Mbrëmë qarkulloi në rrjet videoja ku shfaqej badigardi i Lulit duke qëlluar me grusht në bark një burrë të vjetër në Pogradec, pasi ai ditëziu kishte shkëmbyer ca fjalë me shefin e tij.
Efektet e publikimit ishin të tmerrshme, pasi mijëra qytetarë shpërthyen në të sharra, dhe kjo e shqetësoi shumë Jarin.
Ndaj edhe mesazhin e sotëm vendosi t’ia dedikojë asaj ngjarjeje, duke shkruar si më poshtë:
“Të nderuar demokratë, Jari ju sqaron!
Mos bini pre e propagandës së qeverisë së krimit dhe të drogës për atë që patë në mitingut e Lulit në Pogradec, se asgjë nuk është ashtu siç duket.
Ai plaku që hëngri grushtin në mes të sheshit e meritoi plotësisht atë, madje mund ta pësonte edhe më keq.
Sepse kur u takua me Lulin, i tha atij që “të shkëputej nga plaku dhe të ndiqte rrugën e vet, sepse ai e kishte ngrënë çairenë me kohë”.
Me një fjalë, i kërkonte Lulit që të ndahej me Doktorin.
Por roja e Lulit ishte vigjilent dhe e dëgjoi.
Dhe ia kërciti me grusht barkut, duke e paralajmëruar që “të shuajmë me farë e fis, po e zure më në gojë atë burrin”.
Sepse ai njeri i poshtër nuk kishte nga ta dinte që këtë badigardin, Lulit ia ka dhënë si pajë me vete vetë Doktori, që kur i dorëzoi çelësat e partisë.
Se ai më shumë se të ruajë Lulin nga të tjerët, është aty që të ruajë Doktorin nga ndonjë tradhti e Lulit, ndaj edhe ai burri i vjetër në Pogradec u kap gafil.
Edhe mua kur isha president, ai m’i kishte caktuar të gjithë rojet, por ata nuk patën punë fare, sepse unë as në ëndërr nuk e çova ndonjëherë në mendje që t’ia kisha me hile Doktorit.
Sepse ai e ka rregull për të gjithë këtë, jo se ia bën kastile dikujt.
Ndaj ta dini se Luli mund të shkarkojë në çast të gjithë kupolën e PD-së, duke më përfshirë edhe mua, që sapo u emërova, por badigardin trim nga Tropoja nuk e lëviz dot kurrë.
Por ju mos u mërzisni, se kjo ngjarje do të na shërbejë për mirë në të ardhmen, pavarësisht se shumë njerëz kanë mbetur të shokuar dhe kanë reaguar negativisht.
Sepse duhet ta marrë vesh i madh e i vogël, që edhe po u bë ndonjë ditë kryeministër Luli, i pari i vendit do të jetë prapë Doktori.
Ai do t’i ndajë prapë edhe postet, edhe shumicën e tenderave, si në kohën e Zenit.
Me këtë rast, marrin një mesazh të qartë të gjithë ata që këshillojnë Lulin, që të mos merret më me Doktorin, që nga Henri Çili, e deri tek Salianusi me Bardh Kadillin.
Kjo gjë pritet si fillim të shtojë numrin e pjesmarrësve në protestën e së shtunën dhe ta rrisi agresivitetin e tyre kundër Edi Ramës.
Ndaj mos u dekurajoni, sepse fitoren e kemi përpara.
Ajo është vetëm çështje ditësh.
I juaji, Jari!”
Luli është një pordh e ftoht që vetëm qelb por nuk ngrohë.Ai do të flas të Shunën do drejtoj gishtat nga muret e k/ministris dhë pastaj do ti futij ku nuk thuhet.
Besoj mbas dates 16 do dali vazhdimi i serialit te Famshem ( Ditari i Megi Pjeshkes 2 ), se kan kaluar 2 vjet qe nga koha e Cadres, me siguri kete radhe Megi do jete bere Intelektuale se ka bere kualifikimet e mjaftueshme neper Evrope me ate shokun e vete nga Laci.
Ju lutem Antena ma kini amanet (Megi Intelekuale Pjeshken ) se na mungon
BODYGARDI ME SIGURI ESHTE MALOK SE DHE SALIU ESHTE MALOK NE MOS SERB.BODYGARDI PO QE BURRE TE VRASE SALIUN SE NE TERE HISTORINE E KOMBIT ARMIK ME TE MADH SHQIPERIA NUK KA PATUR VEC SALI BERISHOVIC,KARAXHIC,DOBIC SERB