Jari analizon grabitjen në Rinas dhe rreziqet e reja nga Edi Rama

10 Prill 2019, 20:09Antena TEMA

Pas grabitjes së përsëritur të parave në Rinas, opinioni publik është tronditur dhe shumë mesazhe politike janë bërë të paqarta.

Jari vendosi të sqarojë sot demorkatët mbi manipulimet e Edi Ramës në këtë ngjarje, dhe rreziqet për të ardhmen:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Siç e ka thënë dhe Doktori, grabitja në Rinas bëhet për të financuar fushatën elektorale të Edi Ramës.

Plani i tij ka qenë shumë diabolik, pasi ai ka përdorur një tropojan për këtë ngjarje, me qëllim që faji t’i mbetej Doktorit.

Pasi ka realizuar grabitjen, Edi Rama ka urdhëruar vrasjen e tropojanit dhe ka fshehur gjurmët e dy bashkëpunëtorëve të vet.

Ndaj mendoj që më 13 prill, ne duhet të protestojmë dhe për viktimën e vetme të kësaj grabitje, që u përdor nga Edi Rama, dhe pastaj u vra.

Nga ana tjetër, Rama po e përdor këtë ngjarje si Hitleri djegien e Rajshtagut.

Ai po e përdor ngjarjen për të vendosur juntën ushtarake, për të cilën presidenti na ka paralajmëruar prej kohësh.

Ai kërkon të tensionojë marrëdhëniet me Kinën motër, dhe të vendosë ushtrinë në Rinas.

E gjithë kjo bëhet që të frikësojë Lulin, që ikën çdo fundjavë në Holandë, dhe Zenin me Karminën që ikin çdo te premte në Vjenë.

Por ne jemi mësuar me provokime të tilla dhe nuk trembemi.

Problemi është që ushtria në Rinas është një rrezik për grusht shteti, pasi nëse ata marrin urdhër, mund të rrëmbejnë aty presidenitin apo dikë tjetër nga opozita kur udhëton jashtë shtetit, dhe të vendosin juntën ushtarake në vend.

Ndaa dhe për këtë duhet protestuar më 13 prill.

Së fundmi, ngjarja e Rinasit është një përpjekje për të shmangur transportin e parave jashtë me Austrian Airlines dhe për ta bërë në të ardhmen me “Lasgushin” dhe “Nolin”, avionët e kompanisë private të Edi Ramës.

Me ata Edi Rama e ka kollaj, se u thotë pilotëve në ajër hap derën e bagazheve, dhe paratë bien mbi shtëpinë e tij në Surrel.

Ndaj ne duhet të jemi vigjilentë me gjithë këtë që po ndodh në Rinas.

E gjitha është një skenar i Edi Ramës jo vetëm për të vjedhur ato para, por dhe për të frikësuar kundërshtarët politik, për të justifikuar vendosjen e ushtrisë në Rinas.

Më 13 prill duhet t’i themi jo ushtrisë në Rinas dhe duhet të detyrojmë Edi Ramën, të tregojë pse e vranë djalin nga Tropoja, që ishte pjesë e aksionit.

Kjo është prerje në besë, pavarësisht se kush është ai.

Edi Rama si njeri i pabesë e ka përdorur atë dhe më pas e ka hequr qafe.

Më 13 prill ai do marrë përgjigjen e merituar, pasi kodra e eurove që ai ka grabitur nga Banka, nuk e mbulon dot malin e krimeve që ai ka bërë ndaj shqiptarëve.

I juaji, Jari!”

2 komente në “Jari analizon grabitjen në Rinas dhe rreziqet e reja nga Edi Rama”

  1. anton says:

    medoemos qe Banda eshte PERDOR the tropojani ishte kukull e policise qe u eleminuar ne Alison. Tani per u PERDOR Banda.per martial law.pra problem the solution jo nag rama por eu qe do te fuse shqiperine brenda martial law e saj

  2. ..&... says:

    Jari thote qe djali grabites, i arratisur mes shkembimeve te forta të zjarrit sa tmerroi edhe policet e burgut ne Greqi, duhej te ishte trajtu me mirë. Perpara se te qellohej mbi te ai duhej te shte marre me te mire. Edhe në se ai qelloi mbi policine, policet duhej te kishin qenë më të durueshëm me të. Pasi te kishte vrare disa prej tyre, pra police, mbi djalin duhej zgjedhur nje pjes trupi jo rrezikuese per jeten për të, si për shembull ne bythë.

    Jari thotë se meqë djali qëndroi per tu shpetuar jetën shokeve te tjere grabites, ai te shpallet hero. Biles atij i vjen keq qe sështë më president se edhe nje titull do tia kishte dhënë djalit që i flijua për shokët e tij.

    Me shumë respekt pame që në vendin ku ra heroi banues i ri ne Preze ishte vendosur edhe nje pllakë me shqiponjën dykrenore, e cila e vendosur ashtu përdhe duket me shume si nje shqiponjë e perdhosur se sa e nderuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje