Pas lajmit se Fevzo nuk e përballonte dot emsionin se ishte me temperaturë 39 gradë, Jari u shqetësua seriozisht. Për më tepër mendoi se u bë keq ngaqë Bruno Vespa mori Ramën dhe kjo mund ti kishte rritur tensionin.
Por fill pas kësaj Fevzo ka postuar foto me nxënës të dalluar nga Kuba. Kjo tregon se ai ka gënjyer. Ndaj Jari vendosi ti tërheqe vemendje publikisht:
“Të nderuar demorkate,
Jari ju sqaron
Kjo që ndodhi me Fevzon na shqetësoi të gjithëve. Fakti që ai nuk bënte dot emisionin për shkak të temperaturës shqetësoi të madh e të vogël.
Por sot Fevzo shfaqet mes nxënësve të dalluar në Kubë. Kjo tregon se ai na ka gënjyer dhe ka udhëtuar 12 orë me avion për turizëm.
Kjo histori duhet sqaruar mirë
E para, besoj se Fevzo ka dash të mos jetë në Shqipëri këtë javë që është kulmi i betejës sonë. 16 Marsi po afron dhe ai kërkon të mos jetë këtu, pasi nuk dëshiron të jetë në këtë ngjarje historike. Dhe të mendosh që Fevzo ka mar pjesë në cdo ngjarje historike , kjo e bën dhe më të dyshimt ngjarjen. Ai tenton ti ul rëndësinë historike protestës së 16 Marsit.
Së dyti kam dyshimet e mia se fakti që Fevzo lavdëron fëmijët e Kubës komuniste ka tendenca të mjata. Por dyshimi im është se e bën që të fitoj simpati në Kubë si nejri i besuar i tyre pasi synon rolin e ndërmejtësit mes Trumpit e Kubës.
Së treti duhet të jemi vigjilent, pasi udhëtimi i tij në Kubë koincidon me mos pranimin e SHBA për Maduron dhe nëse pushtetin në Venezuelë e mer rivali i Maduros, atëhere Kuba do izolohet se ska nga merr naftë. Kjo më shton dyshimet se Fevzo ka shkuar për ndërmjetës mes Kubës dhe Trumpit për këtë cështje, duke injoruar problemin e opozitës shqiptare dhe duke u marr me problemin e opozitës venezuliane. Kjo do të na dëmtonte shumë. Por sic thote dhe Fevzo të presim se cfarë do të ndodh.