Pasi Zeni ka humbur betejën për t’u shfajësuar në SHBA për akuzat që i ka bërë shtypi rreth përfshirjes në Gërdec, ai ka vendosur të kërkojë rihapjen e çështjes përsëri, nga një gjykatë e shkallës së parë.
Për këtë, natyrisht që kërkohen shuma të mëdha, pasi dhe shfra që ai ka kërkuar është e madhe.
Ndaj Jari vendosi t’u kërkojë demokratëve të kontribuojnë në këtë fushatë:
“Të nderuar demokratë,
Jari iu kërkon!
Rihpaja e gjyqit të Zenit në SHBA është interes jetik për PD-në.
PD nuk ka të ardhme të kthehet në pushtet, nëse ne nuk pastrojmë emrin dhe figurën e pastër të Zenit, që e kanë njollosur mediat amerikane dhe ato botërore.
Ky operacion natyrisht që kushton shumë.
Në këto momente ai është duke shpenzuar gjithë të ardhurat familjare që gruaja e tij i nxjerr me mundim duke pozuar në Instagram.
Por përsëri nuk mjaftojnë.
Ndërkohë, disa biznesmenë kanë vënë në dispozicion prona apo pasuri të tyre për gjyqin e tij, por dhe ato s’po i blen njeri.
Përshembull, Çimi dhe Rafi, i falin të dy nga 30 hektarë tokë në Ksamil për gjyqin, por tokën e ka bllokuar Task Forca e nuk shitet.
Mulleti është gati t’i jap deri 200 mijë dollarë, por nga llogaria në Panama, dhe aty si merr dot.
Si këta ka dhe plot kontribues të tjerë, por pa sukses.
Ndaj mendoj se ne duhet të japm një shembull vetë si parti.
PD ka pas vetes, herën e fundit 440 mijë votues.
Në fakt, ne kemi 700 mijë votues, por na i ka vjedhur votat Edi Rama.
Tani sipas llogarive të mija, nëse secili prej 700 mijë votuesve do të jepte 10 dollarë për gjyqin e Zenit, atëhere ai do mblidhte 7 milionë euro, shumë e nevojshme për avokatët që të paguhen.
Përmes këtij stili, bien dhe akuzat se ku i gjen Zeni paratë për gjyqin.
Ndaj mendoj se kjo fushatë duhet nisur pa filluar zgjedhjet.
Më mire të pagujmë nga 10 dollarë për Zenin e ta kemi të ardhmen e sigurtë, se sa të na dridhet dora për 10 dollarë dhe të na shkojë mundimi kot, pasi do na ngelet në histori me akuza të rënda.
Kam shumë besim tek shpirit solidar i demokratëve dhe vetëdija e tyre për rëndësinë që ka ndihma ndaj Zenit.
Këto para do t’u kthehen demokratëve dhjetëfish pasi Zeni të fitojë gjyqin, pasi ai do t’i ndajë lekët për PD-në.
I juaji, Jari!”
O Jari une jam dakort ti jap per vete dhe per familjen tende po nuk di si ti dergoje po munde dergo gruan tende ti marre po se ke aty i thuaj te vije Armina te jesh i sigurt qe do vojne te kerkojne edhe per ty ndonje lek heren e dyte