Jari, i shqetësuar që tani është i barabartë me Doktorin

22 Shkurt 2019, 19:23Antena TEMA

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita dhe dërgimi i tyre për zëvendësim në KQZ, Jari është i shqetësuar nga zërat se tani ai është i barabartë me Doktorin, biles ai ka akoma dhe rojet e Gardës, që i takojnë dhe një vit.

Kjo e ka vënë në siklet të madh dhe kërkon t’ua sqarojë demokratëve se situata nuk është ashtu siç duket:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Ka zëra dashakeqës që tani thonë se figura më e lartë në protokollin e shtetit nga PD jam unë, meqë jam ish- president me status, që kam zyrë dhe roje Garde.

Kjo nuk është ashtu siç duket.

Nuk është e vërtetë që unë jam më i privilegjuar se Doktori.

Kjo është gjëja e fundit që më shkon në mendje.

Që sot në mëngjes i kam thënë Doktorit të marrë rojet e mia të Gardës, pasi mua nuk më ndodh gjë.

Unë nuk shëtis, nuk dal nga zyra dhe nuk kam asnjë rrezik.

Gjatë kohës që kam qenë president, vetëm ndere kam bërë, dhe asgjë të keqe.

Dhe kur kam qenë në pushtet, nuk i kam bërë askujt keq.

Ndaj nuk ka çfarë më duhen rojet.

Doktori vazhdon të mbetet figura jonë më e madhe dhe do jetë në përjetësi.

Më vjen mirë po ashtu që ai po përpiqet t’ia kalojë partinë djalit të tij.

Kjo do të ishte gjëja më serioze. Jo se kam rezerva për Lulin, por ai ndonjëherë i neglizhon detyrat dhe krijon keqkuptime.

Të paktën djali ka detyrime dhe ndaj babait, dhe e mban më mirë PD-në.

U gëzova që ai e shoqëroi qysh në mëngjes herët Lulin për në Vjenë.

Kjo do të thotë që ai është pjekur dhe është i gatshëm për të udhëhequr PD-në në ditët e vështira që vijnë pas.

Të gjithë ata që duan të iki Doktori, duhet të dekurajohen vetëm duke ja dhënë partinë djalit të tij.

Ata që thonë se e dërgoi Doktori nga pas Lulit, se nuk ka besim tek Luli, gabojnë.

Ai ishte me të se kishin bërë kartat si gazetarë të Syrit për një intervistë në OSBE, me qëllim që të futeshin tek roja.

Ai është njeri i pavarur, që nuk ka nevojë për lekë, se i ka bërë, dhe këto kohë ka 5 vjet që ikën çdo fundjavë në Vjenë dhe kthehet, pasi punon dy- tre ditë të nxjerrë lekët e bukës dhe të mbulojë shpenzimet e fundjavave.

Për të tillë nejrëz që e nxjerrin bukën vetë kemi nevojë.

Po ashtu, u gëzova që dhe Fatmiri ishte bashkë me të në Vjenë, si drejtor i gazetës “Republika”, dhe kjo më shton shpresat që dhe ai do ta dorëzojë mandatin dhe nuk do bëhet si këta të tjerët.

Në këto kohë të vështira kemi nevojë për unitet.

Ndihma që na ka ardhur nga jashtë është shumë e madhe.

Dritan Mishto nga SHBA na ka dhënë mbështetje të plotë dhe mos harroni se “Vatra” që ai drejton, ka qenë vendimtare kur Shqipëria ishte e izoluar në vitin 1912.

Tani Dritani është Konica dhe Fan Noli ynë, njeriu që do shpëtojë PD nga izolimi.

Edhe nga Austria kemi lajme të mira. Luli dhe Fatmiri kanë takuar sot tek kafe “Segrafredo” në Karl Platz dy senatorë amerikanë, që kishin dalë për kafe para se të hapeshin zyrat e OSBE, dhe një punonjës të OSBE.

Në fotografi nuk dolën, se binte shi dhe s’kishin ku të dilnin, por unë kam besim se Fatmiri do ketë dalë pasi iku Luli.

Të gjitha këto na japin shpresë se mbështetja e Perëndimit do jetë e madhe në vazhdim dhe ne do t’ia dalim.

E rëndësishme është që t’i mbajmë sytë nga Doktori dhe jo të përhapim thashetheme sikur unë tani jam figura kryesore.

Këto zëra i përhapin ata që nuk na duan të mirën.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari, i shqetësuar që tani është i barabartë me Doktorin”

  1. vang says:

    Mero ,e telendise fare kete te mjere dhe kjo plotesohet me fotografine e Jarit qe zakonisht shoqeron shkrimet per te. Sy qe te kujtojne nje te semure psiqik pasiv e te ”pafajshem”.Shkrimet e tua me japin kenaqesi.

  2. Adam says:

    E ke qare Plako!!! Po qe eshte e vertet kjo

  3. Mihali says:

    Pra indirekt Jari akuzon doktorin me demek se doktorit i duhen shumë roje se ka bër keq.Bravo jari !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje