Lëvizja e Rudinës “sikletos” Bashën, urdhëron futjen e kandidatëve të kontrolluar prej tij në Parlament?

21 Prill 2019, 13:07Politika TEMA
Lëvizja e Rudinës “sikletos” Bashën, urdhëron

Në 17 Shkurt opozita vendosi djegien e mandateve pas një proteste te paralajmëruar kundër qeverisë Rama.

Nga ajo ditë e deri më sot për më shumë se dy muaj kanë rrjedhur shumë ujëra, janë zhvilluar disa protesta, ka pasur shumë reagime nga ndërkombëtarët, ashtu siç dhe ka pasur edhe gati 25 deputetë që kanë hyrë në Parlament dhe rreth 30 të tjerë presin marrjen e tij.

Pra vendimi për djegien e mandateve nga Lulzim basha dhe Monika Kryemadhi u duk totalisht i nxituar dhe i pakonsultuar.

LSI-ja ishte e para që me murgë të heshtur të Monika Kryemadhit urdhëroi futjen e deputetëve të saj të listës në Parlament. Fillimisht Mona reagoi ashpër ndaj rebelëve, por pasi konstatoi se nuk e ndalte dot hemoragjinë, një pjesë të deputetëve që morën mandatin i futi vetë në Parlament.

I ndodhur përballë të njëjtit fakt, pra rrjedhjes nga lista të kandidatëve për deputetë edhe Lulzim Basha ka udhëzuar futjen dhe plotësimin e deputetëve në Parlament.

Burime zyrtare nga PD i thanë CNA.al se kreu i PD-së Basha, pas rebelimit të kandidatëve, krijimit të grupit Parlamentar nga Rudina Hajdari, lindjes së Bindjes Demokratike dhe hapave të tyre për të hyrë në zgjedhje, kryedemokrati ndodhet përballë dy problemeve, zgjedhjeve dhe plotësimit të grupit Parlamentar nga rebelët.

Problemin e dytë Basha ka udhëzuar të zgjidhet me futjen e kandidatëve të kontrolluar, pra kreu i PD-së ka kërkuar të plotësojë grupin parlamentar duke futur njerëz të cilët janë të kontrolluar prej tij dhe mund të përdoren për të krijuar dimension dhe përplasje brenda opozitës së re parlamentare.

Në lidhje me zgjedhjet, pas deklarimit të Rudina Hajdarit dhe opozitës parlamentare se do të nxjerrin kandidatët e tyre edhe Basha duket si i lëkundur dhe PD paralelisht me organizimin e protestave ka filluar mbledhjen e kandidaturave nga baza për kryebashkiakë.

Hyrja e kandidatëve për deputetë në Parlament me urdhër të Bashës është hapi i parë që po i jep zgjidhje problemit të krijuar prej vetë Bashës, kurse futja në zgjedhje duket se kërkon ende kohë, nerva dhe presion politik.

7 komente në “Lëvizja e Rudinës “sikletos” Bashën, urdhëron futjen e kandidatëve të kontrolluar prej tij në Parlament?”

  1. rexha 10 says:

    JU TE KEQEN DO TA MERRNI NGA NJERI TJETRI ,JO SE PO U DHIMBSET POPULLI ,POR SEPSE DO TE DALIN AKTET KRIMINALE TE VJEDHJEVE E VRASJEVE SE KUSHE KA VJEDHUR E VRARE ME SHUME NJERZE GJATE PERIUDHES SE TRANZICIONIT,PER TE PERVETSUAR SA MA SHUME OBJEKTE PUBLIKE DHE PARA. RRINI SI MUTE NASHI , THOTE GAZE PAJA.

  2. Grigor says:

    Me kujtohen mercenaret mediatike te Berishes, Shkullaku dhe Bejtja, qe gati kaluan ne orgazem diarreike tek emisioni Opinion, kur u shpall “djegia” e mandateve.
    Te dy i thane Lorenc Vangjelit se ai “nuk e kishte kuptuar akoma se çfare kishte ndodhur”, se gjoja na ishte bere hataja.
    Tani na dilka qe hataja mund te ishte bere, por vetem per PD-ne, sepse nuk e rruajti njeri as per PD-ne, as per LSI-ne, as per Bashen, dhe as per dyshen idiote mercenare.
    Debilat.

  3. Komentuesi says:

    Si perfundim,Berisha,Basha dhe Monika,e hengren mutin qe dhjen vete.Keta jane muter per t’i ngren qent.Po pse more maskarenj,kur u erdhi veza te bytha u kujtuat ju ti shtyni njerzit e listes te hyjn ne paralament,nuk ishin mire ata qe ishin dhe dogjen kot mandatet? Turp per Bashen dhe disa deputet te tjere qe terhiqen pas kriminelit Berisha.

  4. salianji says:

    Oirdh o Lul ne prill pirdh.

  5. X says:

    Teper vone……..sorry…..rruga juaj eshte rrugaceria…nuk pjerdh njeri per lsi…pd….

  6. Loreta says:

    Lulezime Basha eshte nje pordhace….Kjo loje mjafton per te lexuar kushdo imoralitetin por edhe rrezikshmerine e kesaj bastardeje.

  7. Ilir says:

    Che faccia da cazzo ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje