Mustafa Nano monologun e tij në emisionin “Provokacija” ia ka kushtuar ëndrrave të tij dhe çfarë ai dëshiron për Shqipërinë. Ai e ke nisur monologun duke iu referuar “I have a dream …”, letrës së famshme të Martin Luther King:
“I have a dream. Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë:
Kur gazetarët e intelektualët të mos ngrenë beteja publike mbi qejfmbetje private.
Kur talk show politik, përfshirë edhe ky i imi po të doni, që politik nuk është, kur talk show politik pra të largohet nga ekrani i televizorit prej orës 19 deri në orën 23. Në këtë interval talk show politik është thjesht offside.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur funksionarët publikë të shkojnë nga shtëpia në punë e anasjelltas me autobuzin urban. Ose me biçikletë.
Me që jemi te biçikleta, unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të kuptohet se të kesh një biçikletë do të thotë të kesh stil e klas të lartë, e jo status të ulët. Poshtë makinat, me që ra fjala.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur gangove të Shqipërisë, që janë shumë, t’u vihet kufiri te thana, dhe t’u bëhet e qartë se pushteti e ndikimi politik, publik, elektoral apo ku di unë çfarë tjetër që kanë, është gjëja më e padrejtë që ndodh në këtë vend.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur nëpër rrugët e Shqipërisë të mos shohim asnjë grua të mbuluar.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur dikush nga opozita të thotë: e vlerësoj maxhorancën për vendimin që ka marrë. Dhe kur dikush nga maxhoranca të çohet e të thotë: ju ftoj të gjithëve të miratojmë projektligjin e paraqitur nga opozita. Dhe të mos quhen tradhtarë.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur të mos ketë më policë nëpër rrugë. Ata të dalin nëpër rrugë kur dikush ka nevojë për ta.
Unë kam një ëndërr që të vijë një ditë kur njerëzit të fillojnë të besojnë se rrufeja bie edhe në halè.
Kur të kuptohet se kush rreh gjoksin si patriot si rregull është një horr.
Kur njerëzve t’u dhembë koka nga muzika tallava.
Kur njerëzit të mos e thonë më shprehjen: ky vend nuk bëhet.
Kur njerëzit të kuptojnë se është ok ta kërkosh suksesin, por fillimisht duhet ditur se më i suksesshmi shumë rrallë është më i zoti”.
kujdes se do te te shkoje jeta duke enderu per shqupnine
Ondrra n diell.
Ne deshiren e fundit, Muci, ka parasysh veten e vet
I kta andrra i ka edhe Luli jone.
Si shkoi per lesh PD-ja !!!!!
ulu studjo z Nano. Endero duke punuar
Lexoni Platonin dhe lerini Pashket apo Barjamet kur e thote shume qarte se ne jemi brenda ne Spila,Shpelle dhe nuk kuptojme se cfare Civilizimi kemi patur ne ne Ballkan.
Fatkeqesia jone eshte Roma qe na shkaterrroj per hakmarrjen kunder Pirros per clirimin e Magna Grecias dhe sigurisht me vone Turqia.Lufta eshte ndermjet menyres Klasike Greke dhe Judeo Kristianet qe besojne tek nje Njeri qe bente “Mrekulli” si ngjalljen e Lazarit diten e katert!
Per nje njeri normal eshte me e besueshme qe nje Gomar fluturon se sa nje “Mrekulli” si ajo e Llazarit.
Kjo eshte aresyeja pse ne nuk kemi as emra te Lashte Greke,as Ilyre,as Epirote por fetare.
Mos me thoni se nuk eshte e rendesishme te nderosh nje Njeri dhe Emrin e Tij.
Shqiperia si Protektorate e Fuqive te Medha nuk ka mundesi te egzistoje ne perplasjet Gjeopolitike.
Fuqite e medha Evropiane imperialiste nuk respektojne statet e vogla,por me Lloto apo me Lirine dhe te drejten e levizjes po marrin te kualifikuarit,kur shteti jone ka investuar per ta.
Shume mire do te ishte po te realizoheshin keto endra .
Kurse endrra ime eshte qe nga Shqiperia te zhduken nje here e mire llafolloget dhe gjitholloget, nje prej te cileve eshte edhe ky Muçi, qe mbjellin konfuzion e na çajne menderen me pallavra pa asnje vlere.
Edhe unë ëndrroj një ditë ,që mos të egzistojnë gazetarë e ëndrrimtarë fallco si ti dhe mbi të gjitha superpatetik si ti.
Shihu nganjëherë në pasqyrë se të bën mirë për patetizmin që e ke!