Përse janë shqetësuar enveristët nga Agron Tufa?

17 Prill 2019, 09:16Blog TEMA

Nga Namir Lapardhaja

Është një aleancë mbetjesh toksike enveriste në Shqipëri që është aktivizuar kohëve të fundit në formë reagimesh, grushtbashkuar dhe shtrëngim radhësh e rreshtash, të cilët, herë në shtypin e shkruar e herë në rrjetet sociale, kanë filluar një sulm të përqëndruar ndaj shkrimtarit dhe poetit Agron Tufa, kinse ky i fundit po hedh baltë mbi historinë e lavdishme të tyre, duke shtrembëruar faktet dhe të vërtetat.

Aleanca funksionon si sekt i mbyllur dhe anëtarët e saj nxjerrin kokën si urithi prej skutave të nëndheshme të manipulimit sa herë që dikush rreket të gërvisht prejt trupit të vuvët të historiografisë shqiptare të vërtetat historike dhe kriminale të një periudhe të mynxyrshme, siç ishte komunizmi në Shqipëri, duke u shndërruar në kalorës të fytyrës së zeherosur, në anakronik dhe shpeshherë tragjikomik.

Aradhe e tyre përbëhet nga të përkedhelur të ish-regjimit komunist, ish-gjykatës, ish-prokuror, ish-hetues, ish-sigurims, ish-bashkëpunëtor të sigurimit, ish-zyrtar të lartë të regjimit, ish-historian zyrtar dhe të përkëdhelur të kohës, ish-diplomatë të larguar nga shërbimi diplomatik për korrupsion dhe vjedhje, ish-qenie njerëzore që dikur janë ushqyer me çorbë të prishur dhe kanë besuar se Shqipëria është i vetmi “shkëmb graniti”, e vetmja mbrojtëse e parimeve të marksizëm-leninizmit dhe kanë parë tek Perëndimi dhe tek bota e lirë të keqen e madhr të kapitalizmit dhe të borgjezisë.

Janë këta, pra, që në mënyrë të organizuar dhe nëpërmjet një orkestrimi të padukshëm dhe diskret, i janë turrur Tufës si langonjtë gjahut të tyre.

Po përse gjithë ky shqetësim i enveristëve ndaj Agron Tufës?!

Unë nuk besoj se shqetësimi i tyre më i madh ndaj Tufës ka të bëjë me historinë e LANÇ-it, me shtrembërimin e fakteve të kësaj epopeje të lavidshme (siç e quajnë ata) apo me shpalljen kriminelë lufte të figurave të tyre të ndritshme etj.

Së pari, Tufa në formimin e tij nuk është historian dhe, së dyti, përveç tij, ka edhe shumë të tjerë që artikulojnë të njëjtat qëndrime dhe argumente, nën dritën e dokumenteve të reja dhe fakteve të pakundërshtueshme.

Ajo që mendoj është se i gjithë ky sulm veçmas ndaj Agron Tufës ka të bëjë me profesionin e tij si shkrimtar. Dhe jo shkrimtar i zakonshëm dhe dokudo, por një ndër poetët dhe shkrimtarët më të mirë shqiptarë të kohës sonë. Ky nuk është gjykim subjektiv, pavarësisht se nuk do doja të ndalesha më gjatë, por i mbështetur në atë se çfarë kritika dhe studiuesët serioz shkruajnë për krijimtarinë e Tufës.

Është pikërisht Tufa shkrimtar që sulmohet. Është talenti dhe frymëzimi i tij i dhuruar prej Zotit dhe i kultivuar prej tij në kohë dhe hapësirë, ajo që më së shumti i ka shqetësuar enveristët tanë.

Është shkrimtaria ajo që të bën të pavdekshëm. Është talenti i tij i rrallë dhe vetëdija e tij krijuese ajo që e nxjerr stalinizmin dhe enverizmin shqiptar jashtëzakonisht keq në sytë e perspektivës historike.

Është kontributi i madh dhe talenti i jashtëzakonshëm i shkrimtarit Agron Tufa, i vënë totalisht në dispozicion të kauzës antienveriste dhe antistaliniste në këtë vend, në hedhjen dritë të së vërtetës ndaj errësirës së stë pavërtetës ajo që i ka bërë të lartcituarit të shqetësohen seriozisht.

Vetëm romani i tij i fundit “Gurit të varrit ia rrëfej” (për të mos përmendur gjithë të tjerët) është një dokument i gjallë letrar dhe artistik që evidenton më së miri anët e errëta dhe kriminale të regjimit komunist në Shqipëri.

Dhe letërisa e mirë ka një “të keqe”: ajo e shndërron veprën dhe autorin e saj në të pavdekshëm.

Kështu që, ndërsa koha biologjike bën të sajën me vdekatarët e tjerë të rëndomtë, për Tufën dhe veprën e tij funksionojnë ligjësi të tjera, që çdokush që bëhet pjesë dhe material i kësaj vepre, në një formë ose në një tjetër, ka “të drejtë” të shqetësohet.

34 komente në “Përse janë shqetësuar enveristët nga Agron Tufa?”

  1. Antifashisti says:

    Ne artikull nuk me pelqeu shprehja “fakte te reja te pakundeshtueshme”, qe ne rastin ne fjale nuk ka kuptim pasi fakte ka sa ne nje ane ne anen tjeter. Ceshtja eshte se artikullshkruesi ngaterron komunizmin me antifashizmin.

    1. VFLP says:

      VDEKJE FASHIZMIT
      LIRI POPULLIT
      Kane kaluar afro 30 vjet qe nga koha e kunder-revolucionit dhe fillimit te epokes se erret te antishqiptarizmit! Mashtrimet e rendomta dhe propaganda e zgjebosur kane 30 vjet qe ndosin mjedisin dhe mendjet ne shoqerine shqiptare. Dihet historikisht, gjate gjihe koheve historike, se sapo mbaron nje periudhe historike, per rreth 30 vjet vazhdon nje sulm i pergjithshem mohues dhe denigrues i saj. Me tej, pas 30 vjetesh qe ka kaluar ajo periudhe e caktuar historike, fillon nje rivleresim dhe respektim real i asaj periudhe. Eshte pikerisht koha e fillimit te revanshit per LAVDIZIMIN e periudhes me te ndritur te historise shqiptare. Revanshi jone do jete i pandalshem, do shkaterrojme dhe do pastrojme cdo funderrine dhe plehre qe na del perpara! Dridhuni HALABAKER te ketij vendi, do ju nxjerrim ujin e zi!!!
      HAKMARRJE LIRI DESHMORI THERRET
      QE RA PER LIRI PER TRUALLIN E VET

      1. arban shmili says:

        TAMAM E KE, VDEKJE, PO, POR I TË NJËJTITM.. JANË EDHE NZIZMI DHE AQ MË SHUMË KOMUNIZMI VULGAR ENVERIST – POLPOTIST.

    2. Bureto says:

      Komunistët ishin antifashistë po aq sa fashistët ishin antikomunistë. Ishin dy ideologji totalitare që luftonin kundër njëra tjetrës për jetë a vdekje. Lufta e II botërore s’ka lidhje me luftën kundër fashizmit, por për interesa të tjera ekonomike dhe strategjike. Se ishte para saj edhe Lufta e Parë, por jo me fashiste e antifashistë. Ky ishte gjatë luftës së II dhe justifikimi i antikomunistëve amerikano-britanikëve, që përkundër armikut të tyre të përbashkët, Gjermanisë, u bashkuan në një front të vetëm. Por vetëm për fitoren ama, sepse siç dihet me mbarimin e saj filloi Lufta e Ftohtë. Komunizmi dhe fashizmi si ideologji totalitare nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë dhe në mënyrat si e kërkojnë, e marrin dhe duan ta mbajnë pushteton, bashkohen. Shprehja ‘extremet puqen’, është e më gjetura për ato në këtë rast. Ndaj dhe krekosja e fituesve në luftën e II, si fitore e komunistëve ndaj fashistëve nuk bën sens. Ardhja e komunistëve në pushtet ishte për Shqipërinë një pushtim i dytë, por tashmë në kahje tjetër, kundër demokracisë, dmth kundër lirisë së vërtetë.

  2. Tafa says:

    Apo juve letyrave vetem huri ju ben derman.
    Nuk ka ngel goje hale pa vjelle mbi historine e lavdishme te luftes …

  3. pjetermustakuqi says:

    ky lloj shkrimi ne kohen e komunistave, u quntw “pathos revolucinar”. ?

  4. pjetermustakuqi says:

    ky lloj shkrimi ne kohen e komunistave, u quante “pathos revolucinar”. ?

  5. Rrufeja says:

    Sepse Ju te “te djathtet” jeni mix-si me kimko-toksik qe ka kjo toke…do ishte pergjigjia e thjeshte.
    Jeni mbetje toksike sepse nuk jeni shqiptar por jeni mix …dmth me babe ose nene serb,me mendime fashiste,me tru nazitesh dhe me gjak te tredhur.
    Jeni ju qe dhuruat dibren e madhe tek serbet!
    Jeni ju qe vrate Bajram Currin!
    Jeni ju qe shpallet shqiperine “vend fashist”!
    Jeni ju qe bashkepunuat me nazistet qe te vrisnit dhe digjnit shqiptaret!
    Dhe meqenese se ju ” te djathet” i kuptoni me mire dallimet rracore…na nje shembull:
    Nje zezak shpjegon…
    Kur dal ne djelle nuk skuqem…ndersa ti po.
    Kur rri shume ne diell nuk nxihem…ndesa ti po.
    Kur pritem nuk me behet mishi mavi…ndersa ty po.
    Kur jam ne gjendje te fikti nuk sverdhem…ndersa ti po.
    Kur krruhem nuk skuqem…mdersa ti po.
    DHE GUXON TI BIRE PUSHTRE TE ME THUASH MUA NJERI ME NGJYRE?!
    Keshtu dhe kjo puna juaj.

  6. timo says:

    Tufa e korbave të sgjebosur është ngritur në qiellin e 75 vjetorit të çlirimit. Por nuk e nxijnë dot atë sepse është thjesht një tufë.

  7. pjetermustakuqi says:

    ky lloj shkrimi ne kohen e komunistave, u quntw “pathos revolucinar”. ?

  8. Shaqo says:

    O lapra, po edhe ti si Tufa me shoke jeni rraca me e urryer e ketij vendi. Po u shohim konkretisht tani se cfare i keni bere dhe po i beni Shqiperise.
    Ne vend te mbani bishtin nder shale e te mos flisni per paraardhesit, krekoseni si gjelat maje plehut. Se me pulat e gjelat ia keno marre doren mire.

  9. Aleks says:

    Doli ky K…ari I Beratit. Që sapo mbaroi shkollen krimineli Sali e beri prefekt. Ik o lapardha ha bike e fiq e rri.

  10. eli-tiv says:

    ..ci keni keto perralla me enveriste..kane kaluar kaq vite..kur berishistet jane e keqe aktuale e me para te madhe e baze nje bote te madhe krimi ..
    Duket si ajo lufta qe i behej mbretit Zog dikur..Askush nga shkrimtaret e dikurshem nuk u morr kaq shume e me insistim me kuhen zogut…pa le duan te heqin letrsine e kinematografine e disa viteve me rradhe…Publiku di te zgjedhe shkrimtaret e mire dhe krijimtari me vlere..Vleresimi i te kaluares me nje doze te ekzgjeruar e sajesa negative nuk vlejne…kur krahasojne me Aushvicin..tallen edhe me ata qe kane vuajtur shume…tallen me dinjitetin e tyre..

  11. Shkodrani says:

    Respekte per njerez si agron tufa ai e di mire se do sulmohet nga komunstet e kelyshet e tyre po kjo ska rendesi au ia ka arritur qellimit fara me e keqe e njerzimit komunistet i ka denuar edhe zoti kta pisa te kuq qe mbajne akoma pushtetin nga 1945 e deri me tash 2019 zoti ia ka dhene demimin shkrimtari tufa po tregon nje histori reale si kelyshet e ktij vendi nhmga saliu nano ruci meta rama basha veliaj tahiri e te tjere pas tyre nuk jane vecse kelyshet e konunisteve qe mbajne peng nje popull te tere po nuk eshte vec faji i tyre sepse te ky popull ka hyre thelle virusi komunist edge sh e veshtire me u sherue ai eshte si tumor po tumor i kuq qe don skarifica te medha nga njerez si tufa qe po tregin sa rrende eshte populli shqiptar i semure me kte virus qe akoma kta kelysha shpresoj zoti ti hek sa me shpejt nga ky truall kta kelysha posht tumori i kuq komunist rrofte demokracia reale ne wu e usa

    1. Rrufeja says:

      Shkodran…a je malazez a serb?

      1. albert says:

        Serb dhe malazeze jane komunistet te cilet e dekoruan antishqiptarin Aleksandar Rankoviq me urdherin “Ylli Partizan”, kl.l .

    2. ec aty says:

      Ne jemi 95% e shqiptareve dhe ja u shkerdhejme racen tuaj te ndyre antishqiptare, o fashist i ndyre!
      Populli shqiptar perparoi dhe lulezoi si kurre ne histori kur ne pushtet erdhen bijte e tij me te mire, KOMUNISTET! Fatkeqesia e tij erdhi kur rastesisht ne pushtet erdhen PLEHRAT fashisto-kolaboracioniste, qe dolen nga brimat e hales ku ishin strukur. Popullin shqiptar e gjeti e keqja dhe semundja nga kjo race e felliqur, qe historikisht mban ere te keqe. Por koha juaj o zvarranike te historise ka perfunduar. Shanci juaj i vetem eshte te hani mut gjate gjithe historise ?

      1. Komunist i Penduar Thellë says:

        Or ti qe ecen aty dhe pastaj ndalon se nuk ke ku te shkosh, po ti po je kaq i sigurte qe “juve” jeni 95% e shqiptareve, o burra hidhu se pa tjeter fiton ndonje gje. Apo ate 95% e ke qe nga koha e votimeve te komunisteve, ato votimet e lira dhe demokratike, e di vete ti me police ke dera e qendres se votimit.

  12. Kolona says:

    Ky Lapordha në shkrimin e tij e mbron kaqe shumë tufën sa ska ku të vejë me. Një shkrimtar i mirë sipas tij, por kurrë ky palo shkrrimetar nuk mund të jetë një analist i mirë i një kohe qe nuk e ka jetuar. Tufa është agjent serb o Lapordha dhe rus i atyre që duan ta zhdukin kombin tonë dhe Ti e mbron si çun teze që e ke. Turp për ty njerëzit me të drejtë humbasin çdo konsideratë për ty

  13. Nik says:

    Lapardhaja ka vendosur njè “ish” pèrpara kèshtu justifikon tè gjith ata qè kritikuan tufèn pèr mènyrèn se si e ka trajtuar luftèn e II tè botèrore fajet ose krimet e partizanève dhe gjer kètu nuk ka asgjè tè keqe pèr vet faktin se shumè vende e kanè kryer kètè hap.Mendimi im personal se institute tè kèsaj kategorie pèrkeqèsojn mardhènjet ndèrmjet publikut por edhe ndaj familjeve tè 28 mij dèshmorève dhe partizan por mè rèndèsishmja mbetet rasti i viktimave nga ana partizane dhe familjet e tyre,shtrohet pyetja si zgjidhet?Kèto probleme janè shumè sensibilizuese ndaj masave do tè thot qè ende prushi i luftès èshtè ndezur prandaj do tè ishte mir tè formohej njè komision parlamentar ose historianèsh tè cilèt hapnin arkivat ti studjonin dhe me maturi vendosnin mbi ngjarjet dhe krimet qè supozohen.
    Kam parasysh nè muajin mars gazeta italiane repubblica zbuluan dhe botuan lajmin se shteti gjerman paguan ende pension ish oficerève SS qè janè tè kèrkuar nga shtete evropiane pèr krime .

  14. PIRDHSESHFRYHESH says:

    elegji per tufen ke shkruar sikur te jete i dyti mbas Kadarese..por asnje fakt per te demostruar qe tufa ka te drejte e te tjeret gabohen…po qe shkrimtar le te beje shkrimtarin e jo historianin…pordhe syfyri

  15. e verteta says:

    Ky i njoranti beracak na qenka bere dhe recezent libri,por dhe kritik arti i kategorise se pare.Te levdosh tufen per prodhimtari artistike eshte si te levdosh ballistet qe i bene rezistence me arme ne dore gjermaneve e vrane disa mijra prej tyre.Jeni kthyer ne qesharak te neveritshem.Nuk e kuptoni dot se Lufta antifashiste eshte nje epope qe nderon gjithe shqiptaret ,eshte tjeter gje regjimi qe u vendos pas perfundimit te saj.Me nje fjale doni te lani mutin tuaj ballisto zogist me shurre,por jeni skalitur fort ne analet e historise si tradhetare te kombit

    1. ca po thua says:

      Regjimi qe u vendos pas Luftes, eshte nje epoke edhe me e lavdishme se sa vete Lufta!
      Zhvillimi dhe perparimi i shqiptareve ne kohen e Pushtetit Popullor (1945 – 1990) eshte i jashtezakonshem dhe i pakrahasueshem me cdo periudhe tjeter te historise, do apo s’do ti, ai, ajo, ata, ato apo kushdo!

      1. Komunist i Penduar Thellë says:

        Ti qe po habitesh cfare po thote ai/ajo a e ke me verte e ke ti qe 1945 – 1990 eshte i jashtezakonshem dhe i pakrahasueshem? A ma shpiegon pak atehere perse shqiptaret moren malet e detet qe te zhdukeshin sa me pare nga ato gjerat e jashtezakonshme dhe te pakrahasueshme. E mer ti, juve ju ka mbet kafka plot me mutin e Enverit dhe nuk ju ka dale akoma hashashi.

  16. Naimi says:

    Te gjithe komentuesit nuk duhet te trishtohen nga anomalite mentale te soj e sorrollopeve si tufa me lapardhate.
    Per mendimin tim nuk ia vlen tu kushtosh shume vemendje ketyre shembelltyrave agresive ballisto zogiste.
    Populli di ti vleresoje te gjithe e tu vere qylafin ne koke.
    Ata jene bere nje shporte karavidhesh.Portretin ua ka bere mire i madhi Shefqet Musaraj me Epopene e Ballit Kombetar. Perse merziteni,lerini te lehin se edhe si zagare nuk e kryejne detyren se nuk nxierin asnje lloj gjahu.
    Mua me ben pershtypje fakti qe ky Lapardhaja ma ben tufen nje shkrimtar te madh, e cuditshme.Eshte per te qeshur.vperat e tufes me kujtojne perrallat e Andersenit e sidomos ajo e mbretit lakuriq ku te gjithe shikonin mbretin lakuriq,por ai i mjeri e dinte veten te veshur.Edhe tufa me lapardhane i bejne qefin vetes me veprat madheshtore te padukshe,vertet per te qeshur.Prandaj dhe jane KARAVIDHE.
    Historise qe ka vulosur populli keta lapanjoze me nder jush i hane m…in .Keta plehra gjithmone hisoria do ti hedhe ne koshin e mbeturinave ashtu sic dhe i ka hedhur.

  17. Kasemi says:

    Po nxjerr Laperdhaja laperdhira nga goja. Agroni eshte vertete prozator i talentuar dhe do ishte ne nderin e tij te qendronte vetem ne pozicionin e letrarit. Vertete qe Kadareja e vleresuar romanin e tij “Dueli” si nga me te miret e postkomunizmit, por, me sa kam mesuar, me vone edhe Kadarese iu zverdh Tufa me karakterin e tij.

  18. po kush e rruan per kete llumin ore, kush e ka ne rrefene kete tufen e zhulit ore?
    pa qenkan trembur enveristet ?? o Mero pse boton gomarlleqe mo ???

    enveristeve as u rruhet fare nga malokeria.

    1. Komunist i Penduar Thellë says:

      Tamam, enveristeve nuk u rruhet më, se u ka rene leshte me kohe.

  19. Peço says:

    Ore shokë të dashur komunist, do më bëjë nder ndonjëri nga ju për nesër në mëngjes, t’më zërë një radhë tek qumshti, sepse do shkoj deri në qytetin Stalin, ti çojë vajzës që kam martuar nja dy palë brekë, që mezi i gjeta me mik tek dyqani i Naxhijes në Mangalem? Mos harroni, nesër kemi dhe format e edukimit, na kanë dhënë të konspektojmë kapitullin e luftës së kllasave, në veprën…., eh, kjo e uruar moshë…harrojmë nashi… në cilën vepër është kapitulli i luftës së klasave moj Shaqe?

  20. Haka Tekizoti says:

    Epo, erdhi koha të gjenden ca halabakë t’i quajnë fundërinat të talentuara!…

  21. DRENICA E KUQE says:

    Enveri dhe enveristet jane vlera e Shqiperise dhe e popullit shqiptar… Agron Tufat dhe Udbash Leshat le t’i bejne qejf veti edhe naj dite!…

    DRENICA E KUQE

    1. ... says:

      Bravo Niti prej Drenice, koqe ngele gjithe jeten.

  22. pena says:

    Nese eshte e vertete se ky Tufaku paska hyre ne eliten e njerezve te letrave te vendit tone atehere paska mbaruar gjithcka ketu tek ne ,.Po ky debili Tufaku nuk ka as nivelin e nje gjymnazisti te dikurshem ne fushen e letrave Eshte injorance te flasesh per nje njeri qe nuk e njeh Dijeni pra se ky eshte nga fshati Sohodoll i Dibres qe historikisht shquhet se ka SPIUNA dhe GOMERE Eka ne gen spiunimin po ashtu dhe te pallurit ne hava.

  23. zak says:

    Sa te lumtur duhet te jene ruset, serbet e greket te cilet jane jo dashamires te shqiptareve qe u gjet nje kauz e re per ti perçare shqiptaret! Bravo Agron Tufa!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje