"Hapja e negociatave dhe nxitja e marrëdhënieve dypalëshe", Rama takohet me Tsipras, ja çfarë u diskutua

12 Prill 2019, 15:35Politika TEMA

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me homologun grek Tsipras gjatë zhvillimit të samitit 16+1 mes vendeve të Europës Juglindore dhe Kinës.

“Biseda mes kryeministrave shqiptare dhe grek u përqendrua në reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në rrafshin politik e të fqinjësisë së mirë, por edhe në shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja.”– thuhet në njoftimin zyrtar të kryeministrisë.

Kryeministri Rama vlerësoni qëndrimin e Athinës zyrtare mbi të ardhmen e Shqipërisë në BE dhe rolin që qeveria greke luan për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE. (TemA)

2 komente në ““Hapja e negociatave dhe nxitja e marrëdhënieve dypalëshe”, Rama takohet me Tsipras, ja çfarë u diskutua”

  1. Hoxh Armandi says:

    Alexis kujdes me erdoramen. Eshte zar i recepit dhe i pabese.

  2. Kuq e zi says:

    Cfare u diskutua??
    Akoma skane shkruar gazetat greke qe ta perktheni?
    Mos u lodhni se po i hedh nje sy vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje