Sekuestrohet 1 kg kokainë në Tiranë, pranga mikut të Shullazit. Midis të arrestuarve edhe tri vajza

12 Prill 2019, 17:46Kronika TEMA

Policia e Shtetit ka sekuestruar një sasi prej 1 kg kokainë, gjatë finalizimit të një operacioni antidrogë në kryeqytet.

Në pranga për drogën raportohet se ka rënë miku i Emiljano Shullazit, Klajdi Gjeçi.

Arrestimi është bërë para Fakulteti i Filologjisë në Tiranë.

Bashkë me të janë arrestuar edhe disa persona të tjerë

Mes të arrestuarve janë edhe tri femra.

Gjeci njihet si pjesëtar i bandës së Emiljano Shullazit dhe ka një sërë precendetësh penalë.

Në vitin 2012 Gjeçi është proceduar për armëmbajtje pa leje, ndërsa në vitin 2015 për plagosje të lehtë me dashje.

Grupi i Gjecit bashkëpunonte me grupin e goditur sot në Elbasan.

Grupi vepronte në disa qytete si, Tiranë, Elbasan, Fier etj, dhe dyshohet se nuk trafikonte vetëm drogë, por është i përfshirë dhe në veprimtari të tjera kriminale.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje