Brishtësia e fortë e Rudina Hajdarit

18 Prill 2019, 14:45Blog TEMA

Nga Alba Malltezi 

Ndërkohë që  disa gra të Drejtësisë po kalojnë të vetme provën e pastërsisë dhe integritetit profesional të Vettingut, në Parlamentin e Shqipërisë kemi një tjetër fenomen interesant: Një grua e re, politikane e re, po jep shembullin e një politike ndryshe, e një PD-je ndryshe.

Rudina Hajdari replikoi sot në Kuvendin e Shqipërisë me kryeministrin Rama si kryetare e grupimit të ri opozitar demokrat dhe ndryshe nga ç’kemi parë e dëgjuar në këto vite demokraci foli me mirësjellje: Vendosmërisht kundër, por pa ofenduar dhe me respektin e dukshëm ndaj institucioneve, Shtetit dhe me qëllimin konstruktiv për të punuar e për të bërë më të mirën si për rastin e Holandës, si për Reformën Zgjedhore si dhe për probleme të tjera gjithëshqiptare.

Eshtë e kuptueshme brishtësia e Rudinës në krahasim me të gjitha modelet e gruas politikane të para deri më sot: Kujtojmë fjalimet e Jozefina Topallit, të Majlinda Bregut, të Grida Dumës, të Mimi Kodhelit, Albana Vokshit, Mirela Kumbaros, Mesila Dodës, Monika Kryemadhit, apo të shumë politikaneve vajza, ministre PS dhe PD.

Pak kohë në politikë, nuk janë njësoj si vite e vite të tëra në mes të mjedisit më të vrazhdë të dominuar nga burrat, e megjithatë, mendoj se brishtësia e Rudina Hajdarit deri më tani, është fortësia më e madhe që gruaja shqiptare në politikë ka prodhuar.

Me siguri, me këto rreshta e vlerësime, do të mërziten si zakonisht opozitarët që sot kanë zgjedhur rrugën. Me siguri, do të mendojnë keq si veprimet që ata prej vitesh zgjedhin të bëjnë se “aha po i bëni punën apo qejfin Edi Ramës me këtë Kuvend të sajuar”. Nuk ka gjë. Secili vepron sipas dijes dhe kulturës personale, e sidomos, më shumë se fjalët secilit i shihen dhe maten punët.

Me distancimin nga Rudina Hajdari, Partia Demokratike jashtë parlamentit, ka humbur një aset të vlefshëm të një politike konstruktive dhe ndryshe, ndërsa Shqipëria ka fituar atë që prej kohësh i ka munguar.(shqiptarja.com)

7 komente në “Brishtësia e fortë e Rudina Hajdarit”

  1. Jugu says:

    O shkruese bythlepirese e Rames. Na hapet barkun me “brishtesin” e politikanes se madhe Hajdari. Eshte e tera nje hajdare ne politike dhe mesa duket ne cdo gje. Doni ta beni dhender si Ginua ne 14-vjec dhenderr. Lereni vajzen te haj nje cope buke ne Amerike. Po e perdorni keq dhe ajo ose nuk e kupton ose per hater te nenes dhe vettingut e pranon ta perdorin sic perdoren femrat e rruges.

  2. Zambi says:

    E mo Tema. Rudina keshtu fliste qe kur u fut ne parlament keshtu fliste. Para se te dilte kuder PD, per ju ishte dobet, vajza qe vinte nga emri i te atit, qe s’dinte te fliste etj, tani eshte kthyer ne heroinen tuaj

  3. Azemi says:

    Uaa kjo gruaja e agushit te report tv! E ka nga halli i brishtesise se bunkereve qe k fitiat kjo dhe boleinoja! Po ta kuptoni perse ben llapisten duhet ta mirekuptoni! Kjo ka marr bashke me butrin talion bunker 1 dhe 2! Keshtu i leverdis asaj dhe mero gelbazes qe ti lepijne bythen si kadrijwt e pushtetit

  4. studenti i vjeter says:

    na hapet barkun me kete rudinen. po na e beni si Jeanne d’arc.
    eshte thjeshte nje mediokre qe po e masakron gjuhen ne shqipe atje ne parlament.

  5. Visi says:

    Boll se na lodhet me ket Rudinen, po e traitoni sikur ka zbrit nga qielli qe te shpetoi Shqipetaret, ska budalle e qorre qe se di se ajo eshte e bija e Azemit e nje idioti e krimineli , dhe e bija e Fatmires, gjyqetares pa shkolle, Rudina eshte lindur dhe rritur me leke te piste, tani ska gje ne dore prandaj sillet keshtu, shiheni po i ra gje ne dore kur te nxjerr koken

  6. faro says:

    Maltez ngre me dashamirësi si shqiptare, një problem shumë të madh, që opozita të jetë me vepra bashkëpunuese, kur është fjala për të ardhmen e Shqipërisë. Këtë Hajdari po e bën, megjithëse I ka munguar dukshëm opozitës së derisotme.
    Urojme të vijoj me tej në të mirë të Shqipërisë.

  7. ben says:

    Azem Hajdari ka qene pjese e bandes se PD-se. U vra per prishje pazaresh me “te fortet”. Uroj qe zonjusha Hajdari te vazhdoje te beje ate qe po ben. Respekti per institucionet eshte thmelore per ndertimin e nje shteti. Jemi lodhur me rrugacet me kollare qe kishin uzurpuar deri dje Kuvendin e Shqiperise. Uroj qe opozita e re te fitoje besimin e popullit per te miren e vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje