Rudina Hajdari reagon për herë të parë: Duhet një elitë e re, por s'jam deklaruar si pjesë e iniciatives “Bindja Demokratike”

22 Prill 2019, 11:58Politika TEMA

Reagon për herë të parë Rudina Hajdari pas lajmeve për krijimin e një partie të re të quajtur “Bindja Demokratike”, pjesë e së cilës u tha se do jenë edhe figurat e larguara nga PD, përfshirë Astrit Patozin.

Por Hajdari deklaron se ky lajm është dhënë në kushtet e “psikiatrisë politike”, pasi nuk ka dhënë asnje deklarim personalisht në lidhje me kryesimin e një forumi të ri që po krijohet, te cilin ia atribuojnë asaj.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Çdo moment ndjek me vëmëndje dhe ndjeshmëri, përpjekjet që bëhen për zhvillimin dhe prosperitetin e jetës politike në vend. Krijimin e çdo forumi të ri politik, e shikoj si një hapësirë më shumë, për demokratizimin e politikës dekadente që ka përfshirë vendin dhe gjithsecilit i uroj rrugëtim të mbarë dhe suksese në përpjekjet e tij.

Është e kuptueshme se Shqiptarët janë tejet të lodhur e të shqetësuar nga kjo politikë e mërzitshme dhe e dëmshme 28 vjeçare prandaj krijimi i një alternative të re, të vërtetë dhe shpresëdhënëse që ka për qëllim interesin publik, përfaqësimin qytetar dhe një politik-bërje të re me standarte perëndimore do të ishte një iniciativë për t’u gëzuar.

Ajo që më bën përshtypje në kushtet e “psikiatrisë politike” ku jemi futur është fakti që personalisht, pa dhënë asnjë deklarim apo pa ndërmarrë asnjë iniciativë lidhur me këtë, më cilësojnë si kryesuse të një forumi të ri që po krijohet, por nga kontaktet që zhvilloj anë e mbanë vendit, dhe kudo ku ka shqiptarë të ndershëm, duke respektuar dhe festat e Pashkëve, nuk jam shprehur më parë.

Pak ditë më parë, në deklarimin që bëra në Parlament, shpreha vullnetin e grupit që kryesoj dhe ky do të mbetet angazhimi im kryesor. 

Natyrisht, në rrugëtimin që kemi nisur, prania e demokratëve të ndërshëm dhe gjithë atyre që aspirojnë një demokraci të vërtetë, do të jenë mbështetja e jonë.

Shqiptarëve u duhet “një elitë e re politike” dhe ne e konsiderojmë një obligim parësor, përgatitjen e një formule të përshtatshme përfaqësimi politik, në mënyrë që deputetët dhe të zgjedhurit t’i caktojnë qytetarët dhe jo kryetarët e partive.

Ka shumë modele që mund ta realizojnë këtë qëllim, që nga sistemi i pastër mazhoritar, e deri tek ai proporcional kombëtar me lista të hapura nëpërmjet të cilave shpresojmë të nxjerrim jashtë të gjithë elementët e korruptuar që vijnë nga bota e krimit, që me drejtimin e mazhorancës qeverisëse, e kanë futur vendin në një drejtim pa shpresë dhe të ardhme.

5 komente në “Rudina Hajdari reagon për herë të parë: Duhet një elitë e re, por s’jam deklaruar si pjesë e iniciatives “Bindja Demokratike””

  1. ZANI says:

    SHqiptaret nuk duan mend nga femijet e “krye rrugaceve ” te Shqiperise moj zonje ..! Po nuk ke faj ti . pasi “tigrat ” nga jashte jane gati ti hane dhe kockat Shqiperise , prandaj ju ndersejne , per te mos patur zhvillim , unitet , vellazerim etj etj gjera me vlere ..!

    1. ben says:

      Rudina
      Nese ti vertet do ishe kunder klases politike ti :
      1) nuk mund te beheshe paterice e njeres pale qe per me teper eshte ne pushtet kunder pales tjeter opozites.
      2) ne dhjetorin e kaluar deklarove se ishe gati te digjie mandatin e deputetit, ndersa kur opozita e vendosi nje gje te tille ti dole kunder.
      Mjaftojne vetem keto 2 fakte qe ti moj vajze ne syte e shqiptareve jo rilindas ose je nje njeri I pa afte menderisht per te kuptuar cfare ben ose je nje njeri pa moral qe shitesh e blihesh ne rastin me te keq.
      Mua me vjen keq jo sepse je vajza e azemit, po thjesht se nje vajze e re ne moshen tende qe thote se ka studiuar ne perendim degradon kaq shpejt.
      Ajo qe ka nevoje me shume se cdo gje tjeter shoqeria shqiptare eshte MORALI . Trego te pakten 1 here we ke moral per veten tende, sepse betejen politike e ke humbur pa e nisur.

  2. xy says:

    Duhet te kthehesh ne fillore te mesosh vendin e presjes. Te presesh nga ty injorante ne pamje dhe inteligjenc Po te jet zgjedhja nga populli e sigurt qe ti do kesh rezultat te turpshem Turp qe je ne ate parlament,por gjithsesi partin maloke perfaqeson

  3. Bazarhesap says:

    Kjo femer eshte shume e paftyre!!!
    Familja e saj ka grabitur dhe plackitur Shqiperine kto 30 vjet pa ju dridhur syri,zbriten nga mali dhe u punsuan te gjithe ne administrat dhe ndertuan saraj e tyre cep me cep te vendit duke zaptuar pronat e te tjerve!!!????

  4. j says:

    Nga pjellat e trafikantëve ,populli shqiptar nuk mund te presë përparim dhe zhvillim.
    Pasojat e bandave fisnore-mafjoze të hordhive maloke,i kemi akoma para sysh.
    Ne na mjaftuan 27 vjet për t’ju njohur,edhe ju për të treguar kush jemi.
    Duam njerëz të thjeshtë dhe me të kaluar të pastër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje