Lufta që do groposë liderët e opozitës!

19 Prill 2019, 09:37Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Të paktën dy herë në këto tre dekada kombi ynë është rreshtuar për luftë, por nuk fitoi gjë. Në vitin 1997 humbi rreth 3 mijë jetë njerëzore dhe buxhetin e shtetit e çoi në zero; ndërsa herën e dytë- 1998, humbi ‘heroin e demokracisë’ dhe përdhosi altarët e shtetit, por prapë me humbje…

Ka rreth dy muaj që kombit po i bëhet thirrje ‘për luftë’, por tani nuk shkon më atje. Numri i njerëzve që një herë në javë dhe një herë në muaj ‘kruajnë brirët’ me muret e zyrave të shtetit, është shumë i natyrshëm: çdo komb i ka kaq të marrë, terroristë ose delinkuentë! Liderët politikë që bëjnë thirrje për ‘luftë’ e dinë paradigmën se më në fund lufta e bashkon kombin rreth liderëve, sado të mjerë të jenë liderët dhe sado idiote të jetë lufta. Ky ishte shansi i fundit i liderëve të opozitës për të mbledhur njerëz rreth vetes, duke shpallur luftë; por as këtë nuk e bënë dot.

Sepse kombi nuk ka më kënaqësi për luftë. Ka një mundësi potenciale, siç e mendojnë edhe prijësit e opozitës, se kombi ka raste kur shkon në luftë për argëtim ose edhe për përfitim. Kjo epokë ka mbaruar; edhe pse nuk ka qenë kurrë ‘epokë’ për kombin tonë: Kurrë nuk pushtuam territore të kombeve të tjerë, kurrë nuk bëmë as u bëmë koloni; kurrë kombi nuk u argëtua me robinat e kombeve të tjerë dhe nuk mblodhëm arin e lirë të kombeve të tjerë. Prijësit luftë-nxitës të PD dhe LSI, në këtë rast, e kanë humbur shansin. Shtetet e Bashkuara i bëri thirrje përfaqësuesve të kombit tonë ‘refuzoni PD dhe LSI’; Amerika i priste rrugën luftës. Nëse do të ketë përfitime dhe kënaqësi nga lufta ku duan ta hedhin kombin, përfitojnë vetëm ‘floriri’ që nënkupton familjen presidenciale dhe familjen tjetër klanore PD. Atëherë, askush tjetër nuk është për luftë.

Kombi nuk shkon në luftë pse kërcënojnë luftë- ndjellësit. Prej një kohe të gjatë, prijësit e dy klaneve politike luftënxitëse, po bëjnë thirrje: “Luftë!, vdekje!, helimim!, zi!, vrerë!, vaj në vesh! Varje!, djegie!…’, me qëllim që t’i tregojnë kombit se ‘nuk ka rrugë tjetër’. Fushata më e egër po zhvillohet brenda ‘klikës’ , domethënë brenda Partisë; njësoj siç ndodhi në luftën e parafundit, 1997. Atëherë u helmua Partia Demokratike, u shpallën tradhtarët, u thërritën shërbëtorët e shërbimeve të huaja brenda Partisë, dhe u lëshuan avionët për të helmuar popullin. Deputetët e rinj të opozitës sot po kërcënohen me vdekje. ‘Nëse shkoni në Kuvend, ta dini se do të vriteni!’, ka kërcënuar LSI deputetët e vet, sipas njërit nga deputetët. Por as në epokën e nazizmit, kërcënimi si ky nuk ‘piu ujë’. Gjermanit Volfgang Kuserovi, njësoj si sot Ralf Gjonit të LSI, i prenë kokën në moshën 20 vjeç vetëm pse nuk pranoi të shkonte në luftë.

Kush përfiton nga lufta? Kombet nuk kanë përfituar kurrë; ndërsa kombi ynë ka humbur në të gjitha luftërat mes veti. Luftën e Dytë Botërore ku doli fitimtar mes koalicionit antinazist, e humbi menjëherë sapo nisi lufta brenda: Krijoji diktaturë. Luftën e vitit 1996, ku u vodhën tragjikisht votat, e humbi duke gjakosur e vrarë deputetë socialistë, themelues të PD, gazetarë, dëshmitarë të agjenturave të huaja, priftërinj… Edhe luftën e vitit ’97 e humbi tragjikisht; 6000 ushtarë të huaj mbërritën që të ruajnë paqen mes nesh, 3000 frymë njerëzore shkuan dhe prosperiteti u kthye njëmijë vjet pas… I vetmi që përfiton nga lufta është ‘lideri i humbur’. Në vitin ‘97 qeveria e PD e pa veten të humbur, dhe prandaj hapi depot ushtarake që njerëzit të vriteshin mes tyre. Tani ja ku jemi. A më thoni, vallë, kombi do që të shkojë në luftë si ajo?

Vetëm liderët e humbur thonë ‘po, duam të shkojmë në luftë!”. PD dhe LSI, plus ca çerra të tjerë, janë të humbur, prandaj kërkojnë luftë. Në luftë do të digjen të tjerë, ndërsa këta do të përfitojnë. Çfarë përfitojnë? Ju mendoni se është fjala për 13 milionë euro që do të marrë Luli?… Jo, jo! Do të përfitojnë ‘gropën’. E dini cila është gropa? ‘Gropa’ është vendi ku janë mbytur kushedi sa viktima që ne ia kërkojmë ajrit, por i ka vrarë politika; gropa është plaçkitja pa fund që nga firmat piramidale, floriri, thesari, nafta, ‘Dritan Prifti’, rruga e Kombit, bulevardi Dëshmorët e Kombit… Nëse këto nuk varrosen, atëherë fati i liderëve ‘luftënxitës’ ndodhet në fije të perit. Haku i kombit po bie mbi ta para se kombi të shkojë në luftë për ta! Nëse kombi do të shkonte në luftë, atëherë krimi i madh kundër kombit do të groposej përjetë.

Kombi tani është vënë në rolin e krijuesit të botës; ky duhet të drejtojë të shtrembëtën dhe të korrigjojë çmendurinë e liderëve. Kombi ka humbur përfaqësuesit, të cilët kanë dalë malit për luftë, dhe tani kombit i duhet të zgjidhë vetë të gjitha. Njësoj si në kohën e Aristotelit kur ‘kombit i duhej të rriste fëmijët, të punonte tokën, por edhe të merrte pushkën për të ruajtur kufirin’. Zgjedhja e parë e kombit tonë në këtë rast është: Të mos shkojë në luftë! Liderët e vet e turpëruan në sy të botës duke e vënë në tabelën: “popull kriminel dhe i luftës”. Tmerr. Këta të këtushmit kanë invaduar Europën duke kërkuar: “mos e pranoni kombin shqiptar në Europë’… Prandaj ky komb ndodhet në epokën e Aristotelit. Tani duhet të zgjedhë si Jezusi. Jezusi iu tha dishepujve: “Vazhdoni të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që iu përndjekin… (Mateu 5:44,45).

Në këtë ‘luftë’ armiqtë i kemi tanët…(AFP.al)

28 komente në “Lufta që do groposë liderët e opozitës!”

  1. Populli says:

    O zoti Preç ke bere nje analizë perfekte, me bukur nuk ka si behet. Ndonese ju keni nje mendim te thellle e shpesh here filozofik, kete here keni shkruar fiks per popullin e thjeshte. Ta kuptojne qe me nuk luftohet per partite se tek e fundit lideret jane ata qe perfitojne. Populli duhet ti refuzoje nxitesit e luftes. Respekte.

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      O Populli,
      Fjalet i ke thene mire, por ky nuk eshte Preç Zogaj. Eshte Frrok Çupi.
      Preçi nuk do shkruante kurre keshtu, sepse eshte i tredhur.

    2. Tajari says:

      Nuk eshte z. Prec or koqe kandari ??????

    3. Komentuesi says:

      Zoti Frrok Cupi,te them te drejten,te kame payur inat,por me kete artikul qe ke bere sot te TEMA,me ke ndryshuar komplet mendimin dhe me ke imponuar Respekt.JE I MADH,INTELIGJENT,REALIST.Ne kete artikull ke thene aq te verteta sa eshte vete e verteta.Ke hyre ne zemrat tona si njeriu i dashur per popullin qe di te ekspozoi realitetin e kesaj opozite te çoroditur.Berisha,Basha,Meta dhe Monika jane per lufte dhe bejne thirrje per lufte, se, ata jane te zhytur ne krime.Por ashtu siç e theksoni edhe ju ata nuk kane per t’ja arritur kurre. Populli sot i kupton kushe jane miqet dhe armiqet.Pershendetje zoti Frrok.Je trim.

  2. Ironi me te madhe per salen, bashen muniken, Iike florinin, mehdihoxhen e gerdecit, duken e krimit, nari kanarin e ndokajve, vangjelis korofillaqis te dulles, dhe gjithe tomrat e xheret e politikes vampire qe kerkojn e gjak te mbrojne parate e vjedhura, nuk ka se ku te veje me shume, ketyre debileve nuk ka kush tju shkruaje. kete e ka shkruar me mire se kushdo tjeter i madhi Frrok, respekte.

  3. Dordoleci plak dhe buratino says:

    Kombi ngrihet ateher kur ja ndjen e jo kur i teket Salih Berishs dhe kuklles se tij hollandisht folse Basha.

  4. specialisti says:

    Nuk eshte Preci por eshte Frroku …or popull…

  5. Tefa says:

    O idita luft nxites. Populli kur te do te do. Dashni me zor nuk ka. Apo keni ndemend me e marr popullin dhe me e perdhunu dhe pastaj ta quani te pandershem.

  6. Shpetimi Debatik says:

    Jam kurioz te di ?
    Legjislacini. Shqiptar cfare parashikon per.parti apo organizata qe kerrcenojme petplasje civile , thirrje per permbysje rendi me dhune etj etj…… .

  7. hoxha says:

    E pershendes autorin e ketij shkrimi, eshte teper domethenes , nje thirrje per njerzit me karakter te ketij vendi, se nxitesit e nje konflikti civil , fitimtare dalin vete ndersa populli groposet, por populli duhet ta dije mire se ku flen lepuri dhe kete e thote analiza brilante e mesiperme.

    1. Berti says:

      Te lumte frok cupi analize prefekte dhe sh dmthenese per ata qe kane 2 fara ne tru.ok

  8. drino says:

    Nje analize e shkellqyer……
    O PD qe je bere PDH shikoni se cfar personalitete keni lene jashte radheve…..
    A lihet Frok Cupi dhe mbahet vrasesi dhe hajduti Lulezim Basha…..
    Plaku Mere te jane thare trute….
    Plaku Mere ne burg e ke vendin…

  9. Lymi Tutit says:

    Respekte Frrok.Inteligjencen per perceptimin e ngjarjeve dhe zhvillimeve e ke fokusuar aty ku duhet.Mgjse asgje nuk eshte absolute, pajtohem plotesisht me analizen e bere.Lymi Tutit

  10. Askushi 1
    Knaqsi tju lexoi.E verteta sic eshte.Me mir von se kurr .Shum ndryshojn per
    keq e pak per mir.komplimente!

  11. Sami says:

    A thua qe Frolu i eshte kthyer intelektualizmit duke shkrojtur si dikur ne vitet 90 kundra diktatures?Shresoj te kete marr kahun e duhur ,pasi treshja LSI(Luli,Iliri,Saliu)jane ata qe per pasurite e vena duan ti vene zjarrin ketij populli i vendi!Uroj te kthehesh pergjithmone ne identitet z.Cupi e jei vehtes ç’ka merriton duke u distancuar nga qenushet Lesi!Respekt per kete analize!Uroj ta lexojne edhe ata analfabete qe i shkojne pas tradhetareve e hajduteve te ketij vendi !

  12. Lul perversi says:

    U plake dhe u poqe or Frrok. Me kete shkrim I ke te hapura dyert e parajses. Komplimente.

  13. Urime nga zemra per frrok Çupin!
    Nje pyetje kam:
    Ç’provea te tjera kerkon prokuroria,kur sal Berisha,ua tha troç faqe te gjitheve ne parlament: Une, ua bej prap siç dhe ua bera ne 21 janar!!!
    Pra, ai e pranon qe vrau ne 21 janar. Atehere ç’pritet më? Qe ky gjakatar te vazhdoj te ngrer dolli me gjakun tone?!…

  14. tiransi says:

    Analize prefekte,bravo Frok! kush ka sy te shohe,kish ka veshe te degjoje!

  15. Engjelli says:

    Frrok Cupi. Respekt. Ky eshte realiteti. Kjo eshte e verteta.
    Ky eshte sherbim i madh ndaj kombit te cilin po kerkojne me cdo kusht ta pergjakin tri familjet kriminale shqiptare dhe bandat qe i ruajne ata.
    Mendo o lexues se cfar krimi eshte bere ne kete vend. E largojne Frrok Cupin nje nder themeluesit e paster e te sinqerte te PD-se dhe i mbushin me bandite te tipit Paloka, Basha, Salianji, Balliu, Noka, Pollo. Duma, Strazimiri, Mediu e zagare te tjere si ata.
    Mesazhi i Frro Cupit eshte UNIVERSAL.
    Ka nje rreze shprese se nuk do pergjaket perseri ky vend.

  16. Zjarri 6 says:

    Or Frrok ! Ne 1997 e blija gazeten * koha jone* vetem per te lexuar ty kur shkruaje AQ bukur per Vloren.Vure kandidaturen per deputet ne Vlore por vlonjatet nuk te zgjodhen dhe ti ja bere mu…in Shqiperise dhe vetvetes duke u bere ideologi i Sali serbit.Tani me FAL nqs te lexoj pak si me nje lloj bicim dyshimi te arsyeshem

  17. Anetari i PD says:

    Keto jane poltikan kurva.Politikanet behen burra shteti kur fillojne te mendojne per brezat e ardhshem e jo per zgjedhjet e ardhshme. Kjo eshte nje thenje e te madhit Winston Churchill. Politikanet tane si lul rusi.sali cjapi plak serb dhe baxhella monika nuk jane politikan por jane kurva politik te shqipetise qe u farofshin me liber shtepie.Amin dhe i paft zoti keq e me keq.

  18. Mond says:

    Froku ka hyrë përsëri në krahun perëndimor,këto analiza shkruante dikur në 96-98, më pas ka ndryshuar krah disa herë dhe përsëri anti Sali,kjo ka rëndësi.

  19. Rasputin says:

    “Sado larg te kesh ecur ne rruge ne drejtim te gabuar. KTHEHU!!!” Frroku eshte kthyer tashme…

  20. I merzituri says:

    Froku shpjegon shume mire pasojat e nje lufte te munshme qe nuk do ndodhi, ku opozita eshte e destinuar te mundet. Eshte i sakte por shume i bute.
    Skenari me ogurxi per opoziten do ishin pasojat e nje lufte qe do ndodhi realisht ne Shqiperiri, ku opozita do shfarosej fizikisht. Rasti me i mire per ta do ishte qe Lleshi ti mundi me topat e ujit, por rasti me i keq i mundshem eshte qe opozita te kapi pushken. Ne kete rast ushtria do u beje gropen terroristeve. Saliu nuk ka me shance te shkateroi ushtrine Shqiptare. Ai nuk ka me shance te vjedhi armet e NATOS. Ata qe do kapin pushket, nga topi do vdesin. Edhe po qe se ndonje do shpetoje, do ndiqet kemba kembes nga djemte e shqipes…dhe pas 100 vjetesh do dalin prape bastharde nga kombi Shqiptare qe te kerkojne demshperblim per forcen e ushtruar ndaj terrorsteve. Historia do perseritet ne nje cikel pa pushim, sepse ne gjakun tone ka shume perqidje te geneve te kriminelit, hajdutit dhe spiunit qe jane te manipuluedhem nga armiku i jashtem….vrasin vjedhin dhe duan te jene ne pushtet….

  21. Labi says:

    Frrok dredhja,
    Frroku,konsideron veten te rendesishim per amerikanet,
    Ky zhgarravites i ZP ky funderine qe hiqte antenat neper lagje…

  22. emigranti says:

    o zoti frok e para saliu nuk eshte ai qe solli demokracine po e shkateroi dhe e dyta faji ishte i studentve qe e pranuan ate ne grupin e vet dhe shperdoruan besimin e popullit qe i mbeshteten sepse po mos ti mbeshteste populli studentet nuk do te fitonin. DEMOKRACIA erdhe nga jashte se per cfare arsye ate e di vetem ramizi ae u be per rahmet.

  23. Engjelli says:

    Labit.
    Jo Labi jo. Ne se je ne anan e tyre qe naten planifikojne te pergjakin Shqiperine, atehere je ne rregull vetem me vehten tende. Ne se nuk je i ngatrruar me keto fillesisa kriminelesh qe duan gjak, atehere matu mire kur te flasesh.
    Frrok Cupi nuk ka nevoje te evidentohet para amerikaneve. Amerikanet ja njohin veprimtarine e Frrokut qe ne hapat e demokracise, njohin edhe kontributet dhe menyren se si e spostuan nga PD ata qe u a rrembyen PD-ne themeluesve te pare e te vertetete PD-se.
    Frrok Cupi tani eshte afer moshes se trete, ai e mbylli me nder, ai ka qene gjithnje kunder kesaj murtaje qe po perpiqet ta vrasi edhe njehere Shqiperine. Prandaj nuk ke arsye ti turresh Frrokut. Nuk ke nevoje.
    Kjo analize qe ben Frrok Cupi eshte me e forte se tere ato hordhite qe ShQUP-i e Presidenca i derdh rrugeve cdo jave kunder Shtetit.
    Zheji, Bushati, Lubicici, Peka, Shkullaku, Babaramo e soji i tyre jane buburreca para Frrok Cupit.

  24. Mendimi jo profesionist says:

    Kesaj i thone :”Balo te hengert tenja se e ke te ligen brenda”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje