Tulipani hollandez që trazoi Qerpiç Politikën e Tiranës

19 Prill 2019, 15:58Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Madeleine Van Toorenburg është një deputete hollandeze, e cila në rini duhet të ketë trazuar shumë zemra me hiret e saj. Sot kur ajo ka pak që ka kaluar ditëlindjen e saj të 50-të, tronditi shumë zemra shqiptarësh. Van Toorenburg është një nga hartueset e mocionit që i kërkon qeverisë së saj nisjen e procedurave për rikthimin e vizave në hapësirën Shengen për shqiptarët. Arsyeja sipas saj ishte ngritja e një barriere për të mbrojtur vendin e saj nga kriminaliteti i organizuar shqiptar.

Kjo ishte shumë më shumë se shumë e mjaftë që ndaj saj të shpërthejë histeria tipike ballkanase. Me dy mënyrat e vetme që njihen në këto vise për të shprehur ndjenjat: me dashuri dhe urrejtje. E deshën me marrëzi opozitarët që e panë atë si notere të të gjitha akuzave që i kanë drejtuar Ramës. E përçmuan me patos gjithë patriotët vendas të krahut tjetër që kujtuan në rrjete sociale e meme pafund, qasjen liberale hollandeze ndaj drogës dhe seksit.

Gabuan të dyja palët që ja bëjnë llogaritë zonjës Tooreburg me arsyetim shqiptar. Ajo është thjesht një hollandeze e mirë pavarësisht mjetit tmerrësisht të keq, joproporcional dhe alogjik që zgjodhi për të ujitur tulipanin e saj me lotët e mundshëm të të gjithë shqiptarëve.

Vendimi hollandez është dëshmia e rradhës për të kuptuar sesa të ndara janë palët në Shqipëri, që e kanë të pamundur të bëhen bashkë edhe përballë rrezikut të përbashkët.

Opozita e Bashës dhe Kryemadhit nuk e fshehu dot gëzimin e lig dhe naiv se paralajmërimet dhe akuzat e tyre për lidhje të krimit me politikën, ju doli “shahit” dhe Hollada.

Maxhoranca tentoi ta zerojë ndikimin e këtij vendimi. Dha garanci se organi më i lartë legjislativ i Vendit të Ulët, nuk do të arrijë të kushtëzojë vizat për shqiptarët. Dhe se tiradat kundër rrezikut të krimit shqiptar, shpjegohen si pjesë e një ndeshjeje politike lokale.

Fatkeqësisht, edhe njëherë si përherë, në Tiranë nuk njihen nuancat, por vetëm bardh e zija, nuk njihet ekuilibri, por vetëm ekstremi, nuk njihet heshtja e reflektimit, por vetëm ulërima e reagimit patetik. Ka një të vërtetë tjetër, shumë më të ndryshme nga ajo çfarë palët në konflikt e tregtojnë si të vërtetën e tyre absolute. Çfarë ndodhi në Hollandë është një akt tmerrësisht i rëndë dhe një këmbanë alarmi për të kuptuar dhe njëherë se armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve, vazhdojnë të jenë shqiptarët.

Nëse holandezët, gjermanët, francezët, italianët apo dhe grekët, do të dëgjonin Bashën, Kryemadhin apo dhe vetë Doktorin apo edhe nëse besonin opozitën e djeshme socialiste çfarë thoshte, secili nga ta, do të ndërtonte një kafaz me tela me gjemba për shqiptarët. Dhe do t’u afronte atyre një izolim shumë më të thellë se burgu fizik dhe psikologjik, real dhe moral që ju kishte ndërtuar dikur Enver Hoxha.

Nëse do të dëgjonin fjalimet e Ramës sot në pushtet apo do të besonin hosanatë folklorike të Doktorit dje, do të dyndeshin gjermanë, francezë, italianë e hollandezë, e bashkë me ta, edhe kuçi, edhe maçi, që të jetonin në Shqipërinë që Lulëzon në begati dhe begaton duke EdRamuar.

Askush nga këta dashnorë pushteti nuk dëshiron të kuptojë se nuk ju ka faj Hollanda që ata vetë janë autorë përfitues dhe viktima direkte të të njëjtit sistem që kanë shpikur për hir të pushtetit: marin me qera krimin për muajin e zgjedhjeve njëherë në katër vjet dhe i koncesionohen atij me vullnet për katër vjet të plotë.

Beteja për sigurinë në vend dhe lufta kundër krimit të organizuar shqiptar, në vend dhe në BE, nuk mund të luftohet vetëm me masa policore. Kjo është aksioma e parë që duhet zbatuar për të pasur sukses. Kërkohet një përgjigje politike sepse krimi nuk mposhtet me kallashnikovët e policisë. Në këtë luftë me shumë beteja, armiqtë e politikës, Rama, Basha, Kryemadhi dhe Berisha e Meta, duhet të kuptojnë se janë të dënuar të jenë ngushtësisht aleatë. Ndryshe do të jenë të gjithë së bashku të mposhtur nga banditizmi. Do të munden përfundimisht nga ata që e kanë nisur dikur jetën e tyre të stuhishme si shërbëtorë të politikanëve dhe sot i kanë të gjitha gjasat të sillen si padronë të politikanëve.

Madeleine apo siç lexohet në shqip, Madalena, nuk është shenjtore. Eshtë një politikane që normalisht bën hesapet e saj, ashtu siç beson dhe gjykon se duhet t’i bëjë. Ndaj kush i gëzohet apo mallkon bijën e Tulipanit, e ka gabim. Për fatin tonë të keq, ajo vetëm sa rikujtoi në Tiranë, se me krimin humbasin të gjithë.

5 komente në “Tulipani hollandez që trazoi Qerpiç Politikën e Tiranës”

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    nuk eshte vetem Hollanda,nje tjeter shtet Kanada lajmeron shtetasit e saj te bejne kujdes nese udhetojne drejt Albanistanit……
    po keshtu edhe te pakten 3 shtete te BE,mund te pasojne Hollanden,kshq turkoshqipfolesit duhet te mbledhin mendjen…….qelbin gjthnd droge,krim,prost,grabitje etj.

  2. Koli says:

    Shhhhhtttttttt, po flet Lorenca, qenushja me lesh e Rames.

  3. Niko Shpiragu says:

    Z. gazetar! Ju gaboni shume se barazoni fajin ose krimin e madh te kesaj opozite kunder shqiptareve me deshiren e madhe te qytetareve per te pare Shqiperine ne BE dhe me respektin e madh qe kane ata per vehten e tyre per te mos lejuar kedo kushdoqofte t’i trajtoje ata si mbeturina te qyteterimit te kohes. Kjo deputete djathtiste me kete propozim vetem kunder shqiptareve duke injoruar te tjere qytetare nga vende te tjera me me shume krime, tregon nencmim kunder nesh duke na quajtur plehra se vetem ato nxiren nga shtepia, ku ne te vertete ajo dhe shume te tjere ne ate vend bordello sic eshte Hollanda nuk afrohen fare me dinjitetin e nje opopulli si ky yni qe eshte ndoshta me i larte se i shumices se kombeve te tjera. Vetem kaq krijon nje iritim mbare popullor qe disa plehra si kjo putana deputete na tregojne ne me gisht si njerezit me te ligj ne planet ( ne Hollande ka nga te gjitha kombesite e botes). Por po ta shohesh problemin ne lidhjen e tij organike, pa bere komente te shumta sepse te gjithe e dine qe ajo e ka nisur kete propogande dhe ka bashkepunuar me shume deputete te tjere duke qene e influencuar nga opozita shqiptare dhe me konkretisht nga plehra si kryetari i PD qe me vjen ndot ti permend emrin ketu. Ju na e nxirni kete deputete dhe keta racist djathtist si normal, si te drejte dhe rigoroz vetem se ata nuk jane shqiptare dhe jane hollandeze. Kjo eshte allogjike dhe ju i sherbeni idese se inferioritetit dhe nenshtrimit te qytetareve shqiptare para te huajve duke na i paraqitur ata pa perjashtim si te kulluar. Ne qe jetojme jashte per nje kohe relativisht te gjate dhe kemi kontakte me njerez pothuajse nga e gjithe bota, e dime me mire se ju qe ne shqiptaret nuk jemi inferiore ne kete bote, por perkundrazi jane te rralle ata qe mund te krahasohen me ne, dhe ketu nuk i perfshije fare ata hollandezet e tu te dashur qe e kane kthyer vendine tyre ne nje nga kryeqendrat e degjenerimit moral dhe kontrabandist te botes. Ju na thoni ne se ne duhet te pajtohemi me kete kurve te Lulzim Bashes dhe ata pisat naziste qe Hollanda i ka me shumice dhe beni fajtore qeverine ne te njejten mase me opoziten e cila e urren cdo gje pozitive dhe progres te Shqiperise dhe punon per ta nxire ate vetem te vije vet ne pushtet. Duket sikur ju thoni qe tani keto kohet e fundit kane shkuar shqiptare te kriminalizuar dhe me pare cdo gje ka qene e rregullt dhe kete e quani si bashkefajesi me ate te opozites duke na e perjashtuar nga pergjegjesia ate kurven e Bashes dhe ata nazistet e tjere qe votuan vetem kundra shqiptareve. Ne se ata mendonin realisht per vendin e tyre ata duhet te propozonin nje ligj real per ta zgjidhur ceshtjen e kriminalitetit ne pergjithesi sepse vetem duke debuar shqiptaret nuk ka shanse fare qe ky problem kardinal i tyre te marin zgjidhjen e duhur. Vendimi eshte racist dhe i influencuar hapur nga opozita shqiptare dhe per kete nuk ka asnje njeri me mend qe ta vere ne dyshim , ndoshta pervec jush dhe disa te tjereve qe duan te hane ne disa sofra njeheresh. Nuk mendoj qe te kete gazetar serioz qe t’ju mbeshtesin ju ne kete artikull dhe aq me shume qytetaret e ndershem qe e shikojne problemin realisht dhe jo me syza miopie.

  4. Ben says:

    Ore idiot! Me duket se nuk e njeh demokracine perensimire. Nuk te tremb një deputete a apo një parlament si ai I Hollandes kur edhe ata vetë e dine qe një votë e tillë nuk te çon ne asnjë vendim por është vetëm për konsumin të brendshem. Ju Shqiptaret I vini shumë rëndësi vertë sikur ju jeni qendra a botës dhe cdo votë në perëndim ka të bëjë gjithemone me Shqipërinë. Ajo më shumë trazon opozitën që e mori lajmin si peshku karemin sikur I erdhi fundi Edi Rames.
    Pastaj, mjaft me mburrjet e populisteve në Europe sepse të gjithë janë rezultat I ndikimit Ruse që mendojnë se do ta çajnë europen në këtë menyre. Një pyetje kam për ty a analiste i madh” që nuk ke jetuar asnjë dite.ne demokracia të vertete! Si e shikon Shqipërine në një Europe të sunduaR nga Nazistet? Ta them unë tani se si do jene? Tani që Europianat naziste nuk.kanë se cfare ty bëjnë Çiffateve do tu vihen pas e Shqiptareve sikur janë burimi I krimit në Europe dhe do ti izolojnë Shqiptaret si izoluan Çifutët në Venecia nga ka ardhur edhe fjala ” Gheto” . Kjo fjalë o Rrush vjen nga italishtja ” Borgheto”. Prandaj ju shkerdhata analiste apo gazetarë kokederra lexoni një cike dhe kujdes kur I fryni erës së populizmit se në atë epokë që propagadoj në disa nga ju Shqiptaret janë te mbaruar. Do jenë në shënjestër si dikur Çifutët. Shqipëria fiton je Europe liberale demokratike. Ti duhet te jesh kokë derr..Une kam thënë disa herë të ndryshosh pune se je pa pikë vlerë në këtë profesion. I bën shkrimet nga mendja jote dhe pa o mbështetur në fakte apo research. Shko bej shurren se paske pire shume se për këtë punë je ti dhe disa nga lloji yt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje