Mark Gjonaj: Shqipëria po trazohet nga shtete të jashtme, që s'na e duan të mirën!

15 Prill 2019, 19:57Politika TEMA

Në Tiranë është kremtuar 20-vjetori i themelimit të Batalionit Atlantik në të cilin u bashkuan me qindra shqiptaro-amerikanë, për të luftuar në çlirimin e Kosovës.

Mark Gjonaj, i cili ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut i quajti pjesëtarët e këtij batalioni si shembullin më të mirë të skalitur në historinë e kombit tonë.

Në një intervistë për Top Channel, zoti Gjonaj flet për situatën politike në të cilën është futur Shqipëria:

“Jam i shqetësuar nga situata tashmë e destabilizuar. Lidershipi politik shqiptar përdor standarte të dyfishta.

Ata duhet të kenë parësore interesat e qytetarëve dhe të vendit.

Më vjen keq ta them, por ata janë të prirur nga interesat personale dhe tek interesa që vijnë nga jashtë Shqipërisë të cilën nuk ia duan të mirën vendit tonë të mrekullueshëm”.

Kur ju flisni për interesa të huaja, çfarë keni parasysh me këtë?

“Nuk jam i sigurtë se kush janë këta faktorë të jashtëm që e kanë trazuar Shqipërinë, por mund të them se janë influenca nga shtete të tjera të cilët duan ta shohin Shqiprinë në këtë situatë kaotike.

Ne nuk duhet ta tolerojmë këtë. Ne jemi një vend sovran dhe nuk mund ta lejojmë të jemi nën influencat e jashtme.”

3 komente në “Mark Gjonaj: Shqipëria po trazohet nga shtete të jashtme, që s’na e duan të mirën!”

  1. Zef says:

    Ndikon faktori jashtem qe nuk duan qe Shqiperia si ven d stategjik ne zemer te europes kerkojn me qdo kusht te krijon destabelizimin evendit qe kan paguar njierzit tyre per destabelizim politika zdo ta haje sapunin per djath.

  2. Grand says:

    O zoti Gjonaj kjo e jotja eshte e folur para 10 vjtesh! Pa emra, pa shembuj! Ke frike or trim! Ja nje shembull:
    Protestat ne Tirane, Podgorice dhe Beograd u kryen ne nje date dhe ne nje ore. Qytetaret e thjeshte gjykojne se eshte dora e Rusit! Ose psh nje fare Katoliku gjoja gazetar ne oren qe po fillonte bene inciendt me policin dhe pas ngjarjes perfiton nga qe Ministri i Brenshem eshte sipas emrit katolik dhe ky fare tipi i thote ” Pse s’ me more ne telefon se je edhe katolik”! Mirpo ruset thone se kane udhezuar qe te futet percarje fetare! Mos valle ruset i kane ndonje leke ketij gazetari kastravec dhe manjak paraje? Ja pra zoti Gjonaj ka plote dhe mund te vzhdojme! Respekt per luften qe ke bere! Por Shqiperia dhe Kosova jane nje komb.

  3. Alban Hamzai says:

    Vazhdimisht degjohet e flitet,sidomos ne keta 30 vitet e fundit ,vite deshtimi ne te gjitha drejtimet ,se fajin e kane faktoret e jashtem .Kjo behet thjesht per te mbuluar,justifikuar,per te larguar vemendjen e popullit nga te keqijat qe I kene bere e vazhdojne te bejne per vendin dhe popullin ata qe e kane drejtuar dhe e drejtojne Shqiperine. Nderhyrja e te huajve eshte nje refren I mesuar permendesh dhe qe perseritet e perseritet .por ata qe I bejne gropen Shqiperise jane vete shqiptaret,jane ata qe zgjedhin shqiptaret per te drejtuar vendin e tyre .Prandaj boll me kete refren bajat ,se u bete qesharake .Askush nuk ka kohe te merret me Shqiperine ,pervec disa burokrateve te huaj qe marrin rroga te majme duke shtypur kolltuket e zyrave te tyre dhe ata qe drejtojne Shqiperine,njerez te hurit e te litarit ,bejne cfare te duan .Dhe jemi katandisur kanceri I Ballkanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje