Pas rregjistrimit të Partisë Bindja Demokratike, Jari në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD, ndau sot udhëzimet për secilin kryetar të partive aleate të PD, që duhet të mbajnë ndaj partisë së re Bindja Demokratike:
“Të nderuar demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot thirra një nga një, gjithë kryetarët kryesorë të partive aleate të PD, për t’i udhëzuar mbi qëndrimin që duhet të mbajnë ndaj partisë së re Bindja Demokratike.
Të parin thirra Tit Vasilin dhe i dhashë këtë tekst:
“Për LSI besnikëria politike është vlerë themelore.
Ne e kemi tradhtuar një herë PD në vitin 2013 dhe jemi penduar thellë, pasi Rama në qeveri na futi plot vese, si vjedhja, korrupsioni, blerja e votes, droga etj.
Kështu kanë për ta pësuar dhe këta që nuk mësojnë nga pësimi ynë”
I dyti erdhi Fatmir Mediu. Atij i dhashë këtë tekst:
“Partia Republikane është parti e vlerave morale, që lufton për ndershmëri dhe respektim të pronarëve të vjetër.
Këto partitë e reja që duan t’i marrin pronën e vjetër PD-së, janë mosmirnjohës ndaj Doktorit.
Unë i kam qëndruar Doktorit në ditët më të vëshitra për të dhe familjen e tij, pas ngjarjes në Gërdec, dhe do t’i qëndroj gjithë jetën.”
I treti erdhi Dash Shehi.
Ai më tha:
– Lene o Jaro, se po ja them vet nja dy fjalë Titit, se e kam ene mik.
Tani ai noj gjë të keqe nuk ka bo mo, por dua me e këshillu se e ka për herë të parë që tradhton PD-në.
Unë e kam tradhtu disa herë e ja ku kam përfundu.
Ndaj duhet ta marrë me ngadalë këtë punë.
-Mirë Dash, i thashë, e di vetë ti.
Pastaj më erdhi Shpëtim Idrizi.
-Në emër të partisë së çamëve të Shqipërisë, dënojmë çdo njeri që pret në besë PD, tha Idrizi.
Ne i kemi dhënë “Besën” PD dhe nuk e shkelim.
Partia e re është parti e pabesë, dhe komuniteti çam nuk e mbështet.
Pastaj erdhi Nard Ndoka. Ai nuk më la ta këshilloja.
-Unë jam më i zgjuar se ty, më tha, nuk pres këshilla nga ty.
Unë do t’i them partisë së re, se duhet të masë mirë forcat me atë që po bën, sepse po nuk mori vota, ajo nuk fiton. Po mori vota, do fitojë.
Në fund erdhi dhe zoti Duka.
Sa i thashë përse e kam thirrur, tundi kokën i menduar dhe tha:
-Ka bë gabim që ka rregjistru parti. Unë kandidatët e mi po i nxjerr të pavarur, nga Saranda në Shkodër, e pastaj do t’i marr në parti.
Kurse ky po bën parti me kandidu njerëz.
E ka shumë gabim.
Pas kësaj, i porosita që mesazhet e tyre t’i shpërndajnë në publik, për ta goditur fort partinë e re, duke i ballafaquar me njerëz me moral, që kanë çfarë t’i tregojnë popullit shqiptar.
I juaji, Jari!”
Jari, Jari mor aman, shko per dru e shko per shkarpa, prap me Patozin mbete sa dhe vulen nuk e gjete se ta ka mare Saliu, qe te rriti, te gostiti dhe ne fund te zhgaraviti.
Me nje llaf camet jane te pabese sipas meros,se tradhetuan enverin dhe u lidhen me usa ne 1960 Merua katundari nga peshtani qe u be gazetar