Për të shuar thashethemet mbi ndalimin e udhëtimit të Doktorit dhe familjes së tij në SHBA, Jari vendosi të hetojë Instagramin e Karminës, e cila nuk lë foto pa postuar nga çdo hotel me 5 deri në 7 yje ku shkon.
I bindur se ky do ishte një argument i fortë, Jari thirri sekretaren t’i shpjegonte si hapej Instagrami.
Sekretarja, e cila u vu në siklet ngaqë Jari vet nuk ka Instagram, i tha se mund ta shikonin nga llogaria e saj, por që ja ka vënë pasuordin “jariidiot”.
E hapi fshehurazi dhe ja vuri para laptopin.
Pasi hetoi gjithë Instagramin e saj, dëshpërimisht sekretarja nuk gjeti asnjë foto të Karminës nga SHBA.
Gjeti nga Dubai, nga Parisi, nga Vjena, por nga SHBA jo.
Atëhere Jari vendosi ta përdorë këtë pozitivisht:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot dua t’u jap një argument më shumë pro Doktorit, kundër atyre që duan të thonë se ai nuk udhëton dot në SHBA.
I hodha një sy Instagramit të Karminës.
Aty del qartë se Karmina ka udhëtuar në çdo vend të botës këto tre muajt e fundit, por nuk ka dashur të shkojë në SHBA, se nuk ka interes.
Rrobat e dyqanit ajo i blen në Dubai apo Paris, dhe s’ka pse i blen në SHBA.
Fakti që njerëzit ndjekin Instagramin e Karminës dhe shikojnë që ajo nuk ka shkuar në SHBA, ka nxitur thashethemet se ajo dhe Zeni nuk udhëtojnë dot në SHBA.
Por kjo nuk është e vërtetë.
Kjo është një zgjedhje e vet Karminës.
Siç ka thënë në intervistën e fundit, ajo udhëton në linja të largëta kur ka ndonjë libër për të lexuar.
Së fundmi ajo nuk ka ndërmend të lexojë ndonjë libër dhe nuk ka udhëtuar.
Kjo është arsyeja themelore që njerëzit dyshojnë tek Doktori.
Vet Doktori as që ka ndërmend të iki në SHBA.
Siç ka thënë dhe Çim Peka, ai ka pas shok Bushin, dhe ai ka vdekur, ndaj nuk ka kë takon atje.
Me këta djemtë e Bushit s’ia vlen, se as ata nuk i kanë ardhur për ngushëllime kur ka pas halle.
Ndaj dhe nuk ka shkuar.
Pra, gjithë dyshimi bazohet tek fakti që Karmina s’ka postuar më foto nga SHBA, sidomos nga Kalifornia ku shkon zakonisht. Kjo është një zgjedhje e saj.
Siç e ka thënë dhe ajo vet, Amerika ka filluar i duket pak vulgare, pasi modelet si ajo, aty nuk lexojnë, por vetëm mbajnë dieta, ndërsa ajo është për një modeling më fin, më të kulturuar, për vajza që lexojnë revista dhe pozojnë me libra.
Dhe këtë ja plotëson Europa.
Ndaj gjithë të tjerat janë shpifje.”
Karmines me mire ja ploteson Afrika, se ata kane palloshin 35 cm te shkrehur dhe gunga gunga te ngrehur. Nje udhetim ne Zimbabwe ke miku I baba Sales, dhe ta shifni Karminen kur te vije cale cale me gopin e gufmuar.
http://pamfleti.uk/jorgaq-kacani-ose-gaqi-ka-fshehur-vitet-e-qendrimit-jashte-shtetit-ildkp-i-zhduk-deklaraten-e-pasurise/
Ketij hajduti so do ja bej SPAK?