Dy studentë italianë janë akuzuar si shkaktarë të zjarrit në një pyll në rajonin e Como-s në Itali dhe janë gjobitur me një shumë prej 13.5 milionë euro.
Dy të rinjtë, 22-vjeçarë po piqnin në zgarë në një pyll në mal, në shtëpinë e stërgjyshit të njërit prej tyre.
Gjoba e rëndë u llogarit dhe u përcaktua bazuar në dëmet e shkaktuara nga zjarri.
Një nga studentët u shpreh për mediet italiane se ata po bëhen “dash kurbani” për një zjarr që sipas tij në fakt nuk shpjegohet.
“Ne jemi viktima të vërteta kësaj historie. Lajmëruam menjëherë zjarrfikësit dhe u përpoqëm ta shuanim atë”, u shpreh ai.
Gjithsesi prokurorët thanë se zjarri kish nisur prej zgarës së studentëve dhe ishte shoqëruar nga kushte të skajshme thatësire. Zjarri zgjati disa ditë, shkatërroi 1000 hektarë tokë, ku 100 hektarë prej tyre janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme
Studentët janë shpallur fajtorë bashkë me të zotin e pronës..
Gjoba prej 13,542,000 eurosh u llogarit nga policia e pyjeve bazuar në formulën e ligjeve në fuqi.(TemA TV)