Arrestimi dramatik i Julian Assange të enjten, ndodhi sepse qeveria e Ekuadorit, e cila e kishte mbrojtur themeluesin e WikiLeaks në Ambasadën e saj në Londër për shtatë vjet, përfundimisht vendosi ta dëbojë.
Përse ekuadorianët, papritmas, iu kthyen kundër banorit të tyre kontroversial?
Vendimi u mbështet mbi dy argumente krejtësisht të ndryshme: dëshira për marrëdhënie më të mira me SHBA-në, dhe lodhja me sjelljen e tmerrshme të Assange-it.
“Ne i dhamë fund azilit të këtij fëmije të llastuar” tha të enjten presidenti ekuadorian Lenin Moreno.
“Prej tani e tutje do të jemi të kujdesshëm në dhënien e azilit, duke ia akorduar vetëm njerëzve që ia vlejnë, dhe jo hakersave të ndyrë, qëllimi i vetëm i të cilëve është destabilizimi i qeverive”, tha ai.
Hakeri, i kërkuar nga SHBA për dyshimin se është futur në një kompjuter sekret qeveritar, hyri në Ambasadën e vogël ekuadoriane në Londër në qershor 2012, duke kërkuar azil për të shmangur ekstradimin lidhur me akuzat për sulmet seksuale në Suedi.
Presidenti i Ekuadorit në atë kohë, Rafael Correa – një majtis anti-amerikan i zjarrtë – e plotësoi kërkesën e Assange.
Assange, zyrën e tij të vogël-dhomë gjumi të bodrumit të Ambasadës e ktheu në seli të re për operacionet e WikiLeaks.
Pastaj ai bëri dy gjëra që një njeri në pozitën e tij nuk duhet të bëjë.
Së pari, vazhdoi të ndërhynte në politikë, duke publikuar emailet e vjedhura të fushatës së Hillary Clinton.
Duket gjithashtu se ai targetoi edhe strehuesit e tij, me gjasë duke luajtur një rol në publikimin e dokumenteve, ku dëshmohej se Moreno kishte përfituar personalisht nga llogaritë offshore.
Së dyti, nuk e respektoi shtëpinë e tij të improvizuar, duke abuzuar personelin verbalisht dhe ndoshta fizikisht dhe, më tronditësja, duke i lyer muret me jashtëqitje.
Shkurt, Assange ua bëri jetën të vështirë strehuesve të tij, në Ambasadë dhe jashtë saj – dhe më në fund ekuadorianëve u erdhi në majë të hundës.
Vox.com
Shiko. Do e quajne Assange me emera te dryshem, si spiun, haker etj etj. Por lexuesit harrojne se te gjitha publikimet qe beri Assange jane 100% te sakta. Ky eshte problemi i vetem dhe kryesor. Kur thua te verteten per pislleqet e botes perendimore apo te korruptuares Klinton je jo me gazetar por spiun psh rus. Sigurisht qe USA ka humbur cdo lloje kretibilitet dhe tani perpiqet tu mbylle gojen atyre qe flasin. Per cudi ne momentin qe u arrestua Assange pothuaj me pak se 1 ore CNN filloi menjehere te shperndante lajme te rreme se gjoja Asange bente gjithe dhomen dhe muret e dhomes se tij me jashteqitje. Kejo eshte e qellimshme sepse kur te dale gjoja ne gjyq midis akuzave te tjera ta akuzojne edhe per te cmendur.
Ekuadori ka thyer mikpritjen. Te tjerat jane dokrra. E shiten mikun per dy pare.
Meqe po flet per mikpritjen dhe i referohesh kanunit, shko lexo pak ca ndodh me mikun kur “shkel buken” e te zotit te shtepise.
Ky person ka qene i drejtuar nga KGB ruse dje eshte perfolur qarte ne France nga njerzite e shoqerise se mediave te njohura . dhe gazetare te njohur.
Me rastin e Assagne-s Departamenti i Shtetit Amerikan tregoi durim dhe force.
Urojme qe Assagne te kete hequr kemben zvarre edhe per spiunet e tjere!
Ne fakt, arrestimi i Julian Assange, eshte nje lajm i zi per shoqerine e lire dhe liberale, per demokracine, per lirine e informacionit dhe per te drejten qytetareve per te bere pergjegjes qeverite e tyre per praktikat antiligjore te shtetit sekretiv, te mbulimit te operacioneve kriminale, te shkeljes te ligjeve nderkombetare te pranuara nga konventa boterore, te kufizimit apo eliminimit te privatesise se shtetasve, te pergjimeve te paligjeshme dhe te cdo standarti qe mbulon fasadat e demokracive popullore.
Skenari dhe inskenimi i pamjeve mediatike te arrestimit dhe zvarrisjes se Julian Assange, si te ishte nje hajdut e kriminel ordiner, pamjet denigruese te portretit te tij gjate arrestimit, te shumefishuara me zell te madh nga korporatat e mediave nderkombetare ne sherbim pikerisht te pushteteve okulte boterore qe u u tronditen dhe u ndjene te diskredituara, te denoncuara dhe te rrezikuara nga veprimtaria denoncuese e Wikiliks-it te Assange, jane metoda dhe taktika te njohura e te mirefillta te mjeshterve te nje propogande gebelsiane, qe zbatohen kur duan te permbysin dhe rrenojne figurat mitike te heronjeve reale te kohes sone, qe vene jetet e tyre ne altarin e fjales se lire dhe te demokracise, pa kushte dhe pa asnje interes te ngushte imediat per para, per perfitime apo per privilegje.
Shpifje te tilla banale per kinse arrogance te Assange brenda ambasades strehuese te tij, apo perversitete te tilla per mure te pegera prej tij, jane vetem nje pershkallezim i akuzave false kundewr tij per perdhunim ne Suedi, jane detaje te denigrimit te figures se tij, jane perpjekje qesharake per te minimalizuar dhe mundesisht asgjesuar, aktet madhore te vepres se Assange qe eshte:
“Informimi i publikut per cfare ndodh pas fasades se pushtetit dhe butaforise demokratike pas se ciles mbulohen vendime, akte dhe shkelje te paimagjinueshme nga publiku euro-atlantik, cmontimin e kesaj butaforie dhe venjen e pushteteve okulte ne banken e gjyqeve morale ,sot per sot, te pergjegjesve dhe personave konkrete qe inicojne dhe zbatojne keto akte.”
Por cfaredo qe te flitet e shkruhet sot per Assange, ai do te mbetet ne historine enjerezimit, heroi mitik qe guxoi te sulmoje dhe demaskoje meduzen okulte te sekretesise kriminale te pushteteve te korporatave, ai qe vuri sigurine dhe mireqenien e tij personale ne sherbim te kauzave te progresit social, te demokracise, te se drejtes se informimit dhe te demaskimit te shkelesve te ketyre idealeve te sanksionuara edhe nga kushtetutat e shteteve perkatese.
Assange eshte sot, si Dankoja i dikurshem i Gorkit, heroi qe shkuli zemren e vet shkelqyese dhe duke e mbajtur ate ne doren e tij lart si nje pishtar, udheheq shoqerine njerezore nepermes pyllit te erret te sekretesise dhe neperkembjes se te drejtave bazike te shoqerive progresive, drejt shoqerive dhe pushteteve transparente qe duhet dhe mund te operojne ne drite te diellit, si garanci e kontrollit dhe balances nga opinioni publik, ne sherbim vetem te interesave te popullit.