Jari zbërthen fjalën e Doktorit në mbledhjen për organizimin e protestës së 13 prillit

8 Prill 2019, 19:27Antena TEMA

Fjala e Doktorit sot në mbledhjen e PD për organizimin e protestës së 13 prillit, kishte shkaktuar shumë keqkuptime.

Ai kishte thënë pak a shumë se është dakord që opozita e ka erën në favor pas djegies së mandateve, por për t’u bërë lider i PD-së, njeriu duhet ta kalojë oqeanin në këmbë.

Dëshmitarët okularë i thanë “Antenës”, se kur Doktori fliste, fytyra e Lulit kishte marrë një shprehje pa ngjyrë, pa erë dhe pa shije, ndërsa të tjerët, që dëgjonin të shtangur, ishin ndarë në dy grupe, pasi mbaroi takimi.

Një pjesë mendonin se ky ishte një paralajmërim i fortë dhe kërcitje dhëmbësh për Lulin, ndërsa të tjerët e kishin kuptuar si një vërejtje të lehtë, që nuk po bën gjënë e duhur, por pa ia hequr mbështetjen.

Në grupin e parë bëjnë pjesë të mërziturit nga lënia e mandateve, të cilët, kudo që ulen nëpër tavolina, shajnë mbarë e prapë ata që e morën këtë vendim.

Dhe këtu kanë parasysh si Lulin, ashtu edhe Doktorin.

Kurse në grupin e dytë janë shërbëtorët e të gjithë zotnive, të cilët nuk dinë të bëjnë asnjë punë tjetër, përveçse të jenë dakord me shefat.

Tek këta të dytët shkëlqejnë gjithmonë me prezencën e tyre Mond Spaho për burra dhe Albana Vokshi për gra.

I ndodhur mes këtyre dy zjarreve, Jari e pa të udhës të sqaronte demokratët, që ishin gjithë sy e veshë këto ditë, nga frika se mund të demoralizoheshin.

Dhe nisi të shkruante mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar miq, Jari ju informon!

Nuk është e vërtetë që Doktori ka sulmuar Lulin sot në mbledhje, por ndërhyrja e tij ishte negative në sensin pozitiv.

Në kuptimin që Luli duhet të punojë më shumë për fitoren, që të arrijë një ditë sukseset e Doktorit.

Po jo se ai po punon keq deri tani, sepse Doktori nuk i ka zgjedhur kurrë kot njerëzit.

Edhe kur doli në televizor Luli për të djegur mandatet, Doktori u tha të gjithëve që kjo mund t’i dalë mirë, por mund të shkojë edhe shumë keq.

Kjo do të thotë se ai ka besim tek aftësitë e Lulit dhe ia ka lënë atij të gjithë iniciativën.

Problemi që kemi është se rezultati nuk po duket gjëkundi, ngaqë ata që janë poshtë listës po futen të gjithë në Parlament, ndërsa nuk kemi gjetur ende asnjë të huaj që të na mbështesë në të gjithë globin.

Dhe kjo me sa duket e ka mërzitur pak Doktorin, ndaj edhe e kanë lëshuar nervat në mbledhje.

Deri tani, të vetmen fitore e kemi arritur tek ky sondazhi i Ylli Ndroqit, por edhe aty me shumë kundërvënie.

Gjithësesi e rëndësishme është që Doktori nuk e ka lëshuar Lulin, pavarësisht çfarë ndodhi sot në mbledhje.

Na duhet ta ruajmë të fortë solidaritetin, të paktën deri të shtunën.

Pastaj shohim e bëjmë, se fillon e ngrohet koha dhe protestat bëhen më të lehta për të gjithë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari zbërthen fjalën e Doktorit në mbledhjen për organizimin e protestës së 13 prillit”

  1. Sali Trimi says:

    Jari ne memorjet e veta beri edhe kete shtese:
    Nga biseda e fundit konfidenciale me Jarin, Saliu i spjegoi se ajo puna e financimit te PD nga pare te lobisteve Ruse, e kishte merzitur shume. Basha as qe ka marre mundimin qe te pakten te me sqaroje mua, tha Sala. Cjane ato pare nga vijne dhe kush perfitoi-pyeti vehtveten Sala. A jane pare qe donatoret e PD dhuruan per PD dhe u kamufluan si pare nga Rusia, apo jane pare qe vertet Rusi ka dhene PD. Ne te dy rastet, me spjegoi Sala, kemi nje problem te madh. Donatoret,qe ti e di ,me tha Sala, me ze te ulet jane kryesisht paret e Zenit dhe te miat,qe I dhurova nen emra te ndryshme, per te mos rene ne sy. Po keshtu edhe ca donatore te vegjel, mbeshtetes te mite, nuk jane te qete per keto thashetheme. Nga ana tjeter kemi popullin qe eshte shume i ndjeshem kur merr vesh se si jane perdorur paret shqiptare, duke menduar qe ato jane ne fund te fundit pare te taksapaguesve. Prandaj, me tha Sala, leshova shprehjen e kalimit te oqeanit ne kembe. Matan oqeanit eshte Amerika dhe kur i them Bashes te kaloje oqeanin ne kembe, i them qe te punoje per te rritur influencen me Amerikanet, keshtuqe ne do kemi mundesi te marrim viza per ne Amerike. Besoj, tha Sala se shumica e donatoreve dhe popullit e kuptuan mesazhin. Ata e kuptuan qe une nuk kam lidhje fare me ato transakcione parash dhe vecanerisht asnje lidhje me Rusin. Po te kishja synim per tu lidhur me Rusin do I thoshja Bashes :”te kaloje detit me not” duke nenkuptuar qe ne me Rusine jemi te lidhur nepermjet detit.
    PS:
    Shume i zgjuar ky Sala! Lum une qe asnjehere nuk I kam bere dredhite e mia cudiberse. Ky karagjozi, kalamani Basha nuk e ka te gjate. Pale ka keqeperdorur paret e doktorit!

  2. Amy says:

    berisha si plaku mere, qe donte ti vinte ne rradhe sipas mendjes se pjerdhur te tij, edhe berisha jone plak i keq me i keq se plaku mere, por tani po e shikon e ka pisk, ka parashikuar te tjera kur hoqen dore nga mandatet, mendoi se popullin e ka pas vetes, ben sikur harron se cfare te keqiash kemi patue si vend dhe popull vetem nga ky plakaruq i keq i cmendur,

    Beni kujdes ne daten 13 Prill, ai ka planifikuar te vrase ndonje ose disa, me falangrat famekeqe qe i rrine para mbrapa, qe me pas te bej revolucion, ndoshta ne shenjesetr kete rradhe do kete vene Lulushin, qe ta heqe qafe njehere e pergjithmone kete dhenderush politik qe e ka mbi kurriz, beni kujdes njerez se kot nuk kane vendosur oren 6 mbasdite, krimi kerkon erresire, dhe berisha naten e vrau Azemin, !!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje