Vizita e ardhshme e ndihmës zëvendës Sekretarit amerikan në Shtetit në Shqipëri e kishte rritur shumë pritshmërinë se mund të gjendej një zgjidhje për krizën e shkaktuar nga djegia e mandateve të opozitës.
Që kur doli lajmi për herë të parë, Jari ishte bërë gjithë sy e veshë, për të lexuar dhe ndjekur çdo të re mbi këtë temë.
Por sot në mëngjes lexoi një shkrim të Nazarkos junior, që e mërziti shumë.
Aty thuhej se zoti Palmer do të vinte me mendje të keqe, sepse Shtetet e Bashkuara do t’u imponohen udhëheqësve të PD-së dhe LSI-së, me informacionet që kanë për pasuritë e tyre të paligjshme.
Ndaj Jari ndjeu nevojën e tmerrshme që të sqaronte demokratët përmes mesazhit të mëposhtëm:
“Të nderuar miq, Jari ju informon!
Artikulli i Mentor Nazarkos, i atij shërbëtori të ndyrë të qeverisë së krimit dhe të drogës, është paguar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama dhe synon të na demoralizojë protestuesit.
Por nuk duhet të keni asnjë shqetësim, sepse ne i kemi marrë të gjitha masat që të mos na hyjë gjemb në këmbë për shkaqe të tilla banale, siç janë pasuritë dhe pronat.
Ju garantoj në radhë të pare, se Doktori nuk ka asnjë pronë me emrin e vet, përveç shtëpisë në Tiranë.
Edhe për vilën e Lalzit ka deklaruar se është e Abit dhe ai atje shkon vetëm si mysafir, madje detyrohet të flasë me zë të ulët, sepse e ka dhëndrin nevrik dhe ka frikë se mos i nervozohet.
Ndërsa për lekët e Zenit nuk ka ndonje problem, sepse i ka të justifikuara të gjitha nga fitimet e dyqanit të brekëve në Bllok, që është në emër të dashnores së vet, blogere e mirënjohur me famë ndërkombëtare.
Për Gitën mos kini asnjë merak, se është aq e zonja, sa jo vetëm i ka në rregull me letra të gjitha llogaritë e veta, por kujdeset personalisht edhe për çdo deklaratë pasurie të Doktorit, që nga dita e parë kur ka hyrë ligji në fuqi, e deri më sot.
Sa për Lulin, dihet nga të gjithë që shumicën e lekëve i ka në emër të vjehrrit dhe të kunatit, dhe ata nuk kanë ku të kapen, se biznes bëjnë të gjithë në botë.
I vetmi problem këtu është fakti se në kohën që shumë biznese janë në vështirësi, kompania e kunatit të Lulit ka punësuar mbi 100 vetë dhe është në kërkim të 100 të tjerëve.
Kjo ka shtuar pak dyshimet se mos ajo po përdoret për pastrim parash, por këta njerëzit e Lulit janë shumë të zotët në këto punë dhe them që e zgjidhin vetë, ngaqë kanë mik shtëpie edhe Gramoz Ruçin.
Unë po dihet botërisht që i kam fituar të gjitha gjërat dhe pronat me gjyqe të rregullta, sepse i kam trashëgim nga fisi i gruas.
Edhe ndonjë lek që e kam të pajustifikuar, e kam vendosur që do ta hedh në emër të djalit, i cili tani nuk ka detyrim që të deklarojë pasurinë, ngaqë e bënë me zor shtetas austriak.
Sa për “Komandantin e Përgjithshëm”, atë e njeh gjithë Shqipëria që nuk ka prekur kurrë lekë me dorë, sa ka punuar në shtet.
Madje ai është më i mbrojtur nga ne të tjerët, sepse e ka edhe me vendim gjykate që është i pafajshëm për atë videon me zë e me figurë, ku flitej për t’i marrë njërit 700 mijë euro.
Ndaj mos u dekurajoni, se e gjitha është lojë e Edi Ramës.
I juaji, Jari!”
Ti i degjeneron keta kurva. BRAVO