“S’lejojmë të bëhen zgjedhjet”, Mustafaj kundër Bashës: E pakuptueshme, s’jam dakord. Lufta për siglën e PD me Hajdarin, harxhim energjish

19 Prill 2019, 18:37Politika TEMA

Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, ka folur rreth zhvillimeve në vend, ndërsa deklaroi se kreu i PD-së, Lulzim Basha, duhet të jetë më i qartë rreth kushteve të vendosura nga opozita.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Mustafaj e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.

“E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur.

Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve, kjo nuk është e mundur, sepse ligji i ka dalë para për zëvendësimin e komisionerëve.

Për forma të tjera nuk jam dakord.

Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën.

Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare, kur Pollo krijoi PDR, kur e lejuan të përdorte PD dhe një R të vogël, duke krijuar konfuzion në elektorat.

Nëse zonja Hajdari dhe zoti Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për t’ia lënë siglën politike zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj.

Sa i përket zgjedhjeve dhe plotësimit të kushteve të kërkuara nga opozita, Mustafaj tha se nëse do kishte vullnet, ndryshimet mund të bëheshin edhe për dy javë.

“Nëse flasim për kohën që do t’iu duheshin ndryshimeve…Nuk i kemi shumë të qarta kushtet që ka parasysh lideri i opozitës.

Nnë parim unë di që të gjitha këto ndryshime bëhen edhe për dy javë, mjafton të ketë vullnet nga të dyja palët. Jo vetëm nga qershori në vjeshtë, por edhe nga qershori në korrik, koha është plotësisht e mundshme, vullneti ende nuk shihet”, deklaroi Mustafaj.

Duke u ndalur tek vendimi i Parlamentit holandez për vizat, Mustafaj tha se jehona që ka bërë jo vetëm në qarqet politike por edhe ato teknike e juridike si policia e prokuroria ka rrezik që të përhapet. Ai e konsideroi të papërshtatshëm reagimin e kryeministrit.

“Ka shumë rrezik që jehona që ka pasur në qarqet politike europiane por dhe në mjediset teknike e juridike, si policia apo prokuroria ka rrezik që kjo të përhapet.

Qeveria jonë, personalisht kryeministri Rama ka bërë reagimin më të papërshtatshëm ndaj kësaj, duke e akuzuar parlamentin holandez për racizëm dhe duke përdorur një term për izolacionizëm.

Çfarë izolacionizmi ka nga parlamenti i Holandës? Kemi një rast tipik ku një vend ka ndryshuar qëndrim. Ka qenë Holanda që loboi që Shqipërisë t’i hiqeshin vizat.

Raporti vjen nga policia, nuk është nga një komision parlamentar. Ardhja e një raporti të tillë mbi rrezikshmërinë që paraqet krimi i organizuar shqiptar në Holandë është e madhe”, deklaroi Mustafaj.

9 komente në ““S’lejojmë të bëhen zgjedhjet”, Mustafaj kundër Bashës: E pakuptueshme, s’jam dakord. Lufta për siglën e PD me Hajdarin, harxhim energjish”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Ai vend qe ka ndryshuar qendrim (e thua sikur ky llafi qendrim eshte dicka kuturu) Thuaj vendim o shoku I Sheqeres dhe I fut shqiptaret ne kafaz o plak I rrjedhur.. Eshte nje sulm politik I hapur rracist sepse sipas rraportit te DASH-it, keta deputeta te kalojn ligje per monitorime te rrepta per portet e tyre jo me njerzit.. Merresh me fenomenin jo kush e transporton dhe e perdor, por kush e mbjell … Ashtu luftohet droga dhe ata e dine shume mire..

  2. Sa per dijeni says:

    Po c’tu thote Kryeministri hollandezeve, bravo ju qofte. Racista pak i ka quajtur. Po ske faj duhet te behet bythelepires si stani jot qe te quhet diplomat sipas teje. Ik or zhgarravine e Shqup-it.

  3. kastriot says:

    Une them qe te ikin te gjithe socialistet nga shqiperia,keshtu te jeni ju te qete,as zgjedhje,as propagande etj etj.Ne pamundesi per kete ata te internohen .

  4. HAJDUTI says:

    Sipas nje llogjike virtuale”…sa droge shkarkohet ne portet e hollandes??? Roterdami eshte epiqendra e kesaj lloj tregtie…..atehere ne menyre virtuale..qeveria hollandese duhet te jape dorheqje….sepse po helmon krejt européen…dhe duvet te marre vendim evropa qe ta perjashtoje Hollanden Nga EU……

  5. e verteta says:

    O Beso Serbi,shiko se do diskutohet prape statusi i Kosoves ti si je i mendimit tani,se para 10 vitesh ishe per autonomi nen Serbi,tani u duhet bee e kufizua nen serbi.Ti je kokra e legenit dhe e antishqiptarit.Hollandezet jane bythe e breke me serbet,mos harro o injorant cfare roli luajten ne masakren e sebenices hollandezet e ndyre

  6. Nardi says:

    Dikur në fillim të 80-ve isha Student në Prishtine. Nëpër Librari erdhi një botim me poezi nga katër Autor. Xhevahir Spahiu, Ndoc Papleka, Besnik Mustafai dhe Skënder Buçpapaj. Sigurisht se ne e blem menjihere ngase edhe ishim ashtu të bindur (jo pa arsye) se pasi ishin autor nga Shqipëria janë me vlera. Qem lodhur në Kosovë nga poezia kinse moderne e Sabri Hamitit. Besnik Mustafai dhe Skender Buçpapaj pasi ra ai sistemi vjetër u bënë politikan e Diplomat. Vështirë ta ket turpëruar dikush Tropojën sikur këta dy. Se Sala e ka përgjak

  7. Komentuesi says:

    Ketij Mustafajit,ja paska bere mire Berisha qe e shkarkoi si minister i jashtem.Ky eshte nje dallkaut,i matufjepsur.Nuk i paska pelqyer ketij muti reagimi i Rames per parlamentin Holandez.Pika qe nuk te bje o Mustafa.Reagimi i Rames si kryeminister ishte brilant,shime i arte,dhe i prer,pavaresisht se nuk te pelqen ty apo ndonje tjetri si ty.Megjitheata nuk na pullcet shume byhtha se nuk te pelqen ty.Zgjedhjet do behen do ti apo jo,do pd apo nuk do.Ato do behen dhe ju si parti do turperoheni

  8. Hazeri says:

    Ky Besniku me nxjerr mallin e “Dom Palit” tek filmi ,”Komisari i Drites”.
    I eshte mbushur mendja se eshte koka e shkencVe politike…..e harron spiunllekun e dikurshem.

  9. Gopisti i fundit says:

    Beso mendimtari, si kerric gomari. Po cpune ka Edi Rama me siglen e PD-es. Mos do zoterote , qe Edi te mos lejoje Z. Hajdari te mos krijoje parti. Pd-ja beri vetvrasje , dhe do apo nuk do ti ajo nuk ngjallet me. Na ishte nje here …… E mos ardhte kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje