Jari sot u bë shumë entuziast nga vizita e Albinit në Tiranë dhe Fakultetin e Shkencave Sociale.
Akoma më shumë e entuziasmoi fakti që Jamarbëri kishte lënë Kamzën dhe i ishte bashkuar protestës tek Juridiku me Gitën, si dhe fakti që uniteti familjar në Fakultetin e Shkencave ishte forcuar, mes pedagogëve që janë babë e bijë, apo babë e bir.
Për këtë, i kërkoi Ylli Dylberit të bënte një këngë për Albinin dhe kundër qeverisë, meqë i jepet për bejte:
“I dashur Dylber
Jari ta kërkon!
Sot mendoj që është dita të bësh një këngë me shaka kundër qeverisë.
Unë mendoj se qeveria është trembur keqas nga vizita e Albinit.
Unë kam një adhurim për të, pasi më kujton rininë time kur isha gati të vritesha për të mbrojtur bustin e shokut Enver, pastaj isha gati të vrisja atë që e kishin mbrojtur.
Dhe ky Albini më duket se më ngjan mua.
Ky në fillim të vriste për ata që ishin kundër shokut Enver, kurse tani më në fund e kuptoi dhe u bashkua me ta.
Po ashtu, në fillim të vriste po të ishe kundër bashkimit kombëtar, tani kërkon të vrasë këta të dy që kanë ardhur nga Kosova, ministra në Tiranë.
Ndaj do të doja kontributin tuaj të çmuar në këtë pikë.”
Nuk vonoi shumë, dhe Dylberi ju përgjigj:
“I dashur Jari
Dylberi ta ofron!
Jam i qartë për detyrën që më keni ngarkuar.
Kam menduar diçka si vjershë me motive nga kënga e grupit të rinjve të Gjirokastrës për shokun Enver.
Mendoj se i shkon si gjetje.
Mendoj të flasësh pak me Ilirin dhe Doktorin për honoraret, se janë shtrenjtuar insulinat dhe sa here bëj dikë për të qeshur, më shtohet sheqeri në gjak, ngaqë e kam humor të ëmbël.
Hidhi një sy e më thuaj.
O Albin e zgjodhe vëndë
pranë zëmrës, pranë gjirit,
të të shoh si mal më këmbë
pranë Doktorit dhe Ilirit
Shqipëri ti merrja këngës
Erdhi djali te shtëpia,
Dy çibanë kosovarë
Do t’i flakë nga Shqipëria
Çdo ditë sa të hapim synë
Në mendje kemi Albinin.
Deri sa të pushkatojmë
Genti e Besa Shahinin”
U mallengjeva kaq shume dhe nuk munda pa bere dhe une nje poezi:
Albini, Kurti a me degjon?
Koloneli te kerkon!
Urgjentisht shko ne Shqiperi
Dhe beje lesh e li.
Si urdheron o imzot
Do nisem urgjent qe sot.
Lidhjet do i mban me Salen
Specialist per rrumpallen.
Ramen do e bej helaq
Thacin pllaq,pllaq,pllaq.
Te na roje Rusi dhe Serbi
Amerikes fundi erdhi….
Kam shprese qe kur te hapen dosjet e Serbit ne Beograd, poezia ime do arrije kulmin e vleres.