"Bërtiste dhe nuk na fliste", lojtari rrëfen trajnerin Henry

16 Prill 2019, 19:44Sport TEMA

Ka qenë një “Titi” Henry si futbollist, bomber i padiskutuar dhe një Kampion Europe me Francën, kampion bote, yll i Arsenalit. Por, këtë vit pamë edhe Henry në eksperiencën e parë si trajner, pasi braktisi Belgjikën ku ishte ndihmës i Martinezit, në përgatitjen e sulmit.

Monaco është skuadra ku ish-sulmuesi e nisi kur ishte ende fëmijë dhe i besoi projektit. Rezultati? 4 fitore në 20 ndeshje, 5 barazime dhe 11 humbje. Si pasojë, shkarkim nga puna. “Nuk arriti që të “vriste” futbollistin që kishte brenda vetes”. Eshtë kjo fjalia e mesfushorit ofensiv rus Aleksandr Golovin, i intervistuar nga Sport24.ru. Mesfushori u transferua gjatë verës së shkuar në Principatë, pas një Botërori të shkëlqyer me kombëtaren e vendit të tij.

“Kur gjërat në stërvitje nuk shkonin mirë, bërtiste dhe nervozohej. Nuk ishte e nevojshme. Ka qenë një lojtar i madh, e dimë. Të vetmit në nivel të tij te Monaco janë Fabregas dhe Falcao. Zbriste në fushë dhe na tregonte si duhej të stërviteshim, duke bërtitur”.

“Ndoshta, një trajner tjetër do të thoshte: ejani e provojmë bashkë! Ai zbriste në fushë dhe merrte topin duke vrapuar dhe duke na sfiduar: ejani ma merrni, nëse mundeni”. Ne lojtarët ishim të qetë, por ndoshta të shokuar. Ndoshta, nuk e kaloi periudhën mes të qenurit lojtar dhe trajner. Tërbohej dhe nuk na fliste për orë të tëra”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje