Nga Alfred Peza
Shumë media kanë botuar sot një deklaratë të Kryetarit të PD, Lulzim Basha,duke u fokusuar tek dy mesazhe të tij:
Së pari, se zgjedhje më 30 qershor pa opozitën nuk ka.
Së dyti, se sondazhet e nxirrkan PD parti të parë dhe opozitën, fituese.
Bukur.
Për një moment le ta pranojmë se Lulzim Basha ka të drejtë kur thotë se “zgjedhje palo-zgjedhje, zgjedhje fallco pa opozitën nuk ka për të pasur.”
Le të pranojmë edhe se ai ka të drejtë kur thotë se “të gjitha matjet dhe studimet e opinionit publik tregojnë sot, se ne, jo vetëm jemi forca e parë politike në vend, por gëzojmë besimin e shqiptarëve”.
Çështja është se si zgjidhet kjo punë në një vend demokratik? Si dhe kush e përcakton fituesin dhe humbësin? Atë që qeveris dhe atë që duhet të dali në opozitë? A përcaktohet kjo me sondazhe dhe nga mediat? Apo me zgjedhje dhe nga qytetarët shqiptarë me votë?
Nëse i ke sondazhet e sakta dhe je forcë e parë, atëherë ti më shumë se kushdo tjetër duhet të jesh më i interesuari, që me garancitë e duhura, të futesh në zgjedhje dhe të rikthehesh në pushtet.
Ndaj ndaje mendjen z. Basha: Ose je fitues dhe hyn në zgjedhje për ta çertifikuar këtë realitet me votë. Ose je humbës dhe ndaj i ikën e ke frikë nga zgjedhjet. Rrugë të mesme nuk ka.
Vetëm PD-së dhe LSI-së mund ti ndodhë në botëm demokratike që edhe të jenë të parët, por edhe duan të qëndrojë në opozitë me çdo çmim. A thua është vërtetë kjo arësyeja reale, se përse dolën nga sistemi dhe nuk duan të futen në zgjedhje?!
Hej çfarë humori i zi.
Edhe duan ta rrëzojnë me fjalë Edi Ramën, por edhe duan ta mbajnë me zor me vepra, Kryeministër. Keni parë e dëgjuar ndonjëherë kështu Ju?!!!
O Fredo pse je kaq naiv Ato keto sondazhe te porositura i nxjerin qe te mos pranojne rezultatin,se thjesht thone Jane vjedhur.Shkurt ata pranojne vetem ne se rezultati te jete ne favor te tyre.Me kete avaz ata do te sulmojne dhe organet e reja te drejtesise,per cdo veprim qe behet ndaj tyre Thjesht duan ta kthejne Drejtesine,Sic e kishim ne sherbim te tyre.Ndaj behet gjithe ai presion.Kerkojne amnisti per te mbrojtur gjene e vjedhur.Ndaj te replikosh me ta me llogjike,eshte te vesh lojen e tyre.