Ka pasur shumë komente për rikthimin e Jarit në krye të Këshillit Kombëtar të PD, pasi po shijonte pensionin si president.
Shumë njerëz e kanë marrë këtë një ambicie personale të Jarit dhe si shfaqjen e shpirtit të karrieristit.
Por Jari ka një përgjigje për gjithë ata që nuk e besojnë motivin e vërtetë:
“Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Unë kisha vendosur të lija politikën pasi ika nga Presidenca, edhe pse në një moshë ende të re.
Vetëm unë dhe Bill Klintoni kemi ikur aq të rinj nga Presidenca.
Por ndërsa ai kishte vendosur të kandidonte gruan, unë e kisha ndarë mendjen që nuk do kandidoja vetë.
I zhytur në rehatinë time, një natë u zgjova i tronditur.
Ndërsa flija mu bë sikur para shtëpisë sime ishin mbledhur mijëra njerëz me pankarta në duar, dhe lagjia gjëmonte.
“Jari Jari, ku je ti,
Pa ty nuk ka Shqipëri”.
Kjo ishte parrulla kryesore që dëgjohej.
Më gjëmonin veshët dhe s’po ndihesha rehat.
Pastaj mu bë sikur dëgjova një këngë që këndonte një grup lab në cep të pallatit:
“Shqipëria nëna e gjirit
Të uron bir, jetë të gjatë
Ne ty të duam në krye
Nuk të duam në krevat”!
U pështjellova prapw në gjumë.
Melodia e këngës labe here- herë më dukej si një këngë për Enver Hoxhën, herë si një këngë për mua.
U rrotullova disa herë. Gruaja ishte zgjuar e më shikonte me merak.
Ishte ngritur të merrte ujë se mos kisha temperature, dhe më vuri një kompresë në ballë.
Ndërkohë mu bë sikur dëgjova një parullë tjetër:
“Çohu Jari dilna zot,
Se Lul Basha është idiot”!
Ah, thashë me vete.
Qenkan futur dhe këta të përjashtuarit nga Kryesia në protestë. Kjo mu duk serioze.
U ngrita gjysëm në bythë, i trembur në krevat.
Kur shikoj gruan me kompresa në dorë.
-Çfarë bën, i thashë?
-Ke gjysëm ore i shqetësuar, tha. Flet me vete. Thua parrulla.
-Nuk them parrulla, i thashë, por dëgjoj parrulla, dhe ja tregova të gjitha.
-Është shpirti i shqiptarëve që të kërkon në krye, më tha. Nesër në mëngjes, çohu dhe dil e udhëhiq popullin.
Ky dhe vetëm ky motiv më ka detyruar të lë rehatinë time dhe të shikoj të mirën e Shqipërisë.
I juaji, Jari!”
Haaaaa!!!ha!!!!!!Mero je “Zgjedhur” I je afruar shume Experiences spirituale te Jarit ?
???