Pse Pashkët festohen në data të ndryshme çdo vit?

18 Prill 2019, 20:45Lifestyle TEMA

Ndryshe nga festat e tjera të krishtera, Pashkët festohen në data të ndryshme çdo vit. Ato zakonisht festohen mes 22 marsit dhe 25 prillit për të krishterët e Perëndimit dhe mes 4 prillit dhe 8 majit për kishën lindore.

Pse Pashkët nuk kanë një datë të pandryshueshme si të gjitha festat e tjera?

Sipas Biblës, Jezusi e pati darkën e fundit me dishepujt natën e festivalit hebre të Pashkëve*, vdiq një ditë më pas (E premtja e mirë) dhe u ringjall ditën e tretë (të dielën). Fillimi i festivait hebre të Pashkëve përcaktohet nga hëna e parë e plotë pas ekuinoksit të pranverës, që mund të ndodhë në çdo ditë të javës.

Për të siguruar që Pashkët të bien të dielën, Këshilli i Nikesë vendosi në vitin 325 se Pashkët do të festoheshin të dielën pas hënës së parë të plotë, ose pas ekuinoksit të pranverës. Por ka një kleçkë: nëse hëna e plotë bie në një të diel, atëherë Pashkët hebreje fillojnë të dielën, kështu që Pashkët vonohen me një javë për t’u siguruar që të bien pas festës hebre.

Për ta ngatërruar edhe më tej këtë çështje, këshilli caktoi datën e ekuinoksit të pranverës në 21 mars, datën në të cilën ndodhi në vitin 325 (megjithëse tani ndodh më 20 mars) dhe paraqiti një sërë tabelash për të përcaktuar kur ndodh hëna e plotë. Tabelat nuk përputhen fare me hënën e plotë astronomike (që do të thotë se, në praktikë, Pashkët mund të bien para Pashkës hebreje). Pra gjithçka varet nga hëna e plotë më afër datës 21 mars.

*Pashka hebreje, e quajtur edhe Pesach, është një festë e madhe hebraike që e ka origjinën në Bibël. Hebrejtë e festojnë Pashkën në përkujtim të çlirimit të izraelitëve nga skllavëria egjiptiane.

6 komente në “Pse Pashkët festohen në data të ndryshme çdo vit?”

  1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    perse u duhet sumqirosunitokomentuesve nje lajm i tille!!!!!??? gezuar ramazon nevruzin……..

  2. u dhime duke qesh says:

    Festa arabe e hebreje qe s’kane te bejne fare me shqiptaret! Na keni ca trapin ?

    1. Epiriiiiii says:

      Nuk ka Lidhje Arabia ketu. Arabet mund te jene Hebrenj por jo Hebrenjte Arab. Arabia dhe Myslimanizmi se bashku me Kristianizmin Linden u Formuan pas Hebrenjve pas Hebraizmit.

  3. Lala says:

    E premtia e zeze (mavri parpashkevi)

  4. realisti says:

    Nuk e dijne disa trima nga tanet qe e mbajne veten per besimtare te krishtit se krishti ishte çifut. Kujtojne se kalendarin henor e kane shpikur ndjekesit e muhamedit. Eshte nje tip qe e ka inatin me muajin e ramazanit. Kujton ai se fanatiket ortodoks ndryshojne nga fanatiket hebrej dhe jane me te mire se fanatiket mysliman . Kujton se synetllëkun e kane vetem myslimanet. Se ndalimet per shqime te ndrhyshme i bejne vetem myslimanet. Si perfundim nuk e di qe festa e pashkes qe e feston me kaqe qejf ortodoksi yne eshte feste ebraike. Hajt SHALOM grziar pashket.

  5. 321... says:

    Hebrejte festojne sipas bibles, krishtere ortodoks sipas bibles, me pak fjale kjo bibla qeka si liber telenovele ka fillu me u shkrujt e smaro noi here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje