Grupet e reja parlamentare, reagon Soreca: Opozita të dialogojë me deputetët e PD e LSI në parlament, pjesëmarrje në zgjedhjet vendore

18 Prill 2019, 12:10Politika TEMA

Ambasadori i BE në Tirana, Luigi Soreca ka reaguar pas krijimit të grupeve të reja parlamentare të PD dhe LSI.

Soreca ka bërë thirrje për dialog mes opozitës dhe deputetëve të PD dhe LSI që janë brenda parlamentit.

“Pas dialogut mes opozitës brenda dhe jashte kuvendit të dialogohet me qeverinë.

Duam që opozita të dialogojë jo vetëm më palët e veta.

Shpresojmë që opozita do të marrë pjesë në zgjedhje” u shpreh Soreca.

Sipas tij, kërkohet që kjo opozitë e re të shkojë në zgjedhjet lokale dhe të bisedojë me palët e veta.

“Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale.

Duam që kjo opozitë të shkojë në zgjedhjet lokale”, shprehet Soreca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje