Rusia dërgon ushtarë në Republikën e Afrikës Qendrore

15 Prill 2019, 20:12Bota TEMA

Rusia do të dërgojë një personel ushtarak prej 30 vetësh në Republikën e Afrikës Qendrore.

Kjo nismë do të jetë pjesë e misionit të OKB-së për të ndihmuar stabilizimin e vendit, sipas një urdhri të nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin të hënën.

Urdhri thotë se kontigjenti rus do të përfshijë vëzhgues ushtarakë, oficerë dhe specialistë të komunikimit ushtarak.

Më herët, Moska ka dërguar atje pajisje ushtarake, ndërkohë që instruktorët rusë janë në terren, duke trajnuar forcat ushtarake vendase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje