Jari gjen formulën për organizmin e një proteste madhështore të opozitës më 16 shkurt

25 Janar 2019, 19:26Antena TEMA

Mëgjithëse ende asnjë njeri nuk është kujtuar që ai është emëruar kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, Jari është plotësisht i angazhuar në funksion të suksesit të protestës së 16 shkurtit.

Dhe për këtë qëllim ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e veta, që nga 3 demokratët e Kombinatit, e deri tek demokrati Thërmija i Durrësit, të vetmit me të cilët komunikon në telefon prej vitesh.

Dhe ngaqë del rrallë nga shtëpia, vetëm kur ka ndonjë ftesë gjëkundi, gjithë ditën e kalon duke përgjuar lajmet, që trajtojnë përgatitjet për protestën.

Duke qenë se jo kushdo e ka ngenë e tij për të ndjekur televizionet dhe portalet, Jari vendosi që çdo dy ditë të bënte një përmbledhje të aktiviteteve më pikante për organizimin e 16 shkurtit.

Dhe nisi menjëherë nga puna, duke shkruar mesazhin e mëposhtëm:

“Të nderuar demokratë, Jari ju informon.

Ndonëse duhen edhe tre javë deri atëherë, kemi lajme të mira që protesta e opozitës do të jetë madhështore dhe do ta justifikojë shifrën 1 milion qytetarë, që ka caktuar të thotë atë ditë Doktori.

Meqë shumica e njerëzve që do të vijnë atë ditë priten që të jenë nga Kamza, është vendosur që kur Luli të bëhet kryeministër, të shpallet kryeqytet i ri i Shqipërisë, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti.

Strategjia për të mbledhur sa më shumë njerëz që më ka bërë përshtypje këto ditë ka qenë ajo dreka e famshme e Ben Ristanit, Bardh Kadillit, Ennos me 2 “n dhe e Ivi Kasos me trimat e Mëzatit në një lokal në periferi të Kamzës.

Foto e tyre me bollëk ushqimesh dhe gotash vere në tavolinë pritet që të rrezatojë në gjithë Shqipërinë dhe drejt Tiranës të vërshojnë lumenj demokratësh.

Buzëqeshja triumfuese e këtyre udhëheqësve vizionarë të PD gjatë drekës në Kamëz, ishte njëkohësisht një mesazh i qartë edhe për grupin armiqësor të Salianusit, Grigjës dhe Murrizit, të cilët gjatë zgjedhjeve të fundit morën dënimin e merituar nga vota popullore e demokratëve.

Por, sipas informacioneve që kam, në këtë drekë ka rënë në sy aftësia e rrallë e bashkëngrënësve nga qendra për t’i mbushur mendjen Mëzatit të Kamzës që do të jetë kandidati i padiskutueshëm i opozitës për kryetar bashkie, kur dihet nga të gjithë që atë nuk e lejon ligji, njësoj si Gjushin, “Lalën” e Elbasanit e ndonjë tjetër.

Duke i premtuar atij një mbështetje të fortë edhe nga aleatët tanë të LSI-së, që kanë respekt të veçantë për punën dhe reputacionin e tij, dërgata nga kryesia e re ka siguruar pagesat dhe karburantin për 30 autobusa që do të vijnë nga Kamza, plus edhe shpenzime të tjera për kunatin e Lulit që ka marrë përsipër Mëzati, derisa të merret vesh që nuk lejohet të kandidojë.

Një taktikë e tillë mendoj që duhet të aplikohet edhe në bashki të tjera që drejtohen nga opozita, por dhe në bashki të tjera si në Durrës, Pogradec dhe Elbasan, ku është ngarkuar Fahri Balliu me vjeljen e fondeve nga ata që pretendojnë.

Me këto lajme premtuese, kam bindjen e plotë se më 16 shkurt në Tiranë do të zhvillohet protesta me madhështore e të gjitha kohërave, sepse kështu e ka parashikuar Doktori që tani, dhe ai nuk ia fut kurrë kot.

I juaji, Jari”

3 komente në “Jari gjen formulën për organizmin e një proteste madhështore të opozitës më 16 shkurt”

  1. Raul says:

    Paskeni futur dhe Sahit Dinamitin apo Dollapin, kujdes se njihet mirë çfarë banditi është ky hajdut që shiti cez_ in tek Ceket

  2. Cudia says:

    Mos bre Mero mos! Gjasme per te qesh por i ke dhene goxha ide. Mero, boll hengre nga te dyja krahet…

  3. E verteta says:

    Eshte koha qe intelektualet me integritet qe nuk kane qene kurre pjese e korrupsionit te mblidhen ne asamble ne vende te ndyshme per te biseduar per prespektiven e zones se tyre te rajonit te tyre te grupit te tyre te interesit per te denoncuar gjithcka qe cenon ekonomine,inisiativen e lire tradten prespektiven e vendit bazuar ne ruajtjen e vlerave dhe ne evidentimin e asaj cfar kemi dhe cfar mund te behet ne te ardhmen.Keto grupime te behen publike dhe te ndicen on linedhe ne media.
    Duhet te angazhohemi e te mendojme per nje Shqiperi ndryshe nga te gjthe cka asht ba tash 78 vjet.
    Urgjente eshte te ndalohen licensat per HECET se po ju shiten serbeve si licensa qe ata te trajtojne ujrat tona. Kjo eshte kriminale. Bashkohuni per Shqiperine tjeter! Zoti e bekofte gjithcka e gjithkund per ate qe beni! ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje