Në fshatin Dritas, aty ku grabitësit e 10 milionë eurove të Rinasit u strehuan për një natë, askush nga banorët s’ka parë gjë. Asnjë të dyshuar, asnjë makinë të huaj e të dyshimtë, askënd të huaj që gjatë muajve të fundit të ketë frekuentuar lokalin e fshatit, aty ku ulen vetëm burra. Banorët ngrenë supet dhe të kujtojnë se është sezoni i mbjelljeve dhe secili shikon punën e tij.
Por…
Për të shkuar në fshatin Dritas ka vetëm një rrugë hyrjeje që është gjithashtu e vetmja për të dalë. Sapo lë Kamzën një tabelë blu të paralajmëron se për të mbërritur në Dritas duhet të kthehesh në krahun e djathtë.
Megjithëse për të huajt njihet si Dritas, për vendasit njihet ende si Tapizë e Sipërme, një emër që ju hoq këtij fshati në 1982 duke e pagëzuar me emrin që mban tashmë prej vitesh. Në të dy krahët e rrugës bien në sy edhe vilat moderne, por edhe shtëpi tejet modeste, apo ende të papërfunduara. Përgjithësisht banorët e Dritasit jetojnë me prodhimet e tokave, megjithëse ka të tjerë që janë punësuar në fabrika këpucësh, apo edhe jetojnë mes Tiranës dhe fshatit, siç ka edhe ndonjë që ka qenë i dënuar në Greqi dhe që tashmë është rikthyer jetës në fshat.
Bajamja, e cila po prashit fasulet dhe që e ka shtëpinë ngjitur me rrugën tregon se e vetmja gjë që i ka rënë në sy është prania e shtuar e policisë kohët e fundit. Por, e moshuara shton se jo vetëm s’ka parë gjë, por nuk ka dëgjuar as shpërthimin e ndodhur duke zbardhur data dhjetë dhe që sipas policisë u telekomandua nga grabitësit për të fshirë gjurmët e makinës së krimit.
Për një të huaj që nuk është banor i zonës është tepër e vështirë të gjejë i vetëm tunelet, në njërin prej të cilëve grabitësit u strehuan gjatë natës dhe në mëngjes hodhën në erë furgonin dhe u larguan. Duhet të lësh qendrën e fshatit dhe t’i hysh një rrugë të pashtruar në të dyja anët e të cilës fshatarët merren me të mbjellat. Por, asnjëri prej tyre nuk ka parë lëvizje të çuditshme drejt kësaj rruge e cila ka si pikë fundore tunelet, por që përpara se të mbërrish tek ato në krahun e majtë rruga të çon gjithashtu edhe në fshatin Qinam.
Tunelet
Në rrëzë të malit janë pesë tunele të ushtrisë, të pesta të dala jashtë përdorimit. Banorët thonë se tunelet njihen si ish-rezervat e karburantit dhe të aviacionit dhe që janë ndërtuar gjatë diktaturës për të furnizuar forcat ajrore në kohë lufte. Ajo që ndodhi pas 1990 dhe veçanërisht në 1997 i ka kthyer këto tunele të larta në gërmadha. Por, prania e kërtyre tuneleve nuk është një fakt i ditur për këdo.
Gjeografinë e tyre e dinë saktësisht vetëm banorët e fshatit Dritas dhe të fshatrave fqinjë si Nikël, apo Qinam. Përballë tuneleve në kodrat përballë gjenden tek-tuk shtëpi të ndërtuara së fundmi nga persona që kanë rinisur jetën gjatë lëvizjeve demografike nga zonat e veriut në fshatin Dritas.
Katër prej tuneleve kanë një pjesë të ngritur, gjë që e vështirëson hyrjen me makinë në to, sikurse vepruan grabitësit. Vetëm njëri është është më i lehtë për të hyrë. Pasi hyn në tynel, afër fundit dallohen ende shenjat e makinës së djegur. Kanë mbetur aty tela dhe hiri.
“Ky gardh ishte i padëmtuar përpara se të hyje në tunele, por të nesërmen, kur po shkoja tek tokat pashë që jo”. Kështu tregon njëri nga banorët që ka pas tuneleve tokën dhe javët e fundit përditë ka shkuar për t’u marrë me ullinjtë. “Nuk kam parë e dëgjuar asgjë!”, këmbëngul 60-vjeçari, veçse në mëngjes, kur po kthehej tek toka dhe kishte parë polici të shumtë.
Përpara se të mbërrinte tek tunelet, pas të cilave ka pronën burri shpjegon se kishte gjetur në ferra shtatë thasë. “U habita tregon sepse për një fshatar thasët janë shumë të rëndësishëm, pasi mbledh pleh apo i mbush me bar të njomë. Si ka mundësi mendova t’i kenë hedhur poshtë, apo nuk i ka marë askush?”.
Më tej i moshuari ka vazhduar rrugën deri kur ka parë policinë dhe një makinë të djegur jashtë tuneleve. “Nuk e di! – këmbëngul banori – por unë pashë një makinë jashtë ndoshta do të ketë qenë ajo që ishte djegur brenda në tunel dhe e kanë nxjerrë për ekspertizë”.
Ai tregon për thasët të cilët lexojnë “Hime”, ose sheqer “Kristal” i bardhë. Në fakt nuk ka asnjë mundësi që këta 7 thasë të jenë përdorur në grabitje, megjithëse për banorin e çuditshmja është si ka mundësi që i ka hedhur një fshatar.
Një banor tjetër tregon se si policia kërkoi gjatë edhe me qen, madje e krehu zonën në kërkim të gjurmëve. Por si vendali “denbabaden”, siç e përshkruan veten burri, me shumë gjasë grabitësit nuk kanë dalë nga rruga kryesore prej nga hynë kur kryen grabitjen ne aeroport. Sipas tij, si njohës i shtigjeve të Dritasit, grabitësit ose janë larguar në drejtim të Qinamit dhe më tej kanë dalë në fshatra të tjera, ose janë larguar në këmbë drejt Niklës, ku edhe mund të kenë patur njerëz që i prisnin.
Por të gjitha këto janë mendime të banorëve, ndonjëri prej të cilëve me të qeshur tregon se për disa orë kishte kontrolluar nëpër shkurre me shpresën se mos grabitësit nga frika se mos policia i kapte bashke me paratë i kishin fshehur në pyllin e fshatit. Në fakt kjo tingëllon paradoksale, sikurse ishte edhe deklarata e ministrit të Brendshëm që pohoi në një media se kishte dyshime që grabitësit mund t’i kishin djegur lekët që grabitën në Aeroportin “Nënë Tereza”. (Gazeta Si)
Pse budallenj jane populli?ata e dine se anonymitet nuk ekziston ne anijen pirate Shqiperi!Po te tregojne ,kriminelet qe mbrohen nga i ashtuquajturi shtet do e marrin vesh kush ka folur dhe pasojat dihen!
Nuk dua te gjykoj politikisht ,por nje pyetje shume e thjeshte del….Si ka mundesi qe me forcar RENEA apo reparti komando qe eshte afer vendngjarjes ,nuk u rrethua menjehere hapsira e mundeshme ….Po ndonje helikopter a ishte ne gatishmeri …..Hapsira e rrethuar deri ne mbremje te ,,krihej, pjesa e mbetur te mbahej e rrethuar dhe diten tjeter te perfundohej…Drejtimi dhe komandimi i operacioneve te tilla ne nje vend si Shqiperia nuk mund tu lihet amatoreve .
Po Anna pse eshte e erret?!
Ka ngaterruar titullin gazetari i Meros me duket.
?
Nuk mund te them se ata qe grabiten iken nga deti nga ajri apo nga toka kur nuk ka qjurm nuk flet njeri nga iken
Ateher ngel te pika te kthesa ku u godite e u ndeshn me policin
Po sikur grabicit qe kishin vjedhur 7 thas me valut ku njeri mban 2 thas ne dor .I dyti po 2 Thas ne dor .3 po dy thas ne dor .I 4 nje thas ne dor dhe nje arm .I pesti armen ka ne dor
.kush e vrahu te pesti se ai armen ka ne dor te tjeret kan thaset ne dor njeri ka nje thes dhe nje arm o e ka vrar ky qe ka fesin ne dor dhe armen nje mundesi e pa besushme se se ka pasur mendjen te qedhoj se ka nje thes me para ne dor
Ateher kush e ka qedhuar mos ka ber ber ky qe mbante aremen ne dor i ka qedhuar vetes jo
Po kush e ka qedhuar policia ka mundesi
po ka mundesi policia po ta qedhonte policia do ti ndiqte dhe te tjeret ateher kush e ka qedhuar
Ate her mendimi im eshte se policia dhe grabicit jan nje grup bashke qe kishin planifikuar grabikjen dhe te kthesa iqnin robat maskat dhe vishnin o i kishin te veshura Shoferi me qetesi i policis vete te takoj grabicit dhe ti pergezoj per vjedhjen qe kan ber i fut nje plum e eleminon njerin dhe te tjeret futen ne fugon me parat dhe te veshur polic
plan i bukur
Ose kan fluturuar ose kan hapur tynel dhe i ka perpir dheu
ose i kan vjedhur vet bashke me shoferin e fugonit te policis
Po kanqen 5 polica qe i kan ndjekur grabicit ata jan vet grabicit
po skan qen 5 polica po kan qen 3 ose 2 ose 4 polica ne makinen e policis ateher nuk jan policat grabicit po i ka prit fati grabicit
Kamrat jan duhet par jo grabicit po makina e policis kur ka hur ne aroport dhe si kan raguar policet kan dal nga makina dhe sa veta kan qen ne makinen e policis kur kan hyr
E rendesishme eshte akan dal policat nga fugoni kur kan hyr ne aroport apo ka zbritur vetem shoferi apo ska dal as nje nga fugoni
Po ka dal vetem shoferi ateher nuk ka pasur ne fugon te tjer vetem kukudho te veshr dhe te maskuar
Qe kur te vinin te kthesa ku u takuan te nderoheshin dhe grabitja u rralizua me sukses te plot
Policet jan te dyshuar sa te qjendet ata qe grabiten
Te ter jan te dyshuar ne kete grabitje deri sa te qjendet autori