Jari sqaron demokratët se “Zëri i Amerikës”, ka tradhtuar

19 Prill 2019, 18:56Antena TEMA

Sonte në mbrëmje Jari u ndje i goditur pabesisht.

“Zëri i Amerikës” u ka bërë thirrje të gjithëve të rregjistrohen për zgjedhje dhe të konkurrojnë për të mbushur boshllëkun që lë PD.

Duke qenë se demokratët janë me sy e vesh tek “Zëri i Amerikës”, kjo është një goditje e rëndë, që i çorodit demokratët.

Ndaj Jari vendosi t’i sqarojë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Thirrja e “Zërit të Amerikës” për të marrë pjesë në zgjedhje, nuk duhet të na përçajë dhe as të na hutojë.

E gjithë kjo vjen era, sikur “Zëri i Amerikës” ka tradhtuar.

Në fakt nuk e besoj plotësisht. Është diçka më e butë.

Aty në fundjavë punojnë ca gazetarë reserve, nga ata që dublojnë turnet, dhe nuk u kushtojnë shumë rëndësi lajmeve.

Edhe personazhin që kishin gjetur për të bërë thirrje, është një vajzë e re që, nuk kupton shumë nga politika, pasi është është zëvendësambasadore.

Ajo nuk ka kompetencë t’i drejtohet PD-së.

Ne mund të na drejtohet vetëm dikush që është rang mbi ambasador.

Fakti që ka folur ajo, ka të bëjë me nivele nën PD-në, për ndonjë parti të vogël apo individ.

Zakonisht PD i merr direktivat direkt nga Uashingtoni, pasi dhe ambasadorët, që nga viti 1992, janë të gjithë të shitur tek Sorosi.

Ndaj duhet të mos hutoheni dhe të mos çoroditeni nga ajo që keni dëgjuar.

Nuk është e vërtetë ajo që thotë Tit Vasili, që kur flet “Zëri i Amerikës”, flet vetë Amerika.

Edhe “Zëri” ka ngjyrat e veta, varet si është, i fortë, i butë, i shtruar, i sertë etj.

Do të desha po ashtu t’u tërheq vërejtjen dhe për partinë e re që po krijohet në Parlament.

Ajo parti nuk është e mbështetur nga SHBA dhe Perëndimi, edhe pse duket sikur ashtu është vërtet.

Ata mund të marrin pjesë në zgjedhje, por do përballen me një furtunë popullore të pashoqe.

Ata po shfrytëzojnë faktin që SHBA thotë futuni në zgjedhje, dhe ata futen në zgjedhje, për t’u dukur me SHBA.

Por SHBA realisht është me ne, por presidenti Trump është i zënë, pasi i kanë hapur ca telashe këta njerëzit e Sorosit dhe nuk e ka akoma mendjen tek Shqipëria.

Në momentin e parë që ai qetësohet, zgjedhjet do anulohen dhe “Zëri i Amerikës” nuk do mbështesë ata që kandidojnë, por ata që nuk kandidojnë.

Ndaj mos u nxitoni, se kjo e sotmja është një lajthitje, ngaqë është fundjava e Pashkëve katolike.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari sqaron demokratët se “Zëri i Amerikës”, ka tradhtuar”

  1. Alumi says:

    I fort eshte Mero. Tall bythen me kete palo kapterr me shall pionjeri te Xhaxhit Enver (u kerkoj ndjese te gjithe rreshterave te ndershem). Hyre me mustaqe ne presidence dhe doli pa lesh. Cfare krijese!

  2. lymi says:

    Ore ky quhet JARI por ne fakt eshte K*RI…..

  3. K. F says:

    Botoi komentet o i mallkiar?!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje