Aleanca Kuq e Zi: Do të marrim pjesë në zgjedhjet elektorale, paralajmërimi për luftë civile me 30 qershor skenar rus

20 Prill 2019, 16:57Politika TEMA

Aleanca Kuq e Zi ka vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale të parashikuara që të zhvillohen me 30 qershor të këtij viti.

Vendimi për regjistrimin në zgjedhje, kjo parti e argumenton si një pranim të rekomandimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, e cila ka bërë thirrje ndaj gjithë aktorëve dhe partive politike që të regjistrohen në zgjedhje.

Sipas AK, bojkoti është shitje e zgjedhjeve në heshtje dhe se “lufta civile në 30 qershor”, e artikuluar shpesh së fundmi nga përfaqësuesit e opozitës që ndodhen jashtë Parlamentit, “është një skenar rus”.

AK shprehet se është kundër marrëveshjes Rama-Basha dhe që do të tërhiqet nga zgjedhjet nëse kryeministri dhe kryetari i opozitës bëjnë pazare.

Sipas saj, lufta për bashkinë e Tiranës është edhe një sfidë për Shqipërinë dhe tregon gjithashtu se do të bëhen pjesë e koalicionit kundër PD dhe PS të cilat i quan banda.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme deputetja, Rudina Hajdari pas krjimit të grupit parlamentar të enjten e kaluar në Kuvend, ka krijuar edhe një parti të re e përfolur se do të quhet “Bindja Demokratike”.

Kjo lë të kuptohet se kjo parti mund të hyjë në zgjedhje në koalicion me disa parti të tjera dhe mbetet për tu parë nëse njëra prej tyre do të jetë edhe AK.

5 komente në “Aleanca Kuq e Zi: Do të marrim pjesë në zgjedhjet elektorale, paralajmërimi për luftë civile me 30 qershor skenar rus”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    sunitet nuk bejne shtet,ne asnje vend arab nuk funxionon DIMOKRATIA,lloji i kafshes,kshq varu kkkkkkk…………

    1. Deep State Ballististan says:

      Aleanca e Cameve dhe Shqypfolesve. Ndryshe ma shpjegon dikush se e kam gabim.

      Egzistenca e kesaj Pordhe Politike tregon qe ne Shqiperi asgje nuk ka ndryshuar.

  2. L.R says:

    Lufte civile me 30 qershore?
    Qe te kete me te vertete lufte civile duhet te vritet ne shkaqe te pa qarta ose t’ia fusin vetes nje o dy nga Sala, Liri Mona,Mediu ,pallleloka etj atehere une te nesmen do marre nja 100 shoke do bejme prenotacion ne nje Resorant e do gdhime duke bere feste… po qe qe s’dodh gje do dalim ne proteste paqesore u pa puna.

  3. Martin says:

    Ik mer palle, ty ste do njeri, kete duhet ta dish. Vjen nga I njejti soj si PD, LSI por mundohesh te veshesh Lekure tjeter, Mos Harro gjobat qe vije per vende pune Kur ishe ne kld, je thjesht nje hajdut I pacipe. Qendro ne gjermani dhe Mos eja me ne shqiperi. Ti nuk I hyn ne pune popullit. Plere.

  4. Kuq e zi says:

    Ti mor shkerdhate shkaterrove partine dy jave para zgjedhjeve
    Ardhja jote te aleanca kuq e zi eshte e njeta skeme e ardhjes se berishes ne pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje