Dy mijë ushtarë amerikanë, stërvitje në Maqedoninë Veriore

22 Prill 2019, 09:24Rajoni TEMA

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar zbatimin e stërvitjes ushtarake “Goditje Vendimtare”, e cila do të kryhet nga ushtria maqedonase së bashku me 2000 trupa amerikane, 25 ushtarë nga Shqipëria, po kaq nga Bullgaria e Lituania, si dhe 100 ushtarë nga Mali i Zi.

“Stërvitja ka për qëllim arritjen e ndërveprueshmërisë me forcat e armatosura të vendeve pjesëmarrëse, në mënyrë që të lejojë kontribute të rritura në operacionet aktuale dhe të ardhshme në kuadër të NATO-s”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Bosnjakovski.

“Goditje Vendimtare” do të jetë në disa faza, që nga 20 maji e deri më 15 korrik”, shtoi zëdhënësi.

2 komente në “Dy mijë ushtarë amerikanë, stërvitje në Maqedoninë Veriore”

  1. I says:

    Putinit po i bie infrakt.

    Kurse Saliu ka marr qe tani lopaten, se edhe ata qe do e varrosin nuk u beson.

  2. ¬ says:

    Dhe këta Amerikanët., pranë nesh e gjetën të pjerrdhin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje