Pasi falenderoi gjithë ata që ju gjendën në ditë të keqe Doktorit, Jari ka sot një falenderim të veçantë për analistin shakaxhi Ylli Dylberi nga Elbasani.
Të dashur demokratë!
Jari ju sqaron!
Edhe pse përmenda dje një sër njerëzish të merituar, që ju gjendën pranë Doktorit në keto ditë të vështira, sot dua të bëj një falenderim të veçantë për analistin shakaxhi Ylli Dylberi.
Ylli Dylberi u lind në një familje të thjesht elbasanase të lidhur me partinë. Pas luftës familja e tij ka mbajtur qëndrim të mirë, dhe ka përkrahur aksionet dhe iniciativat e masave punonjëse. Në këtë frymë Dylberi u rrit dhe u edukua si njeri I dashur me udhëheqësit partinë dhe popullin, duke arritur deri në detyrën e lartë të instruktorit të rinisë.
Pas ardhjes së demokracisë si shumica e popullit shqiptar u mor me shitje librash, gazetash dhe reklama.
Me ardhjen në fuqi të pushtetit të ri popullor, Ylli Dylberi filloi punë si shakaxhi pranë kryeministrit Nano. Detyra e tij ishte të gjente barcaleta për kundërshtarët brenda partisë. Kështu ai u shqua për barcaleta kundër Ilir Metës dhe skraparlinjëve të inatosur që krijuan LSI. Me ardhjen në pushtet të Doktorit, Ylli Dylberin e çuan me detyrë në një gazetë ku pronari e hoqi brenda muajit, pasi kishte zhdukur me shaka 40 milion lekë.
Pasi LSI u bë në koalicion me PD, Ylli Dylberi vazhdoi punën tani si shakaxhi pranë LSI kundër Nanos për t’i kthyer borxhin LSI. Ai i tregonte çdo natë Ilir Metës një barcaletë për Xhoin dhe ai flinte i qetë.
Me ndryshimin e pushtetit më 2013 kur LSI iku për tre muaj para nga koalicioni, Ylli Dylberi nuk e tradhëtoi Doktorin dhe filloi të bëjë barcaleta për LSI që ja tregonte Doktorit.
Pas tre muajsh kur socialistët erdhën në pushtet me LSI u zu ngusht dhe u shtrua disa muaj në spital. Pasi doli nga spitali i kërkoi Edi Ramës të vazhdonte të bënte punën që di të bëjë për të bërë barcaleta kundër kujt të donte ai.
Zoti Rama si shpirtkazëm e la pa punë dhe i tha më mire të të jap rrogën e të mos më tregosh barcaleta, se nuk dua të marr inat barcaletat.
Kjo e vrau shpirtërisht shumë zotin Ylli Dylberi, pasi deri atëhere nuk ishte refuzuar nga asnjë burrë shteti si dylber. Që atëhere e deri më sot ai vërtet merr rrogën nga Rama por me shpirt e zemër është me Doktorin, pasi është i fundit që ka respektuar pasionin e Dylberit.
Këtë javë ai i është gjendur pranë Doktorit duke dëshmuar karakterin e Dylberit për t’i heqë mërzinë për gjërat që i kanë ndodhur. Duke dëgjuar thashethemet se Doktorin do ta hetojnë ca njerëz që do vijnë nga Amerika, Dylberi i ka shkruar:
“Se ç’po vjen nji vark nga deti
Thonë se vjen nga Amerika
Qenka mbush o me dylbera,
Të shijshëm si kikirika
Se ç’po vjen një varkë nga Deti
Por Doktori s’do t’ia dij
Kush e prek ka punë me mua
Se është o në sëkëlldi”
Pas kësaj Doktori i ka shprehur mirënjohjen dhe i ka premtuar se do ta thërrasë sapo ta shikojë të arsyeshme, duke treguar dhe një herë që nuk është shpirtkazëm si Edi Rama.
I juaji Jari!
Seç po vjen nji varkë nga deti
thonë po vjen për ty Sali
zverdhet Sala nga sikleti
nis e bën ca kakërdhi.
.
Thonë po vjen nji varkë nga deti
s’është varkë, është pampor
ngazëllohet tërë mileti
se po vjen për ty doktor.
.
Të kujtohet kohë e shkuar
kur punonje si dhiar
në ball’ e kishe të shkruar
që do ishe tradhëtar.
.
Ç’deshe, zbrite në Tiranë
me dhitë rrije rehat
se dhiar kishe babanë
e të shkonte mirë për shtat.
.
Të kujtohet kohë e artë
kishe lindur sqimatar
me shajaket erëthartë
kalëroje mbi gomar.
…
Seç po vjen nji varkë nga deti
vjen nga larg, nga oqeani
obobo Salën ç’e gjeti
si xhehnemi nga Kurani.
Ylli Dylberi eshte fiks per kete sharlatan, kete mbetje te pariciklushme te kazanit te llumit mediatik leshelist