Pas daljes së Doktorit tek Sonila ditën e djeshme, Jari i kërkoi Ylli Dylberit të bëjë një gjest vlerësues për kthimin e Doktorit tek Sonila.
Meqë Dylberi njihet si shakaxhi, Jari i kërkoi të imitojë bukur një pjesë të intervistës së Sonilës me Doktorin dhe përgjigjet sfiduese të Doktorit rreth incestit ne familje:
“I dashur Dylber!
Jari ta kërkon!
Do të ishte me interes për publikun një përzgjedhje e jotja për intervistën e Doktorit tek Sonila.
Kishin kaq vite pa u parë.”
“Dylberi të dëgjon.
Po të dërgoj intervistën e mëposhtme.
Sonila: Sonte Doktor po ritakohemi në një studio tjetër dhe kjo mungesë e shtrirë në vite, që duket si mungesë, në fakt është shenjë e të qenurit në betejë, pasi dihet që mungesa në betejë, ka një arsye që lidhet me atë që ju jeni në betejë dhe që reflekton në betejën tonë të përbashkët.
Takimi ynë vërtet nuk është aty ku Agoi beteja jonë, por vazhdon në një Orë të jetës, dhe kjo është shumë simbolike, që beteja vazhdon dhe s’ka pasur mungesë. Si mendoni ju?
Doktori: Të përshëndes!
Sonila: Faleminderit Doktor. E dija që do ta mirëkuptoje betejën time, përmes mungesës e cila është shpesh më domethënëse.
Doktori: Të mirëkuptoj. Noriega i Ballkanit zboi nga Shqipëria Agonin, por siç thotë populli:
“Ajo shpresë që agoi ,
as u shua, as mbaroi…”
Sot ju jeni më të fortë se kurrë, shpërndarë gjithandej nga Ylli tek Irfani.
Sonila: Ashtu shpresoj, dhe pse jam ende me shpresë se një ditë liria do të Agojë.
Kam dëgjuar e turbulluar akuzat ndaj jush dhe gjëra të tjera që i dënoj me forcë.
Po ashtu kam lexuar se Karmina nuk e ka ditur që është djali juaj kur është lidhur me të.
Kështu mund të ketë ndodhur dhe me nusen e parë.
Kjo mu duk shumë interesante, se si në familje ju e njihni njëri- tjetrin përmes marrëdhënieve që krijoni, dhe kjo e bën shumë të pafajshme gjithçka. A jeni dakord?
Doktori: Plotësisht dakord! Një familje e bazuar mbi sinqeritetin.
Sonila: Është një eksplorim i paparë brenda familjes kur gjithkush njeh njëri- tjetrin pa e ditur më parë kush është. Ishte mahnitëse kur e dëgjova.
Doktori: Faleminderit.
Kaq për sonte zoti Jari, se më duhet të marr insulinën, pasi sa herë shkruaj gjëra për të qeshur, më ngrihet sheqeri.”
Jari kerkon nje burre per grun e vet.
Shkurt : ky Dylberi i Nanos ka perfunduar si lepires i sales,mones dhe lulushit eshte tipi i njeriut pa shtylle kurizore.Mburet se i mori interviste nje kufome politike,nje njeriu qe eshte ishkryeministri i shekullit te xx qe ka shti mbi turma dhe ka vrare.Kjo nderon Dylberin
Ti ruash topat doktorit ti race e kuqe