Pronari Albanian College Tirana (ACT), Astrit Veliaj, kërcënon nxënësit se do t'i “burgosë” në sallën e biblotekës derisa prindërit të paguajnë

17 Prill 2019, 17:28Sociale TEMA
Pronari Albanian College Tirana (ACT), Astrit Veliaj, kërcënon

 

Më shume se 150 prindër të femijëve që frekuentojnë shkollën Albanian College Tirana (ACT) në Tiranë dhe Durrës  janë vënë nën presionin e pronarit të kësaj shkolle për të parapaguar tarifat e shkollimit të fëmijëve.

Për të kryer pagesat, prindërit kanë kërkuar pajisjen me fatura tatimore, por pornari i shkolës nuk pranon.

Konflikti ka avancuar ndjeshëm mes prindërve që kërojnë që shkolla të lëshojë një faturë tatimore për pagesat e pretenduara, dhe pronarit të shkollës, Astrit Veliaj, që ka arritur deri aty sa të kërcënojë prindërit se nëse pagesa nuk kryhet deri në datë 18/04/2019, femijet do të nxirren nga mësimi dhe do të “burgosen” ne biblotekën e shkollës, deri sa prindërit t’i marrin nga shkolla, për të mos i sjellë më në ditët në vijim.

Një pjesë e prindërve, të detyruar nga presioni që Veliaj po ushtron te fëmijët, janë detyruar të paguajnë pa faturë, vetëm e vetëm që fëmija i tyre mos të dhunohet psikologjikisht nga ish-deputeti i PD.

Gazeta disponon një korenspodencë me emaile mes pronarit të shkollës dhe prindërve rreth kësaj situate, e cila duket anormale dhe prek në thelb të drejtat e fëmijëve dhe heqjen e lirisë së tyre nga pronari i shkollës, si dhe imponon një mënyrë të paligjshme të pagimit të tarifave shkollore.

Prindërit po bëjnë përpjekje të vënë në dijeni Ministrinë e Arsimit, si organi që është i ngarkuar nga ligji për licensimin dhe kontrollin e institucioneve arsimor, si dhe organet tatimore, të cilat duhet të inspektojnë të gjithë veprimtarinë financiare të personit juridik UFO shpk, pasi paligjshmërinë e kanë të ulur këmbë kryq në shkollën Albanian College Tirana (ACT) te Zogu i Zi.

Kjo sjellje e pronarit të shkollës, i cili arsimimin për vete nuk e ka patur prioritet, ka revoltuar të gjithë prindërit, të cilët në shumicë mund të marrin vendimin për t’i hequr fëmijët nga ajo shkollë.

 

84 komente në “Pronari Albanian College Tirana (ACT), Astrit Veliaj, kërcënon nxënësit se do t’i “burgosë” në sallën e biblotekës derisa prindërit të paguajnë”

  1. Daniela says:

    Ky kokebolja ka rritur per cdo vit tarifen; jo IB, jo makina llogaritese, nja 800 euro extra pertej pagesave vjetore.
    Stafet aktuale Jane fare inkompetente. I mbajti te miret vitin e pare te krijimit, pastaj mori funderrina.
    Nuk ka bashkerrugetim te programeve mesimore.
    Matuni mire per te cuar femijet atje; eshte harxhim i pajustifikuar. Une do t’i heq te dy femijet kete vit.

    1. Leo says:

      Nuk kam asnje respekt per Astrit Veline por ne cilin vend te botes mund te marresh nje sherbim pa e paguar. Ky email eshte gjeja me normale dhe lajmi eshte qartesisht gjobevenie

      1. Lola says:

        Ti Mos fol se nuk kercenojne kalamanin tat se do beje namin nese e jetoje kete shantazh te turpshem

  2. Titi pa diplome says:

    Kjo eshte e turpshme! funksionojne ketu institucionet shteterore apo flene gjume?

  3. Bujar says:

    Z.Astrit Veliaj, ose çdokush që fshihet pas tij, të mbajë fjalën që u dha prindërve të ACD për pajisjen me kontratë deri në përfundimin e studimeve të një nxënësi për të gjithë sistemin 12 vjeçar. Çëshja nuk është kaq e thjeshtë, se nuk është vetëm problemi i një fature tatimore. Shkolla ose ACT, aktualisht po ndjek një politikë gllabëruese e grabitqare me ngritjen e çmimeve pa kriter, pa transparencë dhe në mënyrë të paparashikueshme nga familjet, të cilat kanë të drejtën të dinë e të llogarosin se sa u kushton arsimimi i fëmijëve të tyre në këtë shkollë. Bëj me dije opinionin se AC aplikon sistemin IB që është krejt i ndryshëm nga sistemi shkollor shqiptar, ku një nxënës e ka të vështirë e në mos të pamundur shkëputjen nga ky sistem, për të ndjekur më pas studimet në sistemin arsimor shqiptar. Imagjinoni sesi mund të vazhdojë një familje të arsimojë fëmijën e tij në këtë shkollë, kur nuk e din sesa i kushton dhe sa do ti kushtojë në vitet në vazhdim. Në vijim të kërkesës së prindërve, Z.Astrit Veliaj ka premtuar në një mbledhje me ta se do të përpilojë kontratat për çdo nxënës për të gjithë sistemin shkollor, ndërkohë që deri dje bëhej vetëm kontratë njëvjeçare. Ky premtim nuk po mbahet nga ana e z.Veliaj dhe tashmë ai kërkon dhe pagesën e këstit të tretë, por që është refuzuar me të drejtë nga prindërit deri në momentin e përpilimit të kontratës së famshme. Në lidhje me këtë ACD dhe ACT u ka nisur me email prinërve një kërkesë për pagesën e këstit të tretë duke kërcënuar se nga data 18.04.2018 fëmija që nuk paguan do veçohet nga të tjerët dhe nuk do marrë shërbimin e duhur. Zoti Veliaj as mos ta çojë nëpër mend këtë veprim, në të kundërt do përballet me pasojat ligjore!

  4. Eda says:

    E tmerrshme!
    Si guxon te kercenoje prinderit qe paguajne kaq shume para se do ua lere femijet pa mesim?
    E per cfare? Se nuk leshon fature tatimore?
    Ketu po nuk morre kuponin tatimor, nuk duhet te paguash! Keshtu e thote ligji! Kur nuk e pret kuponin tatimor per nje shishe qumesht merr gjobe!
    Per mijera euro te paguara per shkollimin e femijeve nuk leshin fature?
    Ku dreqin e gjen kete te drejte? A ka shtet e ligj ne kete vend?

  5. Luan123 says:

    Eshte shume e vertet, djali im dhe here te tjera esht mbajtur “peng” ne ambjentet e shkolles madje pa i dhene arsye pse po qendronte. Ka qendruar mbi 5 ore ne zyren e drejtorit dhe ne fund e morrem vesh cfare kishte ndodhur. 5 ore vetem qe ta merrnim ne ne telefon e ti thonim “Do e kryejme pagesen” . Marrezi. Femija im nuk do jet aty vitin tjeter. Institucion i cmendur!

  6. Pedro i ri says:

    pak e ekzagjeruar me duket si lajm

    1. pergjigje says:

      e ekzagjeruar te rri femija 5 ore ne nje zyre te mbyllur pa e ditur prindi kete gje ? nuk mendoj keshtu.

    2. Anna says:

      Albanian College eshte nje shkolle ekselente , femijet qe studiojn aty jane me fat dhe prinderit duhet ti mbeshtesin femijet pasi ne vende te tjera kjo shkolle me licence IB eshte 10 here me e shtenjte.

      1. pergjigje e anes says:

        Ana duhet dhe mbeshtetje nga stafi . Mbeshtetje duke mbajtur femijet peng. Sikur nuk shkon.

      2. moni says:

        Ti qe ben vleresimin per ekselence je gje eksperte moj zonje? Apo bie farefis me Titin e PD-se ?

        1. Aleksander says:

          Po dhe ti qe keput traplliqe nuk je ndonje gje i zgjuar o mone kukaleshi

          1. moni says:

            Sa keq ju vjen nga kritikat mer jahu! Eh mer Sander Mafishja fli qe te rritesh or djale. Me ate rast mbaro dhe shkollen, por te lutem jo tek Albanian College ?

      3. ACT says:

        Nuk më duket fat që një institucion arsimor të ketë kurajon të bëjë presion mbi fëmijët dpd për marrëdhënie financiare që kërkon t’i fshehë. Më thoni si mundet që prindërit t’u thonë fëmijëve respektoni një staf të tillë që kërkon tu grabisë prindërit jashtë çdo limiti duke e ditur që sistemi ku kanë hyrë nuk është më i konvertueshëm me atë shqiptar. Por nuk mund të jetë as IB e pretenduar në një kontratë të lidhur mes palëve. ACT ka shkelur me gjithë këmbët produktin arsimor që po shet dhe për të cilin kërkon të ngrejë edhe çmimin. Dhe sa për dijeni të vogël IB parashikon dy mësues për lëndën, një që shpjegon dhe një që korrigjon, kurse këtu mësuesi i vetëm kryesisht pa libra, vetëm kërkon nga nxënësit gjëra që edhe mund të mos i ketë shpjeguar. Shteti duhet të ndërhyjë fort për kontrollin e cilësisë së mësuesve dhe produktit atsimor që shet kjo shkollë.

        1. Elsa says:

          Dija jote per arsimin , IB dhe marredheniet kontraktuale eshte thjesht idiote!

      4. Rudian says:

        Seriozisht e keni? Cmimi bazohet ne vendin perkates dhe ky eshte teper i lart duke konsideruar qe ndodhen ne Shqiperi.
        Keta po marrin avantazh jo vetem me cmime ekstreme por dhe me faktin qe nuk jepet mesim cilesor ne shkolle.
        Mesa duket iu ka derguar dikush nga institucioni qe nuk eshte cudi ne kete pike.

      5. rudian says:

        Haha, nuk besoj se e keni seriozisht, apo jo?
        Cmimet bazohen ne vendin perkates dhe per nje vend si Shqiperia, jane teper te larta. Krahasimi me vendet e tjera ska logjike ne kete rast.
        Duke konsideruar menyren se si marrin avantazh jo vetem nepermjet cmimeve ekstreme por dhe nepermjet mesimdhenies jocilesore, komenti juaj duket si i manipuluar nga te tjere.

      6. Prind says:

        Jill is from the suburbs of Cleveland, Ohio in the United States. She discovered her love for travel in college and has been teaching overseas since she graduated from Bluffton University in 2009. She has a Bachelor’s Degree in Early Childhood Education and Reading and a Masters Degree from Concordia University in Curriculum and Instruction.

        This will be Jill’s third country to teach internationally in and her fourth international school. She spent 6 years teaching in La Paz, Bolivia and 4 years in Doha, Qatar. She has taught Kindergarten, Grade 3 and Grade 5 and through this has discovered her joy for teaching the early years. Jill has taught many curriculums including Common Core, Play Based and most recently IB PYP. Jill’s aim is for all students to feel welcomed as valued members of the classroom community through morning meetings, character building lessons and developing the IB learner profiles.

        Jill will be moving to Albania with her husband Lucas who will also be teaching at the school and her son Leo who will be turning 1 in August. They are expecting their second child this October. As a family they are very excited to explore a new part of the world and to get the opportunity to learn about the Albanian culture.

        Jill Intagliata

        Jill është nga rrethinat e Cleveland, Ohio në Shtetet e Bashkuara. Ajo zbuloi dashurinë e saj për të udhëtuar në kolegj dhe ka dhënë mësim jashtë vendit që kur ka diplomuar në Universitetin Bluffton në vitin 2009. Ajo ka një diplomë Bachelor në Edukim per Ciklin Parashkollor dhe Letersi dhe një Diplomë Master nga Universiteti Concordia per Kurrikulat dhe Udhezime.

        Ky do të jetë vendi i tretë i Jill qe jep mësim jashte vendit dhe shkolla katërt ndërkombëtare. Ajo kaloi 6 vjet mësimdhënie në La Paz, Bolivi dhe 4 vjet në Doha, Katar. Ajo ka dhene mesim ne Ciklin Parashkollor, Klasa 3 dhe Klasa 5 dhe përmes kësaj ka zbuluar sa e lumturon mesimdhenia ne ciklin parashkollor.. Jill ka dhene mesim mbi shume kurrikula, mesimdhenie dhe se fundmi IB PYP. Qëllimi i Jill është që të gjithë studentët të ndjehen të mirëpritur si anëtarë me vlerë të komunitetit të klasë përmes takimeve në mëngjes, mësimeve mbi ndërtimin e karakterit dhe zhvillimit të profileve të nxënësve IB.

        Jill do të lëvizë në Shqipëri me bashkëshortin e saj Lucas, i cili gjithashtu do të jap mesim në shkollë dhe Leon, djalin e saj, i cili feston nje vjetorin ne muajin gusht. Ata jane ne pritje te fëmijës se tyre të dytë këtë tetor. Ata janë shumë të ngazëllyer për të eksploruar një pjesë të re të botës dhe për mundësinë për të mësuar rreth kulturës shqiptare (marre nga faqja zyrtare e Albanian College Durres ne FB)

        Ky eshte prezantimi per nje nga mesueset qe do i bashkohet ACD ne 1 shtator 2019. Femijet te cileve do i bie shorti te zhvillojne mesim me mesuesen 9 muajshe shtatzene do te mesojne e luajne me te vetem nje muaj, e do te presin qe ajo te rikthehet pas lejes se lindjes. Prinderit do te paguajne 4 000 000 euro ne vit, per edukimin e femijeve te tyre ne grupin e saj.
        ACD eshte shume i lumtur qe Jill me eksperiencen e saj shumevjecare do i bashkohet kolegjit. Por nje pjese e eksperiences se saj shumevjecare, sic shprehen drejtuesit e kolegjit, nuk perkon me edukimin dhe diplomat qe ajo mban. “Mesuese ne klasen e 3 dhe te 5”, nderkohe “e diplomuar BA ne ciklin parashkollor dhe master ne kurrikula dhe udhezime”.

        Kolegjit ACD do i bashkohet edhe bashkeshorti i saj, i cili ka diplome BA ne biznes dhe marketing, i diplomuar pas 6 vitesh me master ne mesimdhenie (per me teper shihni prezantimin e tij ne faqen e FB te ACD) me eksperience -mesues i klases 1 dhe 2.
        Prinderit e femijeve te klases 1ose 2, do te paguajne per vitin akademik 2019-2020 nje shume prej 6 800 000 euro, qe biznesmeni ti mesoje gjuhen, matematiken, shkencat dhe shoqerine femijeve te tyre.

        A ka mundesi te beni nje krahasim te cv te mesueseve qe zhvillojne mesimdhenie ne ato kolegje IB jashte, qe jane “10 here me te shtrenjte” A mund te na ndriconi edhe me standartet e ketyre vendeve? A mund te na vini me dispozicion info mbi mjediset e ketyre shkollave? Po te kartes se performances se tyre?

      7. Shpetim says:

        Nuk e di sa dijeni keni ju Zonje apo Zonjushe, pi ne Hungari kistoja e kesaj shkolle eshte 5.500euro/vit, pra shume me pak se jetu. Ne Milano, eshte 21.000euro ne vit, por duhet te jeni paradysh nivelin e jeteses ne Milano dhe ate jetu tek ne!

      8. Eskperience nga ACTja says:

        Besoj se je pjese e stafit pasi po ben vetem lajka per shkollen dhe spo thua asnje gje te vertet…. mbi te gjitha ku eshte pare qe i behet presion femijes ne shkolle private qe paguan nga 8000 e ca euro a thu se i gjejn njerezit ne rrug ato lek, e dyta per ceshtje tarife mund te gjendej nje menyre komunikimi dpd me prindin dhe jo nepermjet femijes… gjithsesi e prisja dhe kete nga ACT-ja… dhe persa i perket pjeses se IB-se cudi se si e moren licensen per nje vit kur ka shkolla te tjera ne tiran qe per 4 vite mezi e kane marr….

      9. ACTJA says:

        ti besoj se je pjese e stafit se mesa lexova ke thene vetem lajka dhe asgje te vertet per ate shkolle….eshte per te ardhur shume keq qe femijet behen pjese e presionit psikologjik nga njerez qe as qe jane te kualifikuar per tu quajtur mesues fundja fundit kjo gje mund te zgjidhej duke gjetur nje rruge komunikimi te perbashket me prindin dhe jo duke pershir femijet….te flliqesh me 8000 euro (nuk po flas per pagesat e tjera te “rendesishme” si makina llogaritese qe ben nja 350 euro)vetem ketu kam pare…. persa i perket pjeses se diplomes IB eshte pak e cuditshme se si ACTja e mori licensen per 1 vit kur shkollat e tjera mezi e kane marr per 4 vite….gjithsesi keto lloj gjerash priten nga ACTja skam ca te them tjeter perves se me vjen me vjen shume shume keq per femijet dhe per prinderit qe i kane cuar te kjo shkolle per “mire”

      10. MEK says:

        Ku mendon se qendron ekselenca e kesaj shkolle kur nga studentet qe diplohen kete vit vetem 2-4 nga 24 studente do pajisen me diplome IB, pra 8-16% e tyre, nderkohe qe ne kolegjet IB ne europe te diplomuarit arrijne ne 80%. Po te jap fakt tjeter per “ekselencen” e kesaj shkolle. Ne klasen e nente mesuesi i fizikes jep dhe kimi, dhe kur nuk kupton as ai vete ato qe duhet te shpjegoje therret ne ndihme nje mesues kimie. Kjo ndodhte dikur ne zonat e thella malore ne shqiperi! Shkolla 10 here me te shtrenjta mund te kete por cmimet e shkollave IB ne rajon nuk jane me te larta dhe ne angli ku jane shkollat me te shtrenjta ne europe cmimet fillojne nga dyfishi i ACT.

      11. Anna e dashur says:

        Çmimi bazohet ne standartin e vendit perkates.
        Çmimi arsyetohet dhe mirekuptohet kur ke stafin e kualifikuar.
        Çmimi pranohet kur ke infrastrukturen e duhur per liçensen qe ke.
        Ska te krahasuar me shkollat e niveleve Ib ne rajon , as me ate te Tivatit ne Mal te Zi.

    3. Lola says:

      Pedro – Astrit vete i ke cuar emailet.

  7. prind says:

    Ketu duhet te nderhyje urgjentisht shteti, ministria e finances por dhe policia.
    Si guxon ky ndyresire, ky koker injoranti dhe dergon keto imaile kercenuese dhe ofenduese te prinderit.
    Megjithate ky idiot eshte thjesht nje vegel, pasi pronaret e vertete te kesaj shkolle me cmime katastrofike jane Argita Berisha dhe Fatmir Mediu.
    Me e keqja eshte se si puna e kesaj shkolle jane dhe te tjera qe nuk plotesojne as kushtet me minimale per ate pagese qe kryhet

  8. Titi ore plere says:

    Eshte absurde te paguash nje shume te majme e ne fund te ta kthejne keshtu. Ky njeri duhet burgosur e duhet gjobitur, por politika sot ka vetem korrupsion e asgje tjeter. Njohin titin ata si deputet, e si hapin probleme.

    Kete vit kjo shkolle ka rritur tarifimin me 50% per nxenesit e fillores duke shkuar ne 8000 euro cmimi i fillores, i barazuar me ate te gjimnazit. Kjo eshte vjedhje kur kushtet nuk kane ndryshuar. Rriten cmimet ne vitin 2016 sepse do te benin nje pishine, por ishin te gjitha mashtrimet e zotit Astrit. Ai vjedh dhe pasurohet nga klientet e tij.

    Jo vetem titi, por dhe mesuesit abuzojne ndaj nxenesve. Mos te harrojme qe ne vitin 2017 u pushua nga puna nje mesues sepse ka pas nje marredhenie me nje nxenese kur ka pas punuar ne US. Ja pra, c’lloj stafi pedofil dhe abuzues mban kjo shkolle. Kur kercenimet jan prioritet, ndersa te mesuarit eshte vetem abuzim psikologjik i nxenesve. Ku mesuesi i kimise i uron vdekjen nje nxenesi, ndersa nje mesues tjeter shan “Motherfucker” ne mes te klases.

    Por ja qe ministria arsimit nuk kontrollon keto insitutcion, qe flasin vetem se viti i trete do te deshtoj, ne vend qe ti inkurajoj. Mesuesit i thone nxenesve tere kohes se do ngelin, pa i ndihmuar per te kaluar. Kjo eshte dhune psikologjike dhe shteti duhet te ushtroje force urgjente ne kete shkolle.

    TURP ASTRIT!

  9. TERROR! says:

    Shyqyr qe po ben buj ky lajm se djali im i vogel ka ardhur duke qare ne shtepi para ca ditesh sepse e kishin mbajtur ne zyre te kycur. Ai esht ne fillore dhe ishte i terrorizuar. Keta jane kafsha. Duan vetem leke e nuk i intereson femija. Mos beni gabim ti lini femijet ne kete insitucion qe drejtohet nga keta lloj kafshesh!

  10. Adi93 says:

    kam hapur nje biznes timin qe quhet “Myride.al”, ju lutem gazeta Tema si mund te gjejme nje menyre per te kontaktuar, pasi dua ta reklamoj tek ju. Faleminderit, Respekt✌️

  11. mmm says:

    Ju njerzit e ndershem kliente te ketij institucioni qe flisni marrezi, jeni dele dhe po perdoreni ne menyre qesharake nga nje grup i vogel prinderish qe per te fituar shkollim pa para ne shkolle konkurrente me ACT jeni te gatshem te beni cdo lloj gjeje e te njollosin nje institucion nga te vetmit qe bejne arsim korrekt ne kete shtet. Turp t’ju vije per shembullin qe i jepni femijeve tuaj, po ka ardhu koha e zuzareve dhe e maskarejve.

    1. Eri says:

      Ty te te vije turp se ne nuk jemi legena si vipat dhe deputetet qe nuk paguajne te ACT!

    2. Eri B. says:

      Jam nje nga prinderit e ketyre femijeve. Dhe ne u kemi paguar nje më një detyrimet tona, madje edhe para afatit e nuk të lejoj të ofendosh këta prindër të lënduar, kur shkolla nuk është korrekte dhe fëmijët tanë keqtrajtohen nga disa mësues të paaftë me mënyra harbute dhe arrogante duke i ofenduar në mënyra të ndryshme ndërkohë që nuk kemi ku të ankohemi sepse stafi drejtues ka krujuar klanin e vetë, ne nuk kemi fëmijë dele e bagëti që ti lëshojmë në mëshirë të fatit, por po paguajmë me djesë e me gjak që fëmijët tanë të dalin në jetë të përgatitur dhe jo të dhunuar siç kanë bërë deri më sot këta palaço që mendojnë se do bëjmë sehir. E riperseris, ne kemi paguar gjithmon para afatit dhe këtë gjë do ta vërtetojmë publikisht e do i shkojmë deri në fund kësaj padrejtësie, por fatura kurrë nuk kemi marrë. Dhe turp kush komenton në favor të ketyre hajdutëve dhe “gangsterrave” politikan, me siguri janë ushtarët e tyre…

  12. Anila says:

    Kjo eshte nje tymnaje qe ngrihet mbi nje biznesmen teper korrekt ne te gjitha detyrimet e tij, ne te gjitha bizneset e tij ndaj te tjereve.

    1. pergjigje says:

      Anila, me vjen keq po aktrimi nuk qenka pika jote e forte. Coje femijen tend te rri me ore te tera ne nje dhome te mbyllur sic ndejti i imi dhe flasim prap bashk.

      1. Kot Ja Futa says:

        Duartokitje per pergjigjen paardhese.

    2. Mario says:

      Ana, Anila… Ej me shume imagjinate ne gjetje pseudonimesh. Por meqe jeni dhe ju ekselente nuk shkoni dot pertej limitit tuaj… Te paguash gjithe ate shume parash dhe mos pajisesh as me kupon tatimor??? Seriozisht, kete quani ju serioizitet???

  13. Alban says:

    Fajin e kane prinderit qe cojne femijet ne universitetin e ketij matrapazit, qe s’la toke e ndertesa pa vjedhur e hap universitet kioska.

  14. MATO I CMENDUR says:

    JU LUTEM PUBLIKONI KOMENTET PARARDHESE

  15. Roberto says:

    Mos pagiani asnje lek per ish shoferin e pa shkolle Astrit Veliaj. Ky ka mbeshtetjen e politikaneve te PD dhe ne mos u gabofsha luan me leket e hajdutit Genc Ruli si dhe te disa te tjerve.Edhe Saliut ja lyen qerren se deputet injorant si ky nuk kam pare ndonjehere Nuk ka patur breke ne bythe e tani kapardiset si gjeli maje plehut neper hotele me 5 yje ne bregdet fundjavave.

  16. Anila 2008 says:

    Kjo eshte nje tymnaje qe ngrihet mbi nje biznesmen teper korrekt ne te gjitha detyrimet e tij, ne te gjitha bizneset e tij ndaj te tjereve.
    Pseudo pretendimet per gjoja mosdhenie fature tatimore jane te turpshme.
    Edhe zmadhimet per dhune psikologjike.
    Sajesa pasi nuk zbatojne kontraten qe kane firmosur vete: detyrimet ligjore per te marre sherbimin si ne cdo rast tjeter.

    1. pergjigje 2 says:

      Jam dakord po duhet te komunikohet prindi dhe te vi ai ne ambjente e jo te mbahet femija peng. Turp qe je dhe grua dhe thua keto gjera. Pff

      1. Mashtrimi ben fuqine ne Shqiperi says:

        Po c’flisni o njerez me mbajtje femijesh peng! Cfare te beje sipas teje, kur ti nuk denjon te respektosh afatet e pageses, je dy jave me vonese nga deadline, te ta nxjerre ne rruge?! Pastaj boll genjyet o njerez, se jo per gje po data 18 prill eshte neser, keshtu qe nuk ta ka mbajtur njeri femijen… ENDE. Nqs kestin e dyte nuk e ka paguar dhe te ka ndodhur kjo gje, atehere gjeje gabim te vetja.
        Sa per pronarin e shkolles nuk kam ndonje konsiderate, por nga shkolla jam shume i kenaqur, e shoh progresin dite per dite te femija im.

        1. Drini says:

          Mos te pranoje femijen ne shkolle ne rast se kesti nuk paguhet brenda afatit te caktuar. Shkurt, qarte, thjesht. Filozofi shume e veshtire per t’u aplikuar, sidomos kur big shefi eshte me profesion…….. Cfare profesioni dhe arsimi ka big shefi ore????

    2. Roberto says:

      Anila une e kam njohur personalisht vite me pare kete legen dhe asnjehere nuk me ka pelqyer. Mund te them se eshte injorant me shkolle(pa shkolle ne fakt se diplomat i merr kur te duash). Dua ti them Lul Bashes dhe te tjerve qe Astrit Veliaj eshte nje oligark i vertete qe pastron leket e kupoles se PD me shkolla e universitete por i pa shkolluar dhe injorant ne vetvehte.

    3. rudian says:

      Zmadhime per dhune psikologjike thoni?
      Nuk eshte normale te vij femija ne shtepi duke qare per ceshtje qe nuk flitet dot me ta. (pagesat)
      Nuk eshte normale te mos inkurajohen femijet e t’i thuhet ne menyre konstante qe do “deshtojne”.
      Nuk eshte normale te shahet para tyre se jane mesues e ka nje kufi midis mesuesit dhe nxenesve.
      Mos flisni pa patur ndonje baze.

  17. Latif Dreqi says:

    Po se jane prinderit parelinj mire ua ben..po dergohet femija ne ate palo shkolle…ku mesuan prinderit vete neper kolegje..apo nw shkollat qe ngriti ai merhumi…Une tek ufot e astrit velise as shurren nuk bej.

  18. Kot ja Futa says:

    Kjo shkolle po na nxjerr duarsh.

  19. Eri123 says:

    A ka dy makina te zeza ky pronari o zemra?

    1. makina titit says:

      ka nje wolkswagen dhe futet brenda shkolles, teksa qendron ulur prapa ne sedilje si bos.

      bosi pordhes o zemra, se me e kap shteti me xhama t zinj ja ven gjoben sa detyrimet e nje prindi te acts.

  20. gods plan says:

    zoti astrit ndalo.

    kaq ishte koha qe ti te vjedhesh. shtet vepro!

  21. QatoPrint says:

    U detyrova ti largoja vajzat nga shkolle se cmimet u ben tejet te kripura. Marrezi.
    Per ju qe jeni ne shtepi tani e po lexoni komentet e ketij lajmi, na vizitoni ne laprake per stampime, postera, etj.

    1. LindaB says:

      Marsela zemer, si ke qen?

  22. Saliu says:

    Po te cosh femijen ne shkoll qe e drejton ky “njeri” normale qe kete te keqe do gjesh.

  23. zemer says:

    Cmimi i kesaj shkolle, TIS dhe WAT jane cmime sikur po i con femijet ne Dubai ne shkollat me elitare. Shqiperi hesapi

  24. Jam Davidi says:

    te fala david shipleyt

  25. Pa shprese says:

    Kane shume te drejte ata qe fajesojne prinderit qe shkollojne femijet ne keto shkolla! Por mesiguri kam bindjen qe keto ‘opinioniste’ ose nuk jane prinder ose nuk kane shume kerkesa per femijet e tyre! Nje pjese e mire e prinderve qe kam patur fatin te takoj gjate dy viteve ne kete shkolle jane intelektuale dhe me prioritetin primar shkollimin dhe edukimin e femijeve te tyre. Sigurisht qe ka edhe kategori te tjera, por ato fatkeqesisht gjenden Kudo! Rritja e cmimeve per studentet ekzistues te shkolles eshte nje shkelje ne disa nivele! Kush na siguron ne kete pike qe vitin tjeter nuk rriten serisht Cmimet?!?!? Por jetojme ne Shqiperi, vendi ku per vite tashme halabaket dhe te pashkolluarit drejtojne politikat e vendit, dhe u vene kushte pjeses tjeter per rregullat baze te jetes! Mirenjohje per te gjithe ata qe nuk i nenshtrohen pseudo biznesmeneve te sotem!

  26. rrema says:

    JA KETA JANE KRIMINELAT E SALIUT QE MARRIN FEMIJE PENG…..
    NUK E KUPTOJ SI E LEJON AMBASADA AMERIKANE QE KY INSTITUCJON TE MBAJE EMRIN E AMERIKES……

  27. Jadot says:

    Ahu kush ben TOK nsr sa pertoj

  28. MMMM says:

    GANG GANG WE ALL BROKE

  29. Jel says:

    Eshte e turpshme cfare ka ndodhur! Une nuk do jem me
    pjese e ACT nuk kam me asnje siguri ne kete si institucion!

  30. bossi acts says:

    astrit uli ato cmime o burr se na e rrujte

  31. anonim says:

    astrit uli ato cmime o burr se na e rrujte

  32. ska shpres shqipria says:

    turp ti vije

  33. keshtu eshte cdo shkolle ne shqiperi se kuptoj pse po e beni kete gje kaq te madhe?Pse nuk flisni per mesuesit ne shkollat publike te cilet jane te korruptuar nga koka tek kembet

  34. ALBAN DEGA says:

    ARRESTOJENI KETE PLEH TE NDYRE E SHANTAZHUES TE PANGOPUR !

    15 vjet burg te rende eshte denimi minimal per nje akt te tille ketu ne SHBA !
    Edhe hajdut edhe shantazhues!
    Cfare pret Ministria e Aresimit per ti hequr legen e mesimdhenies ketij krimineli te vetdedeklaruar e te vetdenoncuar !
    Po Prokuroria !?

  35. Prindi says:

    Po mbyllja unuversitetin ketij morracaku, qe na u be me universitet privat. Bejini dhe vetingun dhe rraseni brenda per evazion fiskal.

  36. Pak e ke says:

    Act ka shumë probleme, saqe një kontroll nga Tatimet, nga Autoriteti i konkurrences, dhe i Ministrise se Arsimit do bente mire te kalonte dhe te shikonte me vemendje. Ky matrapaz që na mashtroi te gjitheve, duke na thene : ja 1200 € ne vit po ju rritet , zere se keni pi nje kafe ne dite.
    Filloi ankesat i shkreti se ishte me humbje dhe biznesi ishte ne rrezik falimentimi.

    1. ? says:

      Dhe tani do falimentoi realisht.

  37. Arsim falas?! says:

    Nje pyetja kam : jep gje universiteti shteteror fature tatimore? Te gjithe japin nje mandat pagese dhe paguan ne banke.
    Ne fakt cmimet duhet te ishin qe ne fillim baraz me shkollat e tjera IB ne bote(perderisa jane certifikuar nga grupe vleresuesish IB) dhe jo kaq lire.
    Kjo eshte perpjekje e nje grupi njerezish te vegjel per te minuar arsimin dhe te ardhmen e nxenesve e qe studiojne ne keto kolegje
    Ky eshte nder te paktat institucione korrekte, dhe i hapur ndaj cdo individi.
    Ku eshte pare qe te jesh ne shkolle private dhe te mos paguash se ste pelqen ndryshim per vitin e ardhshem?!
    Ah po jashte vendit te tregojne deren direkt po nuk permbushe detyrimet. Je i lire te vendosesh nese do tw qendrosh ose jo! As shteti sta ofron arsimin falas…
    Edhe nese do tju thuhej se e keni te falur pagesen prap do kishte ankesa.
    Nuk behet ky vend!

  38. Interesiiii says:

    Afati paska qene date 5 Prill…se mos thote njeri qe kam gati nje muaj qe e sjell femijen falas e vazhdoj ta sjell falas.
    Se ne shtete qe ne minuten e pare kishte dal jashte
    Situate e stisur per interesa personale

  39. Anonim says:

    Fatura e munguar tatimore nuk është problemi i prindërve, mjafton që ta denancojnë. Problemi themelor është niveli i mësimdhënies. Mësuesit e huaj janë të nivelit nën mesatar, aspakt korrekt me nxënësin dhe programin mësimor. Ndërsa stafi administrativ gjithnjë korrekt!

  40. Gjergji says:

    Shkolla eshte private dhe i vendos vete cmimet dhe prinderit kane detyrim te paguajne ose kane zgjedhje te ikin ne nje shkolle tjeter. Cfare ka ketu per ta bere kaq te madhe? Ligjerisht nuk qendron argumenti se shkolla paska abuzuar me cmimet ??. Tentative e paster per ta demtuar imazhin!

    1. lola says:

      Goxha burra e gra qe kane hall mos ulin reputacionin e shkolles e nderkohe nuk mendojne fare se ku shkollojne femijet e tyre. Nuk behet ky popull joooo – vjen nje palo drejtor i huaj dhe keto vemie e shohin ne sy sikur do ju beje femijet me te zgjuar! Harrojne se ate drejtor e paguajne leket e tyre dhe sa ai drejtor duhet ti rrespektoje ata dhe femijet e tyre dhe jo te dergoje pacavure emaile cdo 2 ore me trillime.. Neveri!

  41. ACTJA says:

    ti besoj se je pjese e stafit se mesa lexova ke thene vetem lajka dhe asgje te vertet per ate shkolle….eshte per te ardhur shume keq qe femijet behen pjese e presionit psikologjik nga njerez qe as qe jane te kualifikuar per tu quajtur mesues fundja fundit kjo gje mund te zgjidhej duke gjetur nje rruge komunikimi te perbashket me prindin dhe jo duke pershir femijet….te flliqesh me 8000 euro (nuk po flas per pagesat e tjera te “rendesishme” si makina llogaritese qe ben nja 350 euro)vetem ketu kam pare…. persa i perket pjeses se diplomes IB eshte pak e cuditshme se si ACTja e mori licensen per 1 vit kur shkollat e tjera mezi e kane marr per 4 vite….gjithsesi keto lloj gjerash priten nga ACTja skam ca te them tjeter perves se me vjen me vjen shume keq per femijet dhe per prinderit qe i kane cuar te kjo shkolle per “mire”

  42. who knows says:

    Shkoll kari

  43. Mia says:

    Nje shkolle me vizion per te ardhmen e femijve te sigurt nga diploma qe ofron , por eshte shume larg realitetit.
    Vete profesoret ankohen , nuk jepet mesimi pa libra, lexo ketu lexo atje, sepse librat IB qe ka shkolla nuk jane marre ato te duhurit.Nuk ankohesh dot per dicka se askush ste kthen pergjigje, vetem nje fjali kane ne goje , Une nuk e di Une nuk jam kopetent.Ushqimi i femijve eshte skandaloz, nese femija kerkon me shume i tregojn deren.Kondicioneret spunojn, ftohte ne dimer, vape ne vere.Nuk arrin dot te kontrollosh femijen ne detyra e nesime.Profesori i fizikes, hep edhe fiskulture se ka diplome.Nuk na behen te ditur CV dhe diplomat e profesoreve.Nje shkolle ku vetem Anglishte zyrtare nuk ka si gjuhe.Nese nxenesi ankohet se nuk e kupton nje mesues qe mund te flase me dialektet e tij nga zona ku vjen, eshte problem nxenesi .Po u ankove shkon ne drejtori dhe merr nje mase te mire.Nxenesit e huaj trajtohen me mire se nxenesit Shqiptare.Jam e zhgenjyer nga demagogjia qe me shiti shkolla ne fillim, per te regjistruar femijen tim.Ne nuk jemi Risktaker Z.Velia qe na quajte zotrote.Dhe rritja e cmimit nuk eshte nje kafe 5 euro mengjesi.

  44. Qepë, domate says:

    Ky zotëria di shumë mirë si të ec me biznesin e tij. Sepse mban pa lekë, ose me tarifa të reduktuara, fëmijtë e deputetëve të parlamentit shqiptar dhe jo vetëm të PD, fëmijtë e njerezve të njohur të mediave, fëmijtë e atyre që kanë poste të rëndësishme politike për momentin.
    Prindërit e irrituar nga mos argumentimi i rritjes së tarifave, jo vetëm që nuk kanë më besim tek ky institucion arsimor, por nuk shpresojnë as në rritjen e cilesisë arsimore të këtij institucioni nëpërmjet atij stafi aktual, të cilët, një pjesë e mirë e tyre nuk janë aspak të aftë të ofrojnë një shërbim të mirëfilltë akademik IB.
    Pra të nderuar lexues faturën e pasanikëve te Shqipërisë e paguajnë pjesa tjeter e prindërve, që paguajnë realisht tarifat e Astritit, këtë fakt Zotëria e pranoi vetë ne mbledhjen me prindër.
    Prandaj Astriti në atë mbledhje, pasqyroi realisht sa i pavlerë ishte si person, dhe trajtoi prindërit me një arrogancë të paparë, ofendoi rëndë prindërit të cilët replikuan me një mirësjellje të admirueshme,falë formimit të tyre intelektual, në atë situatë të tensionuar ku Zotëria vetëm i hidhte benzinë zjarrit , prindërit u trajtuan sikur të ishin në Tregun e Fruta-Perimeve.

  45. Dritani says:

    Mire ua bene atriti i UFOS.
    O prinder a keni mend apo jo ??
    dy shkolla serioze dhe me program amerikan dhe qe jane te akrediturar nga USA jane ne Shqiperi.
    TIS dhe AIS.
    E njoh shume mire arsimin ne Shqiperi dhe me gjere sepse kam gjithe jeten me arsim. faleminderit.

    1. The Terminator says:

      Ju si duket punoni tek AIS.

  46. librari says:

    NDIHM NA KAN FUTUR NEE LIBRARI HAJDE NA NXIRRNI

  47. Pano Hallko says:

    Derisa arsimi shqiptar mbeti ne doren e shofereve, qe u bene edhe…”prof.doct”, me e pakta qe mund te ndodhe. Por tek e fundit, MIRË UA BËN!

  48. Eduarda halimaj says:

    Sqarim per te gjithe: te gjithe ata qe shkruajme komente pozitive dhe lepirje fundshpine e fasade ACT jane te dy
    1. Kusherinjte e Pare, te Dyte e te Trete te Astritit dhe gruas te tij;
    2. Vipat shqiptare, deputete te cdo kahu (se ky e mban njeren dore ne byrek e tjetren ne bakllava), drejtora kandidata per prokurora, njerez te administrates e plot uritha qe e ruajne nga gjobat, gazetare lepires e lapangjoxe mediash, pronare OJQsh qe i bejne reklame falas, pronare portalesh qe reklamojne falas!!
    Per te dyja keto kategori ku futen dhe keta funderrinat e komenteve pozitive, paguajme prinderit e tjere qe iu rriten tarifat cdo 2 vjet, sa here shtohen njerez ne listat sa me siper. E keta dreqer shtohen shume?.
    Hajt ti g e ikni paguni te gjithe njesoj o zgrapsa e te shohim pastaj si do ju duken cmimet!
    ZGRROPSA!
    O astrit suksese ne jete vllaaaa!

  49. Eduarda Halimaj says:

    Sqarim per te gjithe: te gjithe ata qe shkruajme komente pozitive dhe lepirje fundshpine e fasade ACT jane te dy
    1. Kusherinjte e Pare, te Dyte e te Trete te Astritit dhe gruas te tij;
    2. Vipat shqiptare, deputete te cdo kahu (se ky e mban njeren dore ne byrek e tjetren ne bakllava), drejtora kandidata per prokurora, njerez te administrates e plot uritha qe e ruajne nga gjobat, gazetare lepires e lapangjoxe mediash, pronare OJQsh qe i bejne reklame falas, pronare portalesh qe reklamojne falas!!
    Per te dyja keto kategori ku futen dhe keta funderrinat e komenteve pozitive, paguajme prinderit e tjere qe iu rriten tarifat cdo 2 vjet, sa here shtohen njerez ne listat sa me siper. E keta dreqer shtohen shume?.
    Hajt ti g e ikni paguni te gjithe njesoj o zgrapsa e te shohim pastaj si do ju duken cmimet!
    ZGRROPSA!
    O astrit suksese ne jete vllaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje