Merkel: Gjermania krah Ukrainës në dialogun me Rusinë

12 Prill 2019, 17:00Bota TEMA

Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën duke respektuar integritetin e saj territorial, tha kancelarja Angela Merkel sot në Berlin pasi zhvilloi bisedime me presidentin ukrainas, Petro Poroshenko.

Kancelarja u shpreh gjithashtu në favor të vazhdimit të kontakteve diplomatike në të ashtuquajturin Formati i Normandisë (Francë, Gjermani, Ukrainë, Rusi) në lidhje me konfliktin në lindje të vendit, ku separatistët prorusë kanë marrë kontrollin e këtij territori.

“Besoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në këtë format”, tha Merkel, duke pranuar kushtet e vështria për të vazhduar dialogun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje