Një aksion politik mjaft intensive ka nisur të lëvizë në radhët e opozitës shqiptare që nuk pranon të braktisë sistemin politik, menjëherë pas deklaratës së kryediplomates amerikane në Tiranë për Zërin e Amerikës se partitë duhet të regjistrohen në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka pasur një lëvizje frenetike që ka nisur me deklaratën e Rudina Hajdarit në Parlament por jo vetëm.
Parti politike aleate të Lulzim Bashës deri tani janë regjistruar si subjekte politike në zgjedhjet e 30 qershorit.
Ndërkaq, Rudina Hajdari ka shpallur krijimin e një partie të re politike që është emërtuar “Bindja Demokratike”.
Deri më tani po diskutohet se Rudina Hajdarit do t’i bashkohet ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi. Ky i fundit e ka mbështetur publikisht aksionin opozitar brenda Parlamentit të deputetes që refuzoi vendimin e Lulzim Bashës dhe strukturave të tjera të PD-së për të dorëzuar mandatet.
Për regjistrimin e partisë së re, Rudina Hajdarit dhe bashkëpunëtorëve të saj u nevojitet mbledhja e tre mijë firmave. Procesi i mbledhjes së tyre ka nisur, por mbetet për t’u parë nëse ato do të dorëzohen në kohë brenda ditës së martë, kur është afati i fundit i regjistrimit të partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sinjalin e radhës se nuk kishte ndërmend që të bojkotonte zgjedhjet për pushtetin vendor që po afrojnë, deputetja e dalë nga listat e Partisë Demokratike e dha në seancën e fundit të Parlamentit. Në këtë seancë u ndanë grupet parlamentare të PD-së dhe LSI-së, një vendim që juridikisht ka shkaktuar pështjellim, nëse është ligjor apo jo.
Ngërçi duket se është kapërcyer, pasi vetë grupi i drejtuar nga Rudina Hajdari mban një emër tjetër nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ai quhet “Grupi Parlamentar Demokrat”. Në fjalimin e mbajtur nga foltorja më 18 prill, ajo foli me bindje se personalisht dhe deputetët e tjerë që kishin refuzuar urdhrin e djegies së mandateve përfaqësonin interesin e publikut dhe kërkoi ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Ne kemi bindjen e plotë se përfaqësojmë interesin publik, në një masë shumë të gjerë, që shkon përtej Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilat sipas nesh, janë forcat politike që kanë përfituar më së shumti nga ky sistem dhe sipas të gjitha gjasave do të përpiqen ta ruajnë atë të pandryshuar”, deklaroi ajo ndër të tjera.
Bojkotin e cilësoi vetëvrasje politike dhe kërkoi edhe njëherë që partitë e opozitës ta rimendonin këtë vendim, por duke mos u ndalur me kaq.
Ndërkaq, kjo është vetëm një pjesë e panoramës që po ndodh djathtas, pasi ndërkaq, dy partitë e Ballit Kombëtar janë pjesë e Parlamentit dhe së shpejti pritet të jenë subjekte në zgjedhjet vendore kryesisht në bashkitë ku ata e ndjejnë veten të fortë.
Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut, që dy vjet më parë ishte në çadër me Lulzim Bashën tashmë po vrapon për të mbushur boshllëkun e lënë nga PD në zgjedhje.
Nga ana tjetër edhe parti të vogla si Arian Galdini me LDE dhe të tjerë po ecin shpejtë për të gjetur sado hapësirë për të kandiduar.
Bamir Topi, nga ana e tij ka shumë gjasa të kandidojë në Tiranë e Durrës për të marrë asetet e tij si pjesë të këshillave bashkiake.
Kurse në qytete të mëdha si Shkodra, apo edhe Kavaja, pritet që kandidatë të pavarur me integritet nga e djathta të kandidojnë përballë atyre të Partisë Demokratike.
Me një fjalë, po ndodh një dialektikë normale demokratike që shumë analistë e gazetarë në vend nuk mendonin se mund të ndodhte, pasi kujtojnë se monopolin e përfaqësimit të së djathtës e ka vetëm Partia Demokratike.
Në fakt, nuk ndodh kështu, pasi tashmë po bëhet e qartë se kauza e Bashës është thjesht një qëndrim për interesa të ngushta të Berishës apo edhe Metës, që shtynë në vendimin ekstrem për djegien e mandateve.
Nesër është afati i fundit për regjistrimin e partive në KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit. Meqë është pushim, afati i fundit është të martën.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
8 partitë e reja do të regjistrohen të martën nga KQZ, ndërsa 1 parti, Aleanca Demokratike e Eduard Abazit, për shkak se nuk ka kthyer fondet e marra paraprakisht nga KQZ, është në kushtet për të mos u regjistruar nga KQZ.
Nga partitë e regjistruara, bien në sy 5 parti që dikur kanë qenë aleatë të Bashës, Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
ALEATË TË BASHËS
JASHTË KOALICIONEVE
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE
ALEATË TË RAMËS
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET
(TemA Javore)
Keni harruar Partine e Qyrreve me Taban Kombetar me bashkekryetare Lymi i Tutit dhe Liza e Qymyrit, aleate te patundshem te Edvin Rames, si Tironca t’vjeter qe jane.
Shkoi edhe PD e Saliut për lesh, forca të reja po dalin në skenë. Kjo do të rrezikojë edhe Ramen. Sa për LSI e mbaruar është qysh tash.
PD mori fund qe ne 1991 por pati pak positive si opozite ne Rollin e saj.kurse ps ka vdek qe ne 1990 por ajo nderroi vijen.fasaden the rama meqe nuk drejtonte dot PD mori te vjetra the e drejton si te re.por ramizi.nao.nexhmija.sigurimi kishin projektuar te vinin ramen ore berishen si drejtues se PD qe u krijua nag sigurimi.. Tani keto 2 parti jane ne chart e te huajte me teper ne lindje the perendim dhe bejne politike anti popullit.vendit.kombit per gati 3 dekada
t’emen e s’emes……..vend sa nje furrik pune dhe me 100 particka……
kane harruar edhe partine e re PIDH….[Partia e Idealeve te Dhjetorit 2018] e mender studenteve.
Ik mor trap, nuk di te shkruash akoma/