Një raport zyrtar i Zyrës Operacionale pranë Kryeministrisë tregon në detaje të hollësishme si ndodhi grabitja e afro 6.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.
Raporti mbështetet në të dhëna të referuara nga Policia e Shtetit, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe kompania koncesionare.
Sipas policisë, furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” ku gjendeshin 5 grabitës e ka hapur portën nga ana e parkingut 24 orësh në orën 14 e 57 minuta e 30 sekonda. I janë dashur 1 minutë e 20 sekonda.
Në orën 14 e 59 minuta e 30 sekonda furgoni është parkuar tek krahu i djathtë i avionit të kompanisë Austrian Airlines dhe grabitësit kanë marrë paratë.
Në orën 15:02’20’’ ata janë afruar tek porta që ndodhet pranë pjesën fundore të rrethimit verior, kanë prerë zinxhirin e portës dhe kanë dalë.
Pas 35 sekondash kanë dalë në rrugën që të çon në drejtim të fshatit Tapizë, Fushë Krujë.
Në kohën kur grabitësit i janë afruar avionit, në orën 14:59’20’’ një fugon i policisë së Aeroportit te Rinasit ka qenë para vendqëndrimit të avionëve për të marrë persona të deportuar, por nuk ka pasur fushëpamje dhe nuk është njoftuar nga shërbimet e ICTS, thuhet në raport.
Shërbimet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë që kanë qenë të dislokuara tek hyrja e portës “A” jashtë pistës së avionëve, në 15:00’45’’ kanë zbritur nga fugoni i shërbimit, kanë vrapuar për tek porta hyrëse për në pistën e avionëve, e cila ishte e mbyllur dhe nuk u hap nga punonjësit e ICTS, raporton Klan.
Në orën 15:01’30’’ FNSH ka vazhduar ndjekjen në rrugën jashtë rrethimit, ku ka arritur t’u afrohet autorëve në një distancë prej 20 sekondash.
25 sekonda me vonë shërbimi Zjarrfikës informon punonjësit e policisë që një mjet ka hyrë tek porta pranë shërbimit të zjarrfikëses.
Policia thotë se oficeri menaxher në detyrë ka telefonuar shefin e Komisariatit Rinas në orën 15:02’51’’ duke e informuar për rastin dhe se në orën 15:04’00’’, ICTS ka njoftuar në numrin e Sallës Operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Por kompania koncesionare raporton se oficeri menaxher në detyrë e ka bërë njoftimin në policinë orën 15:00, dhe jo 3 minuta më vonë siç raporton policia.
Po në këtë orë, thotë kompania, oficeri shkon tek dhoma e dhe i kërkon ICTS të mbyllë menjëherë portën.
Por në konkluzionet e raportit, thuhet se koncesionari TIA dhe kompania e sigurisë ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit.
Kjo, e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.
ODM i TIA ka njoftuar shefin e komisariatit Rinas në orën 15:02’51”, pra plot 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit (14:57’30”), pasi në fakt autorët kishin dalë nga perimetri, sqarohet në raport.
ICTS ka njoftuar Sallën Operative të Policisë në orën 15:04’00”, pra plot 6 minuta e 30 sekonda nga cenimi i rrethimit (14:57’30”) dhe rreth 2 minuta me vonesë nga largimi i autorëve nga perimetri.
TIA ka njoftuar Autoriteti i Aviacionit Civil në orën 15:30, rreth 30 minuta, pasi ka ndodhur ngjarja.
Sipas raportit, ICTS ka dështuar të njoftojë fugonin e Policisë së Shtetit që gjendej në pistë në momentin e ngjarjes dhe nuk ka lejuar FNSH të futet në pistë, pasi është konstatuar grabitja.
Po jini te sinqerte ose te pakten te llogjikshem! TIA mund ta njoftoje Autoritetin e Aviacionit Civil edhe 1 dite me vone. Ç’hyn ktu njoftimi i Autoritetit te Aviacionit??? Autoriteti nuk eshte per nderhyrje! Eshte per ” mbikqyrje” te gjendjes se sigurise PARA se te ndodhi ” gjema” ose gati ” gjema”.. Kjo eshte detyra e Aviacionit Civil qe te evidentoje ne AVANCE te metat. Keto te META i pane me pare ” Grabitesit” dhe vepruan. Beni analiza te ndershme qe mos ndiodhin me. Ne te kundert vazhdoni me balet.
Duhet thene shyqyr qe nuk jane lajmeruar ne kohe, se mund te ishte bere edhe kaphane. Ne keto raste, ose bllokohen ne hyrje, ose ne dalje,
Prokuroria të marrë të pandehur personelin e shërbimit që nuk ka njoftuar dhe do dal që kanë lidhje me grabitësit. Po nuk u gjykuan ata nuk zbardhet e vërteta. Asnjë mëshirë për hajnat.
Se kuptoj kete, po ti hapte portat do benin lufte brenda aeroportit?? Do merrte permasa me te medha jeta e njerezve vlen me shume se sa leket
Reklama eshte jo e mire per Shqiperine ne kete prag vere dhe dyndje turistesh. Shpresojme qe ata qe lejuan nje grabitje skandaloze, me veprimet apo mosveprimet e tyre te marrin nje denim te merituar. Per kete, shpresojme te gjejme edhe gjykates qe kane kaluar porten e blinduar te Vettîngut!