, në gazetën ‘Albania’, qysh në vitin 1996. Pastaj thuaj që partia e vet, partia tënde, i ka hequr imunitetin dhe e ka përjashtuar nga grupi parlamentar. Dhe që më në fund ia nxorrën babanë në pritë për ta vrarë, mu para selisë së partisë. Tregohu më i ndershëm Patoz me këtë vajzë, që të paktën tash për tash, tregon se ka doza naiviteti, në mos është shumë e ‘sofistikuar’, gjë që s’e besoj.

  12. Redi says:

    Gjithe njerezit aneekand botes me kalimin e viteve mesojne qofte nga gabimet e veta qofte te te tjereve, dhe behen me te ditur. Po ty or Patoz u marrose krejt, vetem pse nuk te kane bere deputet? Neqoftese ke argumenta politikeberjeje, na i trego, se sa per keta deputete qe regjistohen ne kuvend, turp eshte te flet nje njeri me njohuri normale politike, po jo edhe ty. Nuk mendoj se eshte nje perzgjedhje shpetimi e Bashes, por ama ty nuk qenke asgjekundi, paske ikur fare, qe nga starti duket se paske qene i deshtuar.

  13. Gjini biri i Gjets says:

    Kete Rudinen e degjova teksa fliste njady here.
    Zoti me ndjefte po mua mu duk se sjo nuk e bente dotas edhe nje fjali fillim-fund e me nje logjike te zakonshme. Kjo ka perfundu ke ato listat vetem prej mbiemrit me duket…

  14. Gjini biri i Gjets says:

    Ket Rudinen e degjova te fliste njady here.
    Zoti me ndjefte po mua mu duk se sjo nuk e bente dotas edhe nje fjali fillim-fund e me nje logjike te zakonshme. Kjo ka perfundu ke ato listat vetem prej mbiemrit me duket…

  15. emi says:

    Mos u nxito moj Rudine se rruga eshte e gjate dhe me grope…… Nuk jane matematike elementare problemet politike. Me teper degjo qe te mesoshe se dhy yt ate i nxituar ish por populli thote qe i nxituar nuk del i fituar aq me teper qe tani ke dale nga veza…..

  16. buj says:

    O PATOZ MJAFTON QE AJO DOLI KUDER ARMIQVE TE TU NE PARTI EDHE TA GLORIFIKOJME TAN… AJO SDI AS SHQIP AS KA FORMIMIN MINIMAL TE PERGJITHSHEM, PO MEQE DOLI KUNDER HEC SE PO I RRISSIM VLERAT, QE E VETMJA VLERE QE KA ESHTE SE ESHTE GOCA E SIGURIMSIT TROPOJES, QE PENGONTE UCK PER SHQIPONJAT E ZEZA FRAKSION QE DO U SHERBENTE SERBEVE, HERO I DEMOKRACISE AQ SAC ISHIN VRASESIT E BALLISTEVE PATRIOTE NE KOHEN E CLIRIMIT, JA… KETA BOJM HERONJ NE AZEMAT E BIJTE E TYRE TRUTHARE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje