Megjithëse protesta që ka paralajmëruar PD do edhe 3 javë që të zhvillohet, Jarin e ka zënë një ankth i madh dhe i duket sikur po mbarojnë shpejt ditët.
Dhe meqë askush nuk është kujtuar akoma që t’i japë ndonjë detyrë, Jari vëzhgon nga mëngjesi në darkë se si po punojnë në Tiranë dhe në terren ata që po merren me organizimin e uraganit të 16 shkurtit.
Dhe në kuadër të këtij misioni të vështirë, sot vendosi që të bëjë edhe klasifikimin e kontributeve të secilit prej tyre, dhe t’ua tregojë këtë demokratëve.
Pasi u mendua thellë, ngaqë nuk donte t’i hante hakun asnjërit, nisi të shkruajë mesazhin e radhës:
“Të nderuar miq, Jari ju informon.
Organizimi i protestës ka hyrë në një fazë delikate dhe deri tani më rezulton që më shumë merita kanë si më poshtë vijon.
1-Në vend të parë është Luli, dhe këtu nuk ka vend për servilizëm, meqë atë e kemi kryetar.
Por ai pati mençurinë që të kuptonte se duhet t’ua zinte në grykë akuzat atyre armiqve që thonin se ai është zjarrfikës i protestave në Shqipëri.
Ndaj nga meraku që të mos shuajë edhe mbledhjet me militantët e PD, ai nuk shkon fare në to, por ka deleguar vartësit e vet dhe i ka lënë fushë të lirë Monës, që edhe po nuk qe e madhe protesta e 16 shkurtit, ai të mos ketë gisht vetë.
2-Në vend të dytë, jo për nga rëndësia, është Doktori, i cili na tregoi të enjten se Edi Rama, jo vetëm që është i sëmurë psiqik, por mbi të gjitha, se në vitin 1994 paska pasur dashnore një diplomate greke, me të cilën ka shkuar në Paris.
Kjo i ka tërbuar shumë shqiptarët, dhe pritet që zemërimin e tyre ta derdhin në protestë.
3-Në vend të tretë është Tit Vasili, i cili është në garë me djalin e Fahri Balliut, për kërcënimet e tmerrshme dhe të përditshme që i bëjnë Edi Ramës, dhe ka shumë mundësi që ai të frikësohet prej tyre dhe të iki vetë para protestës, dhe të na e lehtësojë punën.
4-Në vend të katërt është Albana Vokshi, e cila së fundi ka zbuluar që kryeministrit nuk i lejohet që të shesë piktura, pa harruar që shumicën e tyre i bën në orarin e punës.
Duke kryer kështu një krim tw rëndë dhe shkelje tw dyfishtë tw Kushtetutës.
Me këtë që bëri, tregoi se nuk janë të vërteta ato llafet që thuhen në korridoret e PD, se ajo ditën e shan Ramën, ndërsa natën i shkon për vizitë tek shtëpia bashkë me motrën e madhe, për t’i kërkuar ndonjë nder.
5-Në vend të pestë është Jemin Gjana, që i dha përgjigjen e merituar një tradhtareje të rrezikshme të partisë sonë, Jozefina Topallit, e cila kishte guxuar të fliste keq për zgjedhjet në PD.
Po të mos fliste Jemini, shumë demokratë mund të besonin që Luli nuk i numwron mirë votat.
Dhe ky do të ishte fundi i botës.
6-Në vend të gjashtë dhe me numër të barabartë votash janë Fitim Zekthi dhe Alfred Lela.
I pari, se është i palodhur, si në humbje, ashtu edhe në fitore, që t’i kacavirret në krah Lulit, por vlerën më të madhe e ka kur flet si analist për zgjedhjet ku ka kandiduar vetë.
Kurse i dyti e ka këtë vlerësim sepse thotë se është i mrekulluar nga Fitimi dhe na fton që t’i besojmë gjithmonë atij.
Ky klasifikim mund të ndryshojë në ditët që vijojnë dhe unë do t’ju njoftoj si gjithmonë në kohë reale.
I juaji, Jari”
Hahaha Tikja me Lelen, dy gjigande te gazetarise liberaliste moderne shqiptare, qytetare nga fshati, elegante ne veshje e ne sjellje, te bukur si drita, te ditur si Platoni, filozofe, doktore shkencash, profesore universiteti, aktiviste shoqeroore te palodhur, politikane te ekuilibruar, e cte them tjeter more aman? Nje te keqe kane vetem, jane bythqire e sahanlepires. Lela e do edhe ne goje, Tikja eshte me fisnik, vetem ne byth e do dhe jo me shume se 5 minuta Brenda.
O z.Mero ti je i afte te mesosh(me qe ke kohe qe u bere cope te ngrihje… Bujarin dhe ja arite qellimin.E ngrefe) ne se z.Jari ka qellim tja.fuse.Ilirit dhe te ribehet president.Kaq.aktiv sa po tregohet megjithe ulakllekun (sic thote ngjela) e ti nuk ka spjegim tjeter.Pse ore vetem ky king do sakrifikoje per vatan.Megjithese e ka amanet nga paraardhesit ky timonier duhet ruajtur.Ky behet theror nderkohe qe Luli Sala pasurohen dhe bejne palle.Badhke me Monen e Dashon