Artur Zheji leksione Bashës: Pas protestave njerëzit kanë shpresë, ja se si mund ta mundësh Edi Ramën dhe si duhet të jetë programi yt qeverisës për 100 ditët e para

17 Prill 2019, 16:00Blog TEMA

Artur Zheji thotë se tani pas protestave të opozitës shqiptarët kanë ende një shpresë.

Analisti parashikon që lideri i opozitës Lulzim Basha do të jetë së shpejti kryeministër.

Ndër të tjera ai e këshillon Bashën se çfarë duhet të bëjë në 100 ditët e para të qeverisjes Basha.

“Kemi opozitë, kemi pro testë, kemi vëmendje ndërkombëtare, kemi zullum qeveritar, njerëzit kanë pa dyshim një shpresë apo një iluzion të ri. Të gjitha këto arritje, duke nisur nga 16 shkurti dhe djegia e mandateve, janë të dukshme, të ndjeshme dhe të prekshme, qartë dhe pastër e në 3D.

Trysnia opozitare ka nxjerrë në pah dobësinë e nervave të shumicës, metodat trashanike dhe me ngjyrën gri të regjimit policor, me gaz dhe arrestime në masë, gjithmonë në mbrojtje dhe gjithmonë nga skandali në skandal. Nga 20 milionët për km të Damian Gjiknurit, te shpartallimi i Aeroportit të Rinasit dhe te vjedhja e miliona eurove, nga gangsterët gjenialë, nën hundën e strukturave që kanë harxhuar edhe ato miliona euro, në aparatura e trajnime dhe sigurisht edhe mjaft vila jashtë qytetit të titullarëve të pasur, me “tepricat” e bollshme të tenderëve të shumtë.

Mirëpo, përpos protestës, shqiptarët duhet të shohin të nesërmen pas krizës, alternativën opozitare dhe jo vetëm buldozerin e britmës “Rama ik!” dhe klithmën kumbuese të pakënaqësisë, që të nesërmen e protestës rikthehet duarzbrazur në shtëpi.

Janë të paktën 5 pika të pasqaruara dhe që duhet të jenë kthjellësisht para syve të shqiptarëve zoti Basha, sepse tik-taku i kohës politike të protestave, e kryen herët a vonë ciklin e saj dialektik.

E para, si do të jetë “qeveria kalimtare” që ju kërkoni? Një qeveri e Partisë Socialiste, minus Ramën Kryeministër? Nëse kjo mbërrihet, apo është në rrugë e sipër, cilat do të jenë detyrat e saj dhe sa do të jetë kohëzgjatja e saj dhe kush do ta përcaktojë këtë?

E dyta. Reforma në Drejtësi është sot e gjithë ditën, një reformë drejt kapjes, por po ecën përpara nëpërmjet një “kapjeje” me forma të shtrembëruara ligjore, duke u mbështetur rrejshëm në një Reformë Kushtetuese që e keni votuar symbyllur me shumicë absolute, me 140 nga 140 votat që ka Kuvendi i Shqipërisë. Si do të mund zhbëhet kjo ngrehinë juridike, që ia dhuruat pushtetit të sotëm?

E treta, shqiptarët që ju besojnë dhe që janë përditë më të shumtë, duan dhe kanë të drejtë të dinë cilat do të jenë të paktën 5 reformat e para që do të bëni në 100 ditët e para të qeverisë dhe qeverisjes suaj alternative? Kundër varfërisë, kundër papunësisë, kundër taksave të larta, për depolitizimin e Policisë, për shkollimin dhe studentët që kanë “ngecur” në sistemin tonë arsimor, sepse nuk shkollohen dot jashtë Shqipërisë?

E katërta. Qershori është pas dere dhe KMja duket se nuk i njeh vetes rrugëdalje tjetër, përveçse të shkojë para kutive të votimit, kinse ju nuk ekzistoni politikisht. Cili do të ishte “ultimatumi” juaj politik ndaj një kokëkrisjeje të tillë të qeverisë së sotme, që fshihet prapa fasadës së Kushtetutës dhe të ligjeve zgjedhore?

Ju keni deklaruar disa herë se nuk do të hyni në zgjedhje me Ramën Kryeministër, por kjo krijon një lloj simetrie me tezën kryeministrore: “Zgjedhjet janë të hapura, kush të dojë të hyjë, hyn”, sepse janë shqiptarët që zgjedhin dhe jo partitë politike. Si dilet nga ky ngërç? Vetëm më forcën dhe buldozerin e protestave? Personalisht, mendoj se tanimë kjo është e pamjaftueshme, opozita e bashkuar (PD, LSI, PDIU, PAA, PR e të tjerë) e rrëfyen bollshëm forcën e numrave të tyre, sondazhet e pavarura gjithashtu, tani pra, krahas “gjeneralëve” të protestës, duhet të hyjnë në skenë: politikanët. Me planet përkatëse: A, B, C.

E pesta. Loja taktike e KM-së është tashmë e qartë. Ai ka lënë të vetëm përballë jush vetëm ministrin e Brendshëm, Lleshajn, dhe ndonjë shpërthim sporadik e fyes të Erion Braçes, duke iu shmangur me djallëzi përballjes direkte. Kjo, sepse ai e njeh dobësinë e madhe që po kalon në këtë periudhë, në pritje të qershorit. Qershori zoti Basha, është dyfish i rrezikshëm për opozitën, e para është data kushtetuese e zgjedhjeve dhe e dyta, shqiptarët në qershor, në shumicë të tyre, heqin spinën dhe derdhen në det, në mal apo në katunde, duke boshatisur Tiranën.

Ju duhet të gjeni formën të mos ia lejoni këtë luks taktik KM-së, sepse është krejt në favorin e tij që të sorollatet herë në Arabi Saudite e herë në Kuvajt e Qatar, duke ngrënë hurma Arabie dhe duke shijuar banketet e sheikëve, ndërkohë që protestuesit gdhihen të helmuar me gaz dhe spitaleve.

Duhet urgjentisht të gjendet mekanizmi që KM-së t’i hiqet ky luks dhe të mos i jepet paqe asnjë ditë, nëse mundeni, përndryshe kjo maratonë vështirë të fitohet deri në vjeshtë, si dhe e keni shpallur”, shkruan Zheji. (TemA)

46 komente në “Artur Zheji leksione Bashës: Pas protestave njerëzit kanë shpresë, ja se si mund ta mundësh Edi Ramën dhe si duhet të jetë programi yt qeverisës për 100 ditët e para”

  1. Gimi says:

    Me te pacipe e me sahanlepires se Zheji nuk mund te i te ket njeri .Cfardo mendimi o idee mund te kete ky plehra nuk i duhet e nuk i intereson njeriu

    1. Peti pe verteti says:

      Ishalla te degjon Turi! Ik e futi ndonje gote raki me mire me pak djathe e ca qofte zgare! Pastaj nje bixhoz te vogel e nje gjume dreke. Pastaj pasi te dali trullosja e gjumit futi nje kafe e cigare. Me vone ca lloqe me “kadrinjte”. Kjo eshte jete! Si bej Stambolli. C’te duhet puna! Jo per gje po pa puna nuk behen gjerat e kesaj ja keni friken ju bimbashet e LSIse.

    2. Komentuesi says:

      Bravo Zheji,tani shko me vrap te Berisha dhe Basha te maresh parat per kete artikull sipas suflimit qe ata te kane bere.Mjere ti per ate mendje qe ke.Ngushellime Zheji per mendjen qe te paska lene.

  2. Tom Kacorri says:

    Po degjove Zhejin, brenda 100 diteve nuk do jesh kryetar i Partise Demokratike

  3. turi says:

    Aman Mero! Mos i nxirni fytyren ketij pushti se ngjan me nje qen te palare dhe na peshtirosni ekranin.

  4. Genti says:

    O koqe
    Nuk ka shqiptar qe e do dhe llogarit per qeveri ne te ardhmen ndyresira si Sala ,Lule ,Like ,buca Mona e sojin e tyre.
    Vetem ti si trap kenete “zbulon dhe inspiron” keto kriminele.

  5. Naimi says:

    Ky Zheji eshte nje delirant matuf sa nuk ka ku te veje.Keta tipa qe e emerojne veten analiste pa qene te tille,ndiekin tingujt e tenxhereve se ku ziehen per te lepire kockat qe u japin,njeres te mbarur menderisht e moralisht kerkojne te bejne rolin e profeteve duke qene djalli vete.
    O Zheji idioti ,Edi Rames ti i rruan trapin,bashke me lehesit e tjere.
    Je bere njeriu me i urryer se bashku me Hajderet e tjere qe angullitni neper studio qe jane katandisur si qendrat e zerit neper shtepite u kulturave te kooperativave bujqesore .Cdo dite gatuani ne legenet e ndryshkur te mendjeve tuaja brumin e baltes per te hedhur kunder Edi Rames.
    Fytyra jote edhte tipike e nje portreti te dekompozuar nga ethet eprovincializmit intelektual.Ti je tipiku i njeriut rural qe kapardiset si kaposhi maje plehut.Kakaris se edhe ty do te te vije dita mor.ditezi.

  6. Tropoja says:

    ik er zgjebs, shko lepi gelbazen e sales,
    tu shkerdhefte dera e shtepise fytyre mut!

  7. zhej zhgle says:

    ik mer plere mbytu ne lane

  8. Pali nga Puka says:

    Ik futi noj dore kasino ne greqi seb Palma u mbyll. Mos harro merr byrek dhe dhall me vete.

  9. Zhizhu says:

    HAJDUTET PO THURRIN BASHKE PLANE SI TE VIJNE NE PUSHTETE PER TE VJEDHUR SERISH…
    ZHEJI KA HALLIN E POPULLIT TE TIRANES, SE MOS IKIN NE PLAZH DHE PD HUMB SERISH ZGJEDHJET…. HAHAHAHAHAAAAA…
    INJORANCA NUK NJEH LIMITE…. SIPAS ZHEJIT ATA QE IKIN NE PLAZH JANE ME PD.. ATA QE RRINE NE TIRANE JANE ME PS…

  10. Tuku says:

    Ik or hajdut ordiner qe u merrshe deri edhe perqindjen e dietave te stafit te TVSh..per te mos fol per pislleqet e shumta te tuat. I ndyte, pa karakter dhe megaloman. Ç’ti thuash perpara..te gjitha poshtersite i ka dhe i ben pa iu bere syri tērr….

  11. Cuku says:

    O Lepiresi I Bythes se Likes
    O Artur Zhelja
    Nje MUT qe te hash ti fo fitoje Lulushi dhe Mona-Likja
    Sa menshume shtoheni ju.KOPEJA E BYTHELEPIRESVE me shume vota I shtohen Rames
    Koqe Gomari ngele dhe ne pleqeri o trap

  12. Mihali says:

    Degjoi Bashe këta analist se ata te çuan në këtë terezi jashtë parlamentit vazhdo ti dëgjosh se në zi do të shkosh.Këta paguhen si ti nga Rusët,dhe Greku dhe parat e krimit.Vazhdo ti degjosh këta që të biesh plotësisht në humner !

  13. timo says:

    Artur dialektiku je shumë i lodhur për të vazhduar luftën me Edin. Të është rënduar frymëmaria. Ke kohe që ke humbur qetësinë dhe vërtetësinë. Po fatkeqësia jote më e madhe është se të mungojnë kapacitet për të përballuar Edin pastjaj, ti nuk ke mundësi as ta luash të qënit kapable, akoma i freskët apo I palodhur sepse je i dështuar edhe si aktor. (Ke qenë student i dobet, me sa duket, në mjeshtërinë e aktorit) Ti ndofta nuk e kupton nga raskapitja por, kush të sheh në televizor menjëherë e vë ré që je i panatyrshëm në lojën tënde. Tamam si ata aktorët e dobët të festivaleve të dikurëshme amatore dhe, shpesh e më shpesh, bëhesh qesharak. Më mirë lëre këtë punë dhe bëhu tregëtar se për këtë me sa duket ke të dhëna.

  14. Taraboshi says:

    Perato qe e kane harruar.Ju kame thene edhe here te tjera se nena e Artur zhejt sa here qe ulte breket nuk bente djale por edhe dhitej.Nje dite dhjeu edhe Arturin per te qelbur vendin.

  15. Analisti says:

    Qarkullojne fjale se ne nje nga institucionet ligjzbatuese te Shtetit, eshte administruar nje video e cila ben fjale per nje takim te fshehte te Bashes me Zhejin dhe dy miq te tij po gazetare ku Zheji e keshillon Bashen per te studjuar mundesine e nje likuidimi fizik te Kryeministrit Edi Rama, duke aktivizuar vrases me pagese, si e vetmja rruge e mundshme per te marre pushtetin Basha.
    Cuditerisht nje thenie e tille qarkullon edhe ne rrethet e ngushta te gazetareve dhe disa analisteve.
    Si eshte e mundur qe nje analist te mund te arrije deri ketu?
    Kjo eshte teper e frikshme, tmerruese.
    A e vini re qe kohet e fundit pikerisht nga njerez te opozites dhe te mediave diskutohet shpesh ne se Rama mban ose jo jelek antiplumb ose jo? A e keni vene re se disa media rreth Bashes ndjekin takimet e Rames me qytetaret dhe e filmojne ate duke treguar ne se ka ose jo jelek antiplumb?
    Per keto gjera ka bere sidomos komente Zheji dhe Cani!!!!

  16. qazim says:

    Tralala o trap i vetkenaqur.Jeni lukunia me malinje ne kete vend ju analistet.E verteta eshte se sa me shume teorizoni me mendjet tuaja”brilante” aq me shume urreheni nga shumica e njetdzve qe ju shohin.

  17. Veshgues says:

    Armik i Reformes edhe ky trapi! Flm gjithsesi Xhaxhi Amerikani do te “pergezoj”! Te pakten kur te pyesin pse antireforme, thiaj qe smarre veshe por e thashe per bast! Ose….
    Arthur mos e ke mizen nen kesul?

  18. Lizga says:

    Zhej…..fallxhori qe na rrefen te ardhmen….

  19. Ketij more babam ne i themi kokrra e bo..es.kur kerkon te jape leksione dhe ky bythlepires vaj medet.

  20. Poradeci says:

    Sa te qenka rritur leshi ozhele, po munde hade ma pastro pak by… then se te eshte bere si furce, pasi une lahem, por furcja e turririt tend te pa lare e bene mire ate pune, ore bixhozxhi dhe drogaxhi njeheresh. Se kam bindjen se asgje te mire nuk di te besh ore surrat i peshtire.

  21. Aspirantja says:

    ky Zheji eshte hajvan fare. Luli kriminel i popullit te tije, po lobon ne europe per te kthyer vizat.

  22. Roberto says:

    O Artur BUBUZHELI cilet shqiptare po i shkojne Bashes dhe ty nga mbrapa?? Ata po shtohen sipas oreksit tend?? Une mendoj se po pakesohen dite per dite dhe te jem une nuk ju bej asnje leshim. Ju jeni mesuar me leshime dhe ky eshte faji i PS nder vite jo sot. Ju mendoni se nje grup horrash te shitur do destabilizojne vendin?? Po sikur ta beni dhembin kaq sa ky i imi nuk do gjeni shpetim. Jane fryre te gjithe dhe shikojne endra ne diell se do shperblehen nga Basha kur te marre pushtetin ne 36 Gusht. Hajde koqe hajde.

  23. ai says:

    Dil ndonje xhiro nga Europa dhe futja ndonje loje pokeri se te ben mire qenke hutuuar fare paske ngel pa kacidhe gjynaf thuaj kunatit mbase i ka ngel ndonje lek menjane se qenke bo si fallxhor duhet me u fal per mekatet qe ke bere sa majtas dhe djathtas,

  24. Gaetano says:

    Hahaha ca I ka bo rama ketyre analisteve
    Zbor, I zuni goja lesh tu fol vec kunder tij
    Te pakten vota e popullit per ramen tregon qartazi keta nuk jane njerezit e duhur per qytetarin
    Imagjinohet ne rast se keta vuajne nje cike te ndien borgjezi e vogel perballe njerezve te ndershem

  25. Nebil Çika (i riu) says:

    Artur Zheji si budalla me brirë që është, beson gënjeshtrat që i shpik vet

  26. selami says:

    Mbani mend, asgje nga ato qe ka thene dhe thote Zheji nuk vertetohet! Ky ja fut kot per te treguar se eshte koke e madhe dhe personalitet! Do te thote gjera te medha, por jane te gjitha fiasko!

  27. Lirka says:

    Degjoje Lulezim dhe do perfundosh si Zheji. Mos merr mend e nje zorraxhiu, lapangjozi, kumarxhiu etj etj.
    Shiko te besh ndonje pune per partine qe te paguan pa keta te kane futur ne qorresokak more kryetar.

  28. asd says:

    Luli e ka te zene vendin e keshilltarit nga pesha “me te renda”.

  29. Monitor says:

    Tiro! Nje qytetar para dy ditesh thoshte se me mire votonte 10000 here ER se sa te vinte ne pushtet 2B.
    Flm per keshillat qe i jep Luuli sepse ato fundosin perfundimsht! Psh mendo te dali Luli dhe pervec shprehjes ngushelluese Rama Ra sonte, te dali dhe te shpalli programin e 100 diteve te para si km i ardhshem. E mendon gallaten dhe gazin qe do shkaktoj!

  30. sul korriku says:

    Ky vdes per mje çike Drejtor TV -je. ( si Jovan Bregu)

  31. ??? says:

    PIRTH , PIRTH , SE SHFRYHESH !

  32. Ed Roma , je i modh !?? says:

    Si s’ka turp ky idioti .
    U çmend, nga xhelozia ndaj Ramës .
    sa më shumë i kundërvihen , aq më shumë njerëzit shkojnë pas Edit . ?

  33. zoga e vodices says:

    O Turo shiko endra me sy hapur luli do te vij ne pushtet kur ti do jesh ne boten tjeter.

  34. Dodona says:

    Ti Artur , je gazetar apo politikan ? Nqs je politikan hidh kandidaturen ne zgjedhje te shohesh sa vlere ke. Ne je gazetar , do te duhet te jesh i sinqerte qe te lexohesh apo ndiqesh nga lexuesit. Kam pershtypjen se as ti vete se di cfare je e cfare kerkon.

  35. Mark gjonmarkaj says:

    O shef i opozites,ndigjoje kete ANAL_ISTIN,se ky nuk eshte GOMAR,dicka din,se pamvarsisht qe ka nja 20 vjet,qe cfare nuk thote,pamvarsit se nuk ja var kush,po ndigjoje mire kete me ca shoke te tij,n.q.f. do te rrish ne opozite,se K.M nuk mund ta besh ti,kurse aty ku je,je rehat,bje kur te duash,cohesh kur te duash,ben floket kur te duash.A mjer ti,partia qe te ka dhe ata qe te vine mprapa

  36. Sevdalliu says:

    O Turro kom per te thone nje gjo e ke për ta majt men, jei i shpifur pa e hap gojën pa le kur e hap, e ke surratin si qen . I fton njerezit per te folur e si le radh se ste myllet goja . I lutemi kameramanit te te marri nga larg se do na tremesh kalamajt para gjumit.

  37. Zeqo Bardhi says:

    Per koken e [email protected] Zheji ka te drejte

  38. lymi says:

    Pler gjith jeten mbete…. Rames du ti merni te keqen se po e perkran SHBA dhe BE……

  39. 666 says:

    O Zhej rrota , po ti sikur more per siper te ndihmoshe Lulin qe ti e bere kryeminister dhe qe i vure objektivat per 100 ditet e para ( dihet qe keto i keni pare ne enderr ti dhe Luli ) . Ndigjo se ju gazetaret servila qe paguheni nga Luli a Berishajt po e merrni ne qafe se ai me te vertete ata andrra qe thame me lart keni filluar ti besoni dhe do te vrase vehten ose do çmendet se thot qe une e bej kryeminister por nuk me leshon vendìn Edi boll po ithem po nuk merr vesh ai , me thot qe hajde ne zgjedhje , ai e din qe une postin e kryeministrit e du pa zgjedhje se me zgjedhje pra me votime une do behem kryeminister ne boten e pertejme .

  40. Turi says:

    PO NA GJITHE PIKAT QE I THE O KADRI ME BOJE,Pse si thua te hiki bash berish mon like dhe ti dhe kadrinjte e tjere te dilni ne pencion si VJOLLCA VOKSHI dhe pasaj shojm e bejm. O NDYRSIRE MOS U FUSNI ME NE ZULLUME SE JU JENI RUSO SERBE QE PO ZINI BOTEN RRALLE TE HIQNI VIZAT E SHQIPTARVE DHE TE BLLOKONI INTEGRIMIN SHQIPTARVE TE VARFER. PUUU LETYRAT E MUTIT SE JU JENI ME TE URRYHER SE TE GJITHE POLITIKANET BASHK PUUUU FARE E KEQR SE ZOTI TE TURPERON STE MERE NA KJO BOTE PA TA CJERRE MASKEN.

  41. Kolona says:

    O Turi populli ka një proverb brrumbulli të shpije në hale po të shkosh pas tij. Mendimi jot është zero se ti nga që urren Ramen e s’di çfarë shkruan. Je një jashqitje o katran me boje. Fjalët e tua vlejnë sa për të të dhen nje dopjo raki. Pijanec.

  42. Berti says:

    Po Qurduken, kunatin tend, vellain e gruas do e liroje Basha mga akuza e vjedhjes se rruges te Gjinarit? Po femijen tend te paligjshem qe as mbiemrin nuk i dhe more Zagariot do e fuse serish ne diplomwci Basha? Ik more pisanjos njeri qe vjen ere dhe nuk te afrohesh dot. Ik shker**eu me Bushatin se pershateni si karakter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje