LISTA/ Rritet transparenca, INSTAT gati 25 publikime të reja: Nga indeksi për çmimet e banesave te publikimi i statistikave të krimeve

22 Prill 2019, 15:53Ekonomia TEMA

Së paku 25 botime të reja do të publikohen këtë vit nga INSTAT për sektorët të rëndësishëm të ekonomisë dhe jetës sociale në vend, ndër to Indeksi i çmimeve të banesave dhe anketa e emigracionit.

Sipas një raporti zyrtar që INSTAT ka dorëzuar në Kuvend, referohet se për vitin  2019, janë ndërmarrë iniciativa të reja në të gjitha fushat e prodhimit statistikor dhe modernizimin e infrastrukturës së prodhimit, ku në fushën ekonomike ndër të tjera mund të veçohet: Vlerësimi eksperimental i indeksit të Çmimeve të Banesave, implementimi i gjuhës R për kontrollin dhe llogaritjen e treguesve statistikorë, prodhimi i statistikave mbi bazën e Produkteve të industrisë Përpunuese.

Do të nisë prodhimi i të dhënave paraprake për inovacionin në Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe publikimi i të dhënave paraprake të shpenzimeve për Kërkim-Zhvillim nga institucionet dhe ndërmarrjet private.

Në fushën sociale do të kryhet Anketa e Migracionit, publikimi i rezultateve të Anketës së Dhunës ndaj grave dhe vajzave 2018, fillimi i punës për Anketën e Shëndetit, publikimi i Rezultateve të Anketës mbi Përdorimin e Teknologjisë së Komunikimit të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018 si dhe publikim i rezultateve të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, 2016- 2017-2018.

Në fushën e bujqësisë dhe mjedisit do të nisë llogaritja e treguesve për prodhimin

bimor, blegtoral dhe treguesve të llogarive ekonomike në bujqësi, kryerja e vrojtimit mbi

sipërfaqen e mbjellë, llogaritja e SO (standard outputit) për bujqësinë dhe për

blegtorinë si dhe kryerja e vrojtimit mbi përpunimin e lëndës drusore pranë

ndërmarrjeve të përpunumit të drurit.

Më poshtë, aksionet e reja që do të ndërmerren në vitin 2019 sipas fushave kryesore statistikore:

Statistikat ekonomike:

produktet ushqimore;

(PRODCOM);

institucionet dhe ndërmarrjet private;

Statistikat sociale:

të informacionit nga ana e Familjeve dhe individëve, 2018;

Statistikat e bujqësisë dhe mjedisit:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje