Jari publikon ankesat e tij si publicist para takimit të Lulit me gazetarët!

28 Mars 2019, 21:28Antena TEMA

Nesër Luli do organizojë një takim me gazetarë dhe Jari vendosi të bëjë publike ankesat e tij si publicist. Meqë shumë gazetarë ankohen për pasojat e rënda që po vuajnë nga regjimi i narkotrafikut për lirinë e fjalës dhe Jari vendosi sot të tregojë për vuajtjet e tij.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Qysh kur kam ikur nga President në vitin 2017, ju e keni vënë re se veprimtaria ime është foksuar tek publicistika.

Unë kam arritur të kem 40 ndjekës në Twiter si dhe mbi 3000 vetë në facebook.

Falë shkrimeve të mija të mprehta, analitike dhe plot oponencë kundër qeverisë, unë kam fituar respektin e mijëra qytetarëve shqiptarë. Në disa raste kam bërë dhe komente në twiter-et e njerëzve të rëndësishëm në botë, për t’u treguar kush është regjimi i narkotrafikut në Shqipëri.

Dhe këtë e kam paguar rëndë.

Qeveria e narkotrafikut më ka persektuar mua dhe familjen time.

Edi Rama kërkoi të më intimidojë publikisht duke denoncuar vëllain tim sikur ka privatizuar mencën e Qytetit Studenti në kulmin e protestave studentore. Ai donte t’i hidhte studentët kundër meje. Në disa raste ka pasur dhe incidente, pasi disa studentë që më panë në rrugë, filluan të flasin me njëri tjetrin duke parë nga unë. E kuptova që ishin indoktrinuar prej atij, por vazhdova rrugën.

Një herë tjetër ndërsa po haja me gruan në një restorant në Durrës, dëgjova dikë nga pas që të thoshte “këtu qenka dhe ky Jari”.

Ky ishte një kërcënim indirekt, që bëhej me urdhër nga lart, për të më prishur qetësinë.

Më pas ata sulmuan djalin tim pse la shtetësinë shqiptare, ndërkohë që e kanë bërë vendin të pajetueshëm.

Një ditë, ndërsa po shkoja të pija kafe në mëngjes, dikush kishte bllokuar kalimin e kafesë për invalid dhe kishte vënë shkallë. Unë u ankova tek pronari por pas meje dikush filloi të shajë Sali Berishën, me qëllim që unë t’i përgjigjesha dhe të shkaktohej incident. Por unë ruajtja qetësinë.

Familja ime ka pasur pasoja gjithashtu. Edi Rama ka miratuar ligjin e pronave kastile kundër pronave të gruas sime e cila humbet 32 milionë euro nga ky ligj. Këtë gjë e ka bërë duke shpenzuar miliona euro deri në Strazburg. Edhe njerëz të tjerë të familjes janë intimiduar ose kërcënuar në vendet e tyre të punës.

E gjitha kjo vjen nga aktiviteti im publicistik.

Në pamundësi për të marrë pjesë nesër në atë mbledhje, po i bëj këto qëndrime publike që t’i kenë parasysh pjesëmarrësit në panel.

I juaji Jari!

 

1 komente në “Jari publikon ankesat e tij si publicist para takimit të Lulit me gazetarët!”

  1. Roberto says:

    Hahahja o Mero po lere Jarin e shkrete rehat se ai eshte i mbaruar dhe nje keshille kam per ty. Mos ja permend shume emrin se do e ngaterosh dhe ne vend te Jari do shkruash Kari dhe hajde duro ate pastaj?????.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje