Lajthit Berisha: Ministrja e Financave, në Maltë për trafik droge (ajo ndodhej në një mbledhje të FMN-së, me guvernatorin Sejko)

12 Prill 2019, 18:08Politika TEMA
Lajthit Berisha: Ministrja e Financave, në Maltë për trafik droge

Sali Berisha boton çdo marrëzi në Facebook-un e tij, duke u bërë qesharak.

Këtë të premte p.sh, ka botuar një mesazh, sikur ministrja e Financave, Anila Denaj, ka udhëtuar e vetme në Maltë, për të drejtuar një operacion të madh të trafikut të drogës.

“Nje udhetim i ndrikull Falimentimit ne Malte!!

Lexoni çfare shkruan nenpunesi dixhital. sb

Pershendetje z Berisha me kete mesazh desha te ju njoftoj se Ministrja e financave e vila ka ndezur nje sherrnaj te madhe ne ministri,ka vajt ne malt ne nje udhtim misterioz vetem pa asnje njeri me vete ditet qe eshte kap droga qe do vinte nga malta ne shqiperi Ka ik me 14 dhe eshte kthyer me date 16,. Mire do te jete te hetohet umdhitmi i saj. Gjithashtu kjo zonje ka ndezur sherre te medha ne ministri ne radhe te pare me zevendeset e saj. Zevendes ministria qe iku dha dorheqjen se nuk firmosi PPP e radhes per kontrollin teknik si korrupsion i hapur.ju lutem anonim”, shkruhet në postimin e Sali Berishës.

Një çmenduri thjesht vetëm ta mendosh, që ministrja e Financave të drejtonte vetë një operacion të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në fakt, ministrja ka qenë vërtetë në Maltë, në një takim zyrtar me Fonin Monetar Ndërkombëtar, në të cilin shoqërohej nga guvernatori Gent Sejko.

Njoftimi i Ministrisë së Financave, për vizitën

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në Mbledhjen e Konstituencës të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të  Grupit  të   Bankës Botërore (BB), në Valletta, Maltë. Në këtë takim merrnin pjesë Ministrat e Financave të vendeve anëtare të këtij grupi, si  Italia, Greqia, Portugalia, Malta, San Marino dhe Timori Lindor.

Rritja e efektivitetit të vendeve anëtare si dhe zhvillimet më të fundit të dy institucioneve ndërkombëtare nga aspekti i Konstituencës, ishin dhe temat që u diskutuan në këtë takim, ku nuk u lanë pas zhvillimet e ekonomisë globale dhe ato të ekonomive rajonale. Një vend të rëndësishëm në diskutimet mes pjesëmarrësve ishte dhe prezantimi i paktit të ri social bazuar në analizat më të fundit analitike të FMN dhe BB.

Në bazë të këtyre diskutimeve u theksua nga pjesëmarrësit kërkesa për një rishikim të politikave aktuale që fokusohen ngushtësisht te pabarazia e të ardhurave.  Gjithashtu duhet një vëmendje më e madhe te politikat për mundësi  të  barabarta  për punësim,   edukim  dhe  barazi  gjinore. Pjesëmarrësit në këtë takim i vlerësuan këto faktorë si mjaft të rëndësishëm dhe si mjete për arritjen e një zhvillimi ekonomik gjithëpërfshirës.

Ministrja Denaj dhe  Guvernatori Sejko zhvillun takime me z.Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv i Bankës Botërore dhe  z. Domenico Fanizza, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku diskutuan  zhvillimet më të fundit  ekonomike  në Shqipëri dhe rajon, si dhe reformat e ndërmarra  për të përballuar  sfidat  që po kalon ekonomia globale.

Shqipëria  është  anëtare  e  Fondit   Monetar  Ndërkombëtar  (FMN)  që prej vitit  1991  dhe   bën   pjesë   në  të  njëjtën  konstituencë  me Greqinë,  Italinë, Maltën, Portugalinë, Timorin Lindor dhe San Marinon.(TemA)

16 komente në “Lajthit Berisha: Ministrja e Financave, në Maltë për trafik droge (ajo ndodhej në një mbledhje të FMN-së, me guvernatorin Sejko)”

  1. tomorraku says:

    Nuk e di se si mund te thoni ju te “Temes”se “Lajthit Sali Berisha”, sepse ai nuk lajthit nga qe eshte i lajthitur,pra mendja e tij e ka lene prej kohesh dhe jo vetem kete here qe flet per Ministren e Financave, te ciles i duhet thene te mos shqetesohet fare si e re ne detyre se Saliu ka kohe qe ka rrjedhur dhe e mbajne me shume per tu argetuar se ai ate “Dixhitalin” apo “qytetarin dixhital”, sic e quan ai vete e ka si femija qe ka lodrat e tij me te cilat argetohet dhe kalon kohen!

    1. ben says:

      tomorraku-problem nuk eshte ne se ka apo nuk ka lajthitur Berisha, por per sa kohe do te duhet te durojme maskaralleqet e ketij individi qe ka shkaktuar aq shume problem ne vendin tone. Ky individ, duhet arrestuar menjehere, gjykuar dhe mbyllur perjete ne nje qeli pa asnje mundesi komunikimi me jasht. Mjafton tu kujtoj me se 2000 te vreret e 1997-s, kur ky kriminel I semure menderisht u perpoq te hidhte veriun kunder jugut te Shqiperise, grushtin e shtetit qe organizoi mbas vrasjes se Azem Hajdarit, Gerdecin dhe shume e shume te keqia te tjera qe ka bere ne kurriz te shqiptareve.
      Zoti Rama duhet te coje ne vend zotimin qe mori para shqiptareve per denimin e Berishes, ne te kunderten te liroje vendin per dike qe ka b*le per kete pune.

    2. Komentuesi says:

      Opo si nuk i vjen turp ketij Saliut qe eshte ne kete moshe te thyer dhe meret me kalamalleqe? Ministrja eshte me e vogel se çupa e tij,si mbese,por a ka dinjitet ky njeri?Pse bene veprime qe i nxier bojen vehtes? Eshte e çuditshem,por vetem ai mund t’i jap pergjigje ketyre çmendurive te tij.

    3. Jezus says:

      Sakte. Ky eshte nje idiot I lindur, me sakte eshte nje degjenerim i races njerezore, pjelle e nje shartese te njeriut, pra Sheqeres, me gomarin. Bari mos I mbifte mbi varr kesaj qelbesire

  2. labi says:

    UNE JAM NJE KOLEG ,QE KEMI MBARUAU BASHKE MJEKESINE NE VITIN 1967.TA THEM ME SINQERITET NA TURPEROVE KURSIN.DIL NE PENSION DHE HA PARATE EVJEDHURA SE GJYQ PER TY NUK KA ,SEPSE PROKURORIA,GJYKATESIT POLICET SHIKU E SHUME TE TJERE JANE NEN URDHERAT E TUA

  3. Eshte ne periudhen kur enveri ishte ne moshen 75 vjet dhe kishte filluar t’i boshatisej kosherja

  4. Silvia says:

    Ai eshte ushqim per kazanin mediatik ,ndaj çdo fjale apo pordhe e Berishes transmetohet live!Kujt i intereson se çfare thote nje poliagjent “burre shteti”tashme i djegur edhe nga veta ata qe e prodhuan!

  5. P says:

    O Sale Cthote qytetari dixhital per banden e grabitesve te tropojes.

  6. AMY says:

    berisha eshte kriminel i lindur, dhe gjakpires, ai nuk njeh dobesi, dhe shpifjen e ka ne karakter, nuk jeton dot pa shpifur, sic duket e ka ne gen, ky ka vrare e vjedhur dhe nje shpifje qe thote nuk eshte asgje per te, para atyre krimeve qe ka bere, kete njeri nuk e lajne dot as detet as oqeanet, aq i inkrimunuar eshte, ja ka kalue enverit, zogut, ky do ta gjej nje dite, dhe do iki nga kjo bote me lemeri, se ka shume mallkime mbi kurriz.

  7. h says:

    A ju duhen sharlatane,
    qe lepijne ne cdo sahane,
    qe te percajne vatane,
    ke sa te duash tropojane.
    F:Noli

  8. LORA says:

    Pas kesaj “lajthitje”duhen pare e gjurmuar pregatitjet e ndonje aksioni terrorist te ri mbi shtyllat e tensionit te larte.
    Kjo eshte loja 29-vjecare e kryebanditit shqup-s.

  9. sali leshi sali says:

    ky jo vetë që ka rrjedhur por dhe ka pjerdhur por kerkon të që të marë me vete dhe njerzit e ndershëm

  10. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    ju lajthiti berisha qe shkruani per te

  11. moni says:

    Mua nuk me shokon Sala, se ai i tille ka qene perhere, por me shokojne gabimet drejtshkrimore qe ben ai “punonjesi digjital”. Nuk po flas per gabimet e shtyit se mund ti ndodhin kujtdo por per gabimet trashanike drejtshkrimore si: “të ju, sherrnaj, ka vajt, malt, udhtim, et,j etj, etj” Si mundet nje njeri qe nuk di te shkruaje shqip te punoje ne nje ministri?

  12. ShkoDrani says:

    E perse nuk e hedhin ne gjyq per shpifje kete ndyresire anti-shqiptare?

  13. Ed tironci says:

    Ket shpellarin e ka kap alzajmeri…duhet me è cu urgjent ne spital…ky jeto ne i bote paralele me tonen…yyyy arusha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje