Jari sqaron Mulin çfarë është OSBE dhe i jep të lexojë masterin e tij

27 Shkurt 2019, 18:37Antena TEMA

Siç dihet, Jari ka mbrojtur në vitin 2005 masterin me titull “Çfarë është OSBE, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Europian”.

Por meqë masteri u mbrojt në një institut privat, që më pas u zhduk dhe pronari, dhe licenca, Jari përpiqet që herë pas here t’ua kujtoj njerëzve njohuritë e veta në këtë fushë.

I tillë ishte dhe rasti i Mulit dje.

Muli kishte vënë emrin poshtë një postimi ku sulmohej OSBE.

Pasi e lexoi, Jari arriti në përfundimin se Muli ose nuk ka lexuar masterin e Jarit, ose nuk ka lexuar postimin e vet.

Ndaj vendosi të sqarojë demokratët:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Për të gjithë ata që kanë lexuar postimin e Mulit kundër OSBE, duhet t’u sqaroj se ka ndodhur një ngatërresë.

Unë kam kaq vite që i lutem Mulit të lexojë masterin tim për OSBE-në, por ai thotë se ‘jam i zënë me punë dhe nuk kam kohë.’

Kjo më bind se teksti duhet të jetë diktuar nga dikush që i ka dhënë Mulit një postim kundër OSBE, dhe ai ka vënë emrin në fund të saj.

E them këtë me bindje, pasi Muli më ka garantuar që nuk ka kohë të lexojë dhe nuk ka lexuar ende një faqe tekst, ndërsa deklarata e tij ishte një faqe e gjysëm.

Po ashtu, në tekst ishin përdorur fjalë të vështira, si për shembull fjala “belbëzim” “hashashizim” etj, të cilat janë fjalë të vështira.

Po ashtu, ai ka arritur të shkruajë qartë dhe pa gabime, edhe emrin e ambasadorit të OSBE.

E gjitha kjo më bind që Mulin e kanë keqpërdorur në këtë histori dhe ai nuk përfaqëson mendimin e PD.

Për të hequr çdo dyshim që kjo nuk është një vepër e PD dhe as vepër e Mulit, unë do t’i lutem Lulit që të marrë masterin tim dhe ta shpërndajë në Kryesinë e PD për tu njohur me institucionet ndërkombëtare.

Nëse Luli e bën këtë, do të thotë që nuk ka dorë në këtë sulm.

Nëse nuk e bën këtë, duhet parë mundësia që ai ta shikojë masterin tim si një mënyrë për t’i nervozuar demokratët me OSBE, BE dhe Këshillin e Europës dhe t’i shajnë pa menduar.

Nga ana tjetër, sot mora një mesazh nga Ylli Dylberi, i cili më pyestë gjithë ankth se cfarë duhet të bëjë ai me mandatin si drejtor i PPP-ve në Ministrit e Ekonomisë dhe Financave, a duhet ta djegë dhe ai mandatin si LSI, që i përket, apo jo.

Kur e mendova pak më gjerë dhe kur llogarita se ka shumë drejtorë të LSI-së ende në pushtet, mendova se kjo është një temë delikate, pasi nëse e merr vesh Edi Rama, u thotë të huajve që ‘kam bërë kompromis me opozitën, se po u mbaj njerëzit drejtora’.

Ndaj i thashë se është mirë të djegësh dhe ti mandatin si drejtor, ashtu si e ka djeg gjithë LSI.

Pas kësaj, ai nuk më ktheu përgjigje, dhe po pres me ankth në Facebook-un e tij, se çfarë do të ndodhë, pasi në Facebook-un e Mulit po bëhet nami, pasi kanë kujtuar se OSBE është emri i gazit lotësjellës.”

4 komente në “Jari sqaron Mulin çfarë është OSBE dhe i jep të lexojë masterin e tij”

  1. arvanitasi says:

    mos vdeksh kurre o Mero, rrofshin beresit e Shqiperise dhe vdekje cberesave te saj.

  2. AMY says:

    o zot sa per te qeshur, dhe sa qesharake do dukeshin muli dhe jari, si ne fakt ata jane !!!

  3. Ce says:

    Drejtor i shëndetit publik në Durrës është Kristaq Huta i leshelise që ka punësuar në administratën e tij Nusen e djalit dhe djalin e tij, vallë nuk e di ministria Ogerta Manastriliu këtë fakt, vetëm LSI ja duhet ta mbajë drejtotërin 10 vjet Krustaqin

  4. Raul says:

    Muli tani di filloje punë në Gjermani si aktor filmi në rolin e Herman Geringut se i ngjan nga shpirti dhe nga pamja shefit të forcave ajrore të Rajhut të Tretë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje