Jari kërkon nga Ylli Dylberi një këngë për liderët shqiptarë në “Mëngjesin e Lutjeve”

5 Shkurt 2019, 20:45Antena TEMA

Pas vizitës së delegacionit shqiptar në “Mëngjesin e Lutjeve”, kujdestar i së cilës është Fatja, Jari kërkoi nga Ylli Dylberi t’i ngrihej një këngë delegacionit, i cili ka shkuar aty dhe në emër të Doktorit, që nuk udhëton dot.

Siç dihet, Fatja është kujdestar për delegacionin, por vitin e kaluar pati një problem me vizën turistike, dhe tani merr gjithnjë vizë për udhëtim pune.

Këtë radhë vendosi të merrte me vete gjithë ata që duket sikur kanë ndonjë hall me Amerikën, përveç Doktorit.

Ndaj Jari mendoi se një këngë nga Dylberi me këtë rast, do të ishte rast i mirë për të qetësuar dhe Doktorin.

Ndja vendosi t’i shkruante:

“I dashur Dylber!

Jari ta kërkon!

Me rastin e udhëtimit të delegacionit shqiptar në “Mëngjesin e Lutjeve” në Uashington, do të ishte në nderin tënd të bëje një këngë për ta, pasi siç dihet, në delegacion janë gjithë njerëzit e duhur, përveç Doktorit, që nuk e lejon mosha të kalojë oqeanin, por që Edi Rama e tall dhe i thotë nuk ke vizë.

Do të ishte i mirëpritur një reagim i juaji.”

Dylberi ju përgjigj menjeherë:

“I dashur Jari

Dylberi të kupton!

Unë mendoj se kjo vizitë historike meriton një këngë me motive historike.

 

Ilir shite pasurinë

Dhe një barrë flori

Hipe avionit e shkove

Në Ameriqi

 

Shqipëria është në hall

Doktori është në zi

Ne më mirë ham dhe bar

Se s’po na përfill njeri

Bota është bërë si pazar

Ngelën çdo ditë shit e bli

I thashë Trumpit dhe Pompeut

S’jemi njeri pa njeri

 

Më tha djalo nga të kemi

Me kaq pasuri

Ilir Meta ma thonë emrin

Mbret në Shqipëri

 

Të fala u bën Doktori

Nuk erdhi se kish një punë

Po mos na lini pas dore

Se rusët paguajnë shumë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje