Pas heqjes së dënimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, ka pasur reagime të ashpra nga qeveria, presidenti dhe institucionet ndërkombëtare, kundër gjykatësve.
Por Jarit i ka bërë përshtypje reagimi i Doktorit, që analizon deklaratat e Ramës, pas të cilave fshihet lidhja e tij reale me Dritan Dajtin.
Dhe vendosi t’i sqarojë demokratët për këtë çështje:
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Unë kam qenë ministër i Brendshëm kur Dritan Dajti vrau katër policët.
Historia ka qenë e ngatërruar dhe në atë kohë mua më tha Goni të mos flasim për këtë çështje, se është delikate.
Me sa mbaj mend unë, kur u çova nga gjumi rreth orës dhjetë, se ishte e dielë, ngjarja kishte ndodhur.
Pashë Gonin që ishte i nxehur dhe shante Tan Dajtin që ishte treguar i pakujdesshëm dhe ishte nxituar.
E pyeta a është yni ky, apo jo?
-Yni është, tha, por tjetër gjë lamë, tjetër gjë bëri.
Tani ta mbyllim këtë punë, më tha, se pas dhjetë vitesh, sipas tij, kemi shanse që për këtë të fajësojmë Edi Ramën.
Dhe vërtetë ashtu ndodhi.
Sot, pas dhjetë vjetësh, ka një sërë argumentash pse vrasjen e katër policëve e ka urdhëruar Edi Rama dhe pse unë, që isha ministër i Brendshëm, nuk kam faj.
Më poshtë keni disa arsye.
Ditën që Dritan Dajti ka kryer vrasje, unë kam qenë në gjumë, se ishte e dielë, kurse sipas të dhënave tona, Edi Rama ka qenë tek një shtëpi e mikut tij në Golem, pra shumë afër vendit të ngjarjes.
Kjo tregon se ai ka ditur diçka dhe priste afër vendit të ngjarjes.
Të nesërmen e ngjarjes Edi Rama nuk ka bërë deklaratë kundër Dritan Dajtit, po kundër meje.
Pra, ka dashur të mbrojë Dritanin.
Tani le të kthehemi tek 24 orëshi i fundit.
Gjykata ka marrë vendim ditën e premte.
Edi Rama ka ikur me qetësi në Korçë të shtunën, dhe ka hëngër darkë tek “Hani i Pazarit” pa e vrarë mendjen.
Kjo tregon diçka.
Të nesërmen Edi Rama ka shkuar në Bilisht në një agroturizëm, dhe ka drekuar me Niko Pelshin.
Gjatë drekës, sipas të dhënave tona, nuk ka fol për Tan Dajtin.
Ministrja Gjonaj dhe ministri Lleshi janë urdhruar të dalin në konferencë për shtyp, pasi nuk ka dashur të flasë vet Edi Rama.
Sipas të dhënave tona, në mbasditen e së dielës Edi Rama ka qenë duke ngrënë kërnacka në Korçë dhe gjatë gjithë kohës nuk ka fol për Dritan Dajtin.
Pastaj ka ardhur nga Korça në Tiranë, ka folur 12 herë në telefon dhe nuk e ka përmend Dritan Dajtin.
Sot, në postimin e tij të mëngjesit, sërish nuk e ka përmend Dritan Dajtin.
Dhe në një përgjigje që i ka dhënë një lexuesi të faqes së tij për Dritan Djatin, nuk ka thënë asnjë flajë të keqe për të.
Dhe këtë e kishte vërejtur dhe Doktori.
Pastaj ka çuar Zahon në banjë dhe kur ai nuk po e bënte çiçin, ka dash ta trembë duke i thënë “erdhi Doktori”, dhe jo “erdhi Dritani”, çka mund t’i shakktonte më shpejt bërjen e shurrës në brekë.
Kulmi është që sot ai ka bërë mbledhje qeverie mbasdite, dhe ka folur për gjëra të tjera, dhe jo për Dritan Djatin.
E gjithë kjo ma mbush mendjen se Goni ka pas të drejtë kur më tha dhjetë vjet më parë kur na ndodhi ngjarja dhe unë isha ministër, që është më mire të mos flasim që t’ia lëmë në derë Edi Ramës pas dhjetë vjetësh.
Tani dhe shokët e Gonit janë kthyer në polici sërish dhe kjo është me e provueshme që Rama ka pas gisht që atëhere.
I juaji, Jari!”